• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

Studimi/ Pse përdorimi i hashashit shton oreksin për të ngrënë?

20:16 : 09/02/2024
në NDRYSHE

Pirja e hashashit shkakton uri të madhe. Pse? Shkencëtarët kanë zbuluar çfarë ndodh me trurin. Ky zbulim mund të ndihmojë stimulimin e oreksit tek të sëmurët me kancer.

Dihet prej kohësh se pirja e hashashit shkakton uri të madhe. Por si e stimulon kanabisi oreksin dhe pse ia vlen ta dish një gjë të tillë, është zbuluar kohët e fundit në një studim bërë në SHBA.

Shkencëtarët e Universitetit shtetëror në Uashington kanë vendosur dy lloje të ndryshme minjsh, minj të vegjël shtëpie dhe minj të mëdhenj fushe, në ambient të mbushur me tym kanabisi për të simuluar rajone të caktuara të truritqë kanë lidhje me oreksin.

Ata kanë vëzhguar sjelljen e minjve në marrjen e ushqimit, si për shembull sa shpesh kanë ngrënë ata.

Zbulime me vlerë

Lexo edhe:

Zbulimi i ri! Inteligjenca artificiale mund të parandalojë zjarret në botë

Studimi i ekspertëve të Vjenës: Plaga e emigracionit do të thellohet në Shqipëri!

Donald Abrams, ekspert i pavarur i pyetur nga Deutsche Welle, i cili punon si onkologjist në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko tha se zbulimet e bëra janë me vlerë dhe u shtohen studimeve ekzistuese për përdorimin mjekësor të kanabisit.

“Minjtë nuk janë njerëz,” tha Abrams. “Por si dikush që ka shkuar në universitet në vitet 60-të, siç jam unë, e di se kanabisi shkakton uri.”

Dhe kjo mund të përdoret për të ndihmuar njerëzit që janë duke u trajtuar kundër sëmundjes së kancerit, trajtim që shkakton mungesë oreksi, në një kohë kur të sëmurët duhet të hanë për të ruajtur fuqitë. Sepse kanabisi aktivizon neurone të caktuara të oreksit.

Në studimin e tyre shkencëtarët kanë ekspozuar minj të llojeve të ndryshme, ndaj një sasie të pandryshuar tymi kanabisi, ngjashëm me sasinë e kanabisit që njerëzit pijnë mesatarisht.

Së pari ata vëzhguan sjelljen e minjve në lidhje me marrjen e ushqimit dhe vërejtën se minjtë kërkonin gjithnjë e më shpesh ushqim, pasi ishin ekspozuar ndaj tymit të kanabisit.

Pastaj ata panë aktivitetet neuronale të minjve dhe vërejtën se kanabisi aktivizon një grup të vogël të caktuar neuronesh në hypotalamusin mediobazik.

Dihet se hypotalamusi kontrollon oreksin si dhe funksione të tjera, si temperaturen e trupit dhe humorin.

Por kur aktivizohen këto neurone specifike, krijohet një rrjedhje sinjalesh neurale që kanë lidhje me motivimin dhe lëvizjen. Tek njerëzit kjo bën që ata të çohen nga divani dhe të kërkojnë në sirtarët e kuzhinës për biskota dhe karamele.

Por edhe tek minjtë e përdorur në këtë studim nuk ndodhi ndryshe, ata po ashtu shkuan të kërkonin ushqim.

Si ndikojnë tek oreksi lëndët kimike të kanabisit?

Studiuesit kanë vëzhguar ndërveprimet midis lëndëve kimike të kanabisit dhe aktivitetet e njohura të trurit, që kanë lidhje me oreksin dhe marrjen e ushqimit. Kanabisi lëshon lëndë kimike të njohura si kanabinoide: delta-9-tetrahidrokanabinol (THC) dhe kanabidiol (CBD).

THC dhe CBD ngacmojnë neuronet e hipotalamusit të cilat lëshojnë një proteinë që quhet receptori kanabinoid 1 (CB1 receptor). Receptori CB1 dihet që shton oreksin dhe stimulon marrjen e ushqimit.

Por në studimin e ri u pa se sapo miu i përdorur në studim pa ushqimin, hipotalamusi aktivizoi dukshëm shumë më tepër qeliza me receptorë CB1.

Ata e provuan këtë gjë duke bllokuar disa neurone relevante tek disa prej minjve dhe vërejtën se kanabisi e nxiti oreksin shumë më pak.

Kanabis medicinal për të stimuluar oreksin

Shkencëtarët kanë studiuar për disa kohë veprimin e kanabisit për stimulimin e oreksit, me shpresën e përdorimit të kanabisit medicinal për të ndihmuar nxitjen e oreksit tek njerëzit që janë duke bërë kimioterapi ose tek ata që vuajnë nga anoreksia.

Për të imituar efektet e kanabisit janë krijuar madje droga sintetike. Sidoqoftë në disa studime, për shembull për trajtimin e anoreksisë, drogat nuk kanë funksionuar si duhet.

Michelle Sexton, studiues në Universitetin e Kalifornisë në San Diego, SHBA, tha se kjo mund të ketë ndodhur sepse drograt janë marrë nga goja, gjë që mund të mos jetë aq efektive sa pirja e kanabisit që digjet dhe lëshon tym. Por Sexton i tha Deutsche Welles se “provat për efektet e kanabisit që tymoset për shtimn e oreksit nuk janë studiuar sa duhet”.

Kanabisi vazhdon të mbetet substancë e ndaluar në SHBA dhe vende të tjera, përfshirë Gjermaninë. Ai nuk pranohet për përdorim mjekësor, as në shtetet amerikane si Kalifornia apo Kolorado, ku kanabisi mund të blihet në dyqan.

“Kanabisi është i vetmi ilaç që përdoret kundër të vjellave dhe që shton oreksin. Ai po ashtu është i mirë për kundër dhimbjeve, pagjumësisë, nervozitetit dhe depresionit, është diçka që unë vazhdimisht rekomandoj ta përdorin njerëzit që janë të sëmurë me kancer, ose pasi janë shëruar nga kanceri,” thotë Abrams, i cili tha për Deutsche Wellen se ka 40 vjet që ua rekomandon kanabisin pacentëve të tij të sëmurë me kancer, por që nuk lejohet të japë recetë për marrjen e kanabisit./DW

Etiketa: hashashitpër të ngrënëperdorimishton oreksinstudimi

Lajme të lidhura

BOTA

Zbulimi i ri! Inteligjenca artificiale mund të parandalojë zjarret në botë

22:37 : 17/04/2025
AKTUALITET

Studimi i ekspertëve të Vjenës: Plaga e emigracionit do të thellohet në Shqipëri!

08:00 : 17/03/2025
SHENDETI

Depresioni kalon nga stomaku/ Studiuesit: Ankthi dhe stresi ndikojnë në kequshqyerje

19:22 : 16/03/2025
NDRYSHE

Studimi i ri tregon pse planeti Mars ka ngjyrë të kuqe

21:57 : 09/03/2025
AKTUALITET

Zbulohet dokumenti i AKUK për ujësjellësin e Tragjasit

14:18 : 07/03/2025
BOTA

Nivele alarmante të obezitetit/ Studimi: Një në gjashtë fëmijë do të jetë obezë brenda 2050

19:38 : 06/03/2025
Para

Detaje të reja nga ekzekutimi i biznesmenit grek

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com