• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Donald Trump fiton zgjedhjet republikane të Nevadës

19:18 : 09/02/2024
në BOTA

Ish-presidenti Donald Trump fitoi zgjedhjet republikane të Nevadës të enjten, ndërsa ishte i vetmi kandidat që konkurroi. Ky është shteti i tretë që ai fiton, ndërsa përpiqet të sigurojë emërimin e partisë për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Në Nevada, Partia Republikane organizoi dy palë zgjedhjesh, ato me votë përmes fletë-votimit, që u mbajtën të martën, dhe zgjedhjet e djeshme, që u mbajtën me votim të hapur. Vetëm rezultatet e garës së djeshme, sipas rregullave të partisë, vlejnë për delegatët e partisë.

Ish-ambasadorja e OKB-së Nikki Haley, rivalja e fundit e zotit Trump, që është ende në garë, nuk mori pjesë në garën e djeshme. Zonja Haley përmendi si arsye atë që ajo e vlerësoi si një proces të padrejtë që favorizonte ish Presidentin Trump. Në vend të kësaj ajo mori pjesë në votimet që u mbajtën të martën, ku zoti Trump nuk mori pjesë. Zonja Haley megjithatë nuk i fitoi as ato zgjedhje, pasi shumica e votuesve, në fletën e votimit shënuan kuadratin që shkruante “asnjë prej kandidatëve”.

Me fitoren e siguruar të enjten ish Presidenti Trump fitoi të gjithë 26 delegatët e shtetit. Ai duhet të grumbullojë 1215 delegatë për të fituar zyrtarisht emërimin e partisë. Ai mund ta arrijë këtë numër në muajin mars.

Nga Nevada, gara republikane vazhdon me zgjedhjet paraprake në Karolinën e Jugut më 24 shkurt, në shtetin e zonjës Haley. Ish Presidenti Trump mbetet popullor në shtetin thellësisht konservator, por zonja Haley, e cila më parë ka fituar dy zgjedhje për guvernator të këtij shteti, shpreson që rrënjët e saj lokale t’i japin asaj një avantazh. Zoti Trump ndërkaq pret një grumbullim masiv delegatësh gjatë garave të 5 Marsit, ditën kur zgjedhjet paraprake mbahen në 16 shtete përnjëherë.

Lexo edhe:

Një plan i ri për Gazën? Mediat izraelite zbulojnë skenarin e mundshëm mes Trump dhe Netanyahut

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

Ish Presidenti Trump, duke mbajtur një fjalim të shkurtër pas fitores në Las Vegas, u shpreh me kënaqësi për radhët e gjata të votuesve në shtetin perëndimor dhe u tha mbështetësve se mezi priste të shpallte fitoren në zgjedhjet e ardhshme të Karolinës së Jugut.

“Ne jemi para të gjithëve”, tha ai. “A ka ndonjë mënyrë për të shpallur rezultatet e zgjedhjeve për të martën e ardhshme? Kjo është gjithçka që dua.”

Mbështetësit e zotit Trump pritën në radhë të gjata të enjten. Në një vend votimi, në një shkollë fillore në qytetin e Renos, gati 1,000 veta ishin në radhë në minuatat e para kur u hap qendra e votimit.

Votuesit në radhë, disa prej të cilëve mbanin kapele dhe këmisha që tregonin se ishin mbështetës të zotit Trump, thanë se dolën për të mbështetur ish-presidentin në një garë që do t’i jepte atij fitoren e tretë radhazi në garën presidenciale republikane.

Donald Trump ka qenë prej kohësh jashtëzakonisht popullor në mesin e republikanëve të Nevadës, por ai kishte avantazhe të tjera midis figurave kryesore të partisë. Kryetari i Partisë në Nevada, Michael McDonald dhe zyrtari nga komiteti kombëtar republikan i shtetit, Jim DeGraffenreid, ishin në mesin e gjashtë republikanëve të Nevadës të akuzuar penalisht se dërguan certifikata të rreme në Kongres duke pretenduar se zoti Trump fitoi Nevadën në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Republikanët po e rrisin gjithnjë e më shumë mbështetjen për zotin Trump, ndërsa ai përballet me një mori problemesh ligjore, duke përfshirë 91 akuza penale në katër raste të veçanta. Mbështetja për të po rritet edhe në Kongres, ku republikanët kundërshtuan një marrëveshje të sigurisë kufitare, pasi ai e kundërshtoi atë. Ndikimi i tij është i qartë edhe në Komitetin Kombëtar Republikan, pasi kryetarja Ronna McDaniel mund të japë dorëheqjen në javët e ardhshme, pasi zoti Trump e kritikoi publikisht, duke shprehur dyshime nëse ajo duhej të qëndronte në detyrë.

Ish Presidenti Trump ende përballet me një rrezik të paparë për një kandidat të rëndësishëm. Një gjykatë apeli vendosi këtë javë që ai mund të përballet me gjykim nën akuzat se ka bërë përpjekje për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020, duke rrëzuar kështu pretendimet e tij se ai gëzon imunitet nga ndjekja penale. Gjykata e Lartë e SHBA-së të enjten dëgjoi argumentet në një çështje tjetër, që kishte të bënte me heqjen e zotin Trump nga fletvotimi në zgjedhjet paraprake të Kolorados, nën dyshimin se ai kishte bërë përpjekje për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020. Anëtarët e Gjykatës së Lartë, gjykuar nga pyetjet që u bënë përfaqësuesve të të dy pëalëve, dukeshin gjerësisht skeptikë për argumentin se ai duhet të hiqet nga fletëvotimi./VOA

Etiketa: NevadaTrumpZgjedhjet

Lajme të lidhura

BOTA

Një plan i ri për Gazën? Mediat izraelite zbulojnë skenarin e mundshëm mes Trump dhe Netanyahut

11:00 : 28/06/2025
AKTUALITET

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025
BOTA

Trump sulmon sërish gazetarët e CNN dhe New York Times

22:00 : 27/06/2025
BOTA

Trump paralajmëron Iranin: Do të urdhëroj bombardime nëse vijon pasurimi i uraniumit

20:45 : 27/06/2025
BOTA

SHBA/ Gjykata Supreme kufizon fuqinë e gjyqtarëve për të bllokuar urdhrat e Trump

18:43 : 27/06/2025
AKTUALITET

Berisha nxjerr të dhënat: Kutitë e votimit u mbushën jashtë dhe u zëvendësuan në qendrat zgjedhore

13:21 : 27/06/2025
Para

"Llahtaria që njoftoi Ahmetaj", Berisha: Kjo mund të lidhet me vrasje apo zhdukje që ne s’dimë asgjë

TË GJITHA

Qëlluan me armë makinën e të riut, reagon policia e Lezhës: S’u ndal

15:22 : 28/06/2025

Si e spiunoi Mossad-i programin bërthamor iranian për vite me radhë

15:21 : 28/06/2025
Dy drejtuesit e koalicionit Nisma “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani

Lapaj tha se do “shkrihen” në një parti/ Shabani: Adriatiku, i lirë të rikthehet te “Nisma”

15:09 : 28/06/2025

SPAK sekuestron mjete luksoze? Realiteti i ngjan “varrezave të makinave” (FOTO)

15:00 : 28/06/2025

VIDEO/ Jasir Asani nuk ndalet, sërish protagonist me gol dhe asist në Kore

14:49 : 28/06/2025

Thirrje “Kosova është Serbi” në Gazimestan, policia ndalon një serb në Festës e Vidovdanit

14:44 : 28/06/2025

Të paktën 34 persona të vrarë në Gazë teksa rriten shpresat për armëpushim

14:24 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com