• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prodhimi vendas mbetet pa shitur/ Berisha: ‘Ballkani i Hapur’ i Rama-Vuçiç, shkatërroi fermerët tanë

19:15 : 10/02/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin tek banesa e tij, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka kërkuar qytetarëve që të dalin në krah të fermerëve, dhe të mbështesin protestën e tyre.

Berisha theksoi në fjalën e tij, se ‘Ballkani i Hapur’ i Edi Ramës dhe i Vuçiçit i shkatërroi fermerët shqiptarë.

“Të dashur miq, sot unë nga kjo dritare, nga kjo protestë duhet t’u përcjell përshëndetjet më të përzemërta fermerëve shqiptarë kudo që janë.

Të përshëndes fermerët e Devollit, Korçës, Myzeqesë dhe t’i ftoj ata, o sot o kurrë të ngrihen për të drejtat e tyre, për interesat e tyre.

Të ftoj qytetarët, demokrate dhe demokratë, o sot o kurrë, të mbështesin fermerët tanë.

Lexo edhe:

Protesta e opozitës, Gjokutaj: Bojkoti i demokratëve i shërben vetëm qeverisë, jo kauzës

Monopolet, oligopolet dhe nevojtorja e Autoritetit të Konkurrencës

Europa, BE, nga Mesdheu në detrat e veriut, është përfshirë nga protestat më të fuqishme të fermerëve europianë.

Fermerët e Greqisë e gdhinë mbrëmë në rrugët e qyteteve të vendit fqinj për kërkesat e drejta të tyre.

Por në qoftë se një njeri, një fermer shqiptar, pyet dhe krahason se cila është mbështetja që një fermer grek, një fermer italian apo gjerman, fiton nga shteti, krahasuar me mbështetjen që i jep shteti shqiptar atij, do të gjejë se kjo mbështetje është realisht 10, 15 herë më e vogël se e tyre.

Në qoftë se fermeri shqiptar pyet se cilat janë politikat fiskale të qeverive të BE ndaj fermerëve, ai do të gjejë se ato janë politika të favorshme, se TVSH atje është e bazuar si në shitje, ashtu edhe në blerje. Se subvencionet kanë në bazë prodhimin dhe çdo njësi prodhimi subvencionet.

Do gjejnë fondin e garancisë nga përmbytjet dhe fatkeqësitë natyrore.

Do të gjejë shërbimet falas në të gjithë territorin. Kontrollin e rreptë të të gjitha inputeve.

Po fermeri shqiptar? Përballet me një qeveri armiqësore, e cila është e vetmja në botë që ka vendosur zero TVSH në blerje dhe 20 përqind në shitje. Dhe kjo e tëra është rezultat i Ballkanit të Hapur që vendosi Edi Rama me padronin e tij, Aleksandër Vuçiç, në mënyrë që përpunuesit shqiptarë të preferojnë importet serbe krahasuar me prodhimet e vendit.

Çfarë po ndodh miqtë e mi? Katastrofë, katastrofë. Në Belsh numri i krerëve në një vit dhe i prodhimit të bulmetit është ulur me 55 përqind, me 54 përqind në Mallakastër. Krerët e gjedhëve në rrethin e Fierit nga 59 mijë kanë ra në 39 mijë brenda një viti.

Qytetarë dhe qytetare, ngrihuni dhe mbështesni fermerët sepse kjo ka bërë që sot në qytetet e Shqipërisë, bulmetrat të kenë një çmim 110 përqind të çmimit mesatar në BE.

A mund të imagjinoni ju që qytetarët shqiptarë, blejnë kilen e qumështit, djathit, bulmetra të tjera, vezën, më shtrenjtë se në Francë, më shtrenjtë se në Itali, më shtrenjtë se në Greqi, më shtrenjtë se në shumicën e vendeve anëtare të BE.

Ndaj qytetarë, në këmbë për të mbështetur kauzën e drejtë të fermerëve tanë”, tha Berisha.

Etiketa: ballkani i hapurBerishafermeretqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protesta e opozitës, Gjokutaj: Bojkoti i demokratëve i shërben vetëm qeverisë, jo kauzës

21:31 : 16/11/2025
AKTUALITET

Monopolet, oligopolet dhe nevojtorja e Autoritetit të Konkurrencës

10:19 : 16/11/2025
AKTUALITET

Buxheti 2026/ Shteti del i fituar, barra shtesë mbi konsumatorët

08:07 : 16/11/2025
AKTUALITET

Integrimi në BE me kosto të larta: Qeveria ende pa strategji për të mbrojtur prodhuesit shqiptarë

08:24 : 15/11/2025
RAJONI

Diskutimet për Qeverinë/ Çfarë do të ndodhë në Kosovë në ditët në vijim?

17:05 : 13/11/2025
BOTA

Trump nënshkruan projektligjin, merr fund mbyllja e qeverisë amerikane

08:25 : 13/11/2025
Para

“Fitorja më e bukur deri tani”, Mehmeti pas triumfit në derbi: Fokusi kthehet te Laçi

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 17 nëntor 2025

22:58 : 16/11/2025

“Kosova i plotëson kriteret”, Osmani: Anëtarësimi në NATO më urgjent se në BE

22:47 : 16/11/2025

Plagoset ushtari i FSK-së në Prishtinë

22:37 : 16/11/2025

Nga ChatGPT te “fëmija perfekt”: CEO i OpenAI kërkon të rishkruajë ADN-në e njeriut

22:28 : 16/11/2025

“Shihemi në Botëror”, Tuchel: Shqipëria është e fortë! Pësoi vetëm 5 gola, 4 ja shënuam ne!

22:19 : 16/11/2025

Merz: E ardhmja e botës po formësohet në Evropë

22:10 : 16/11/2025

Incident në ‘Air Albania’, tifozi anglez mbetet i bllokuar në portën e sigurisë (Video)

21:55 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com