• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Republikanët ngrenë pikëpyetje mbi mprehtësinë mendore të presidentit Biden

20:49 : 10/02/2024
në BOTA

Rivalët republikanë po ngrenë pikëpyetje lidhur me mprehtësinë mendore të zotit Joe Biden, pas një lapsusi verbal të presidentit amerikan që ka thelluar shqetësimet mes votuesve amerikanë për moshën e tij.

Fushata e kandidates Nikki Haley ripublikoi një reklamë me video duke vënë në objektiv moshën e thyer të kandidatëve për president.

Pyetje: Çfarë mendoni, a duhen të testohen politikanët mbi aftësitë e tyre mendore? “Unë besoj se po”, thotë një votuese.

Zyrtarë të fushatës së zonjës Haley thanë se: “Bidenit i mungon kapaciteti mendor për të shërbyer në mënyrë efektive si president”.

Jason Miller, këshilltar i fushatës së zotit Trump, tha: “Bideni nuk do të jetë më i mprehtë (mendërisht) në nëntor”. Ekipi i fushatës së zotit Trump tha se: “Joe Biden jo vetëm që shfaq shenja të plakjes, por ai rrezikon sigurinë tonë kombëtare”.

Lexo edhe:

Luftar Hysa jehonë edhe në mediat franceze: Biznesmenit iu bllokua një kazino në 2024

Takimi me Ramën dhe përfshirja në kartelin “Sinaloa”, media spanjolle: Si u bë Luftar Hysa objektiv i Thesarit amerikan

“Kujtesa ime është në rregull….hidhini një sy punës time që kur jam bërë president”, tha zoti Biden.

Të enjten gazetarët ngritën pikëpyetje mbi gjendjen e presidentit pas një raporti të prokurorit të posaçëm lidhur me dyshimet për mbajtjen në mënyrë të paautorizuar të dokumenteve sekrete.

Në raport përmenden edhe problemet e presidentit me kujtesën.

Gjatë konferencës së shtypit të enjten, ndërsa zoti Biden foli për përpjekjet për të siguruar ndihma për popullin e Gazës, ai përmendi gabimisht emrin e presidentit egjiptian si “president i Meksikës”.

“Fillimisht presidenti i Meksikës, Sissi nuk donte të hapte portën për të lejuar hyrjen e materialit humanitar”, tha ai.

Është hera e tretë gjatë javëve të fundit që zoti Biden i ngatërron emrat e udhëheqësve botërorë.

Ndërsa afrojnë zgjedhjet presidenciale të nëntorit, gabimet e zotit Biden po shtojnë kritikat në mesin e republikanëve që thonë se presidenti nuk është i aftë për të udhëhequr.

Kjo ka rritur ankthin e demokratëve për moshën e tij si dhe shkaktuar reagime nga Shtëpia e Bardhë.

“Presidenti gjatë tre viteve të fundit ka përmirësuar ekonominë, kujdesin shëndetësor dhe vendin”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Gjendja mendore dhe fizike e presidentit Biden kritikohet sa herë që ai bën gafa, i merret goja apo po rrëzohet nga biçikleta. Por për të qenë udhëheqës duhen shumë gjëra të tjera, më të rëndësishme.

“Qeverisja kërkon menaxhimin, ndërtimin e ekipit dhe formimin e koalicioneve. Nuk ka asnjë shenjë që Biden të ketë ngritur pikëpyetje në këto fronte”, thotë William Howell, profesor i politikave amerikane në Universitetin e Çikagos.

Sipas një sondazhi të rrjetit “NBC News” të publikuar këtë javë, 76% e votuesve thonë se kanë shqetësime të mëdha ose të moderuara lidhur me shëndetin mendor dhe fizik të zotit Biden.

Vetëm 48% e të anketuarve shprehin shqetësime për zotin Trump.

Në fillim të shkurtit, ish-presidenti iu referua gabimisht rivales së tij Nikki Haley si ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi./VOA

Etiketa: Joe BidenSHBA

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Luftar Hysa jehonë edhe në mediat franceze: Biznesmenit iu bllokua një kazino në 2024

12:47 : 14/11/2025
AKTUALITET

Takimi me Ramën dhe përfshirja në kartelin “Sinaloa”, media spanjolle: Si u bë Luftar Hysa objektiv i Thesarit amerikan

12:31 : 14/11/2025
BOTA

SHBA godet tjetër anije të dyshuar për trafik droge, vriten katër persona

12:19 : 14/11/2025
BOTA

Kanadaja: Rusia dhe Kina po rrisin përpjekjet për spiunazh në Arktik, duhet të veprojmë

11:39 : 14/11/2025
AKTUALITET

Tragjike/ 30-vjeçari shqiptar dhe e fejuara e tij humbin jetën në aksident në SHBA

10:37 : 14/11/2025
AKTUALITET

Akuzohet për pastrim parash për Kartelin e Sinaloa, kush janë anëtarët e familjes Hysa

18:57 : 13/11/2025
Para

“Jam duke pirë drogë, hallall ta boft Zoti…”/ Zbardhen përgjimet nga shitja e kokainës në Tiranë

TË GJITHA

“Pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie”, GJKKO urdhëron SPAK të hetojë deputetin Arjan Ndoja

16:01 : 14/11/2025

Zbulohet se kur do të nisë “Big Brother VIP Albania 5″

15:58 : 14/11/2025

“Shkruante: për Partinë Demokratike”, Noka: Zarfi nga SPAK nuk u hap sepse nuk kishte emrin e Berishës

15:56 : 14/11/2025

4 persona dhunojnë me shkopa bejsbolli 2 të mitur në Konispol

15:45 : 14/11/2025

Aksident i rëndë në aksin Vorë-Tiranë, humb jetën 64-vjeçarja

15:35 : 14/11/2025

Rriten aksidentet në punë, 117 persona të aksidentuar gjatë vitit 2024

15:27 : 14/11/2025

I djeg shtëpinë të dashurit, arrestohet 37-vjeçarja në Tiranë

15:21 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com