Letrat e harruara në zyrat e Prokurorisë së Posaçme për të gjetur të vërtetën se çfarë ka ndodhur me një nga vjedhjet më të mëdha në Shqipëri, do t’i gërvishte një intervistë nga arratia e ish numrit 2 në qeverinë Rama, Arben Ahmetaj.
Ahmetaj, tashmë një rezident në Lugano të Zvicrës ku është në pritje të aprovimit të kërkesës për të marrë azil, ngriti akuza të rënda për mënyrën se si funksionon qeverisja, përgjegjësitë që kanë nivele të larta përfshirë këtu vetë kryeministrin Edi Rama dhe kreu e bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj.
“Po qe se do të bëhej një hetim i vërtetë për inceneratorin e Tiranës, shqiptarët nuk do të habiten, por do të llahtarisen se deri ku do të shkojë.” deklaroi Arben Ahmetaj.
“Konfirmova ato që kam thënë që në 3 mars 2021 që pronarët aktualë të incenrratorit të Tiranës janë kryeministri dhe kryetrai i bashkisë Tiranë. Ai na vuri në pah 3 standardet e përdorimit të sistemit të drejtësisë në çështjet që kanë të bëjnë me korrupsionin dhe mesazhet kërcënuese që përdor kryeminsitri për të përodrur drejtësinë si kamxhik për kundërshtratët e tij.” thotë deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi.
“Kam përshtypjen që është intervista e parë në historinë tonë politike në të cilën numri dy i qeverisë akuzon numrin një që ka tentuar ta eleminojë fizikisht, se ka marrë kërcënime për jetën e tij dhe të fëmijëve të tij dhe ikën në zail politik për shkak se i kërcënohet jeta.” thotë antari i Kryesisë së PD të Rithemelimit Belind Këlliçi.
Arben Ahmetaj sfidoi SPAKU-n që t’i përgjigjej një pyetje: përse është pronar faktik Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto te Inceneratori i Tiranës dhe jo Erjon Veliaj.
Në analogjinë që ka bërë Prokuroria e Posaçme në hetimin e djegësit të Tiranës, është ky argumentim lidhur me pronarët faktikë:
“Me aktet e administruara sipas prokurorisë, rezulton se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë ‘de facto’ pronarët e shoqërisë hollandeze ‘Geogenix B.V’, të cilët kanë përdorur persona dhe shoqëri të tjera për të fshehur gjurmët.” thuhet në dosjen e SPAK për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës.
“Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri që janë aksioner te inceneratorët për të cilët prokuroria ka marë masa sigurimi dhe janë në kërkim, ka dhe aksionerë të tjerë. Kjo nuk është e sqaruar. Mund të jetë e qartë për prokurorin, por në publik nuk është e sqaruar sa qëndron ky pretendim dhe çfarë roli kanë aksionerët e tjerë në historinë e inceneratorit.” thotë ish-prokurori Gent Tërnova.
“Paratë janë shumë kollaj për tu gjetur sepse janë në offshore. Që të shkosh deri te paratë, mjafton të shohësh pagesat përmes thesarit që bën bashkia Tiranë” thotë Kryemadhi.
Sipas materialeve dhe dokumentave që janë pjesë e dosjes së hetimit për Tiranën janë zbuluar se Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto kishin përfshirë emra firmash të huaja për të dhënë imazhin se pas inceneratorit kishte pronarë të tjerë, jo vetëm emëronin punonjës fiktivë si drejtorë në Hollandë për të nënshkruar vendimet që ‘de facto’ i merrinin ata, por menaxhonin dhe paratë e kompanisë Geogenix. Paratë që merrte kompania Integrated Energy kaloheshin përmes disa firmave të tyre në Tiranë, një pjesë të hapura fiktivisht dhe disa të tjera që ofronin shërbime dhe konsulenca.
“Janë gjetur emaile nga adresa e Denisa Tollkuçi në drejtim të shoqërisë ‘Almares Management B.V.’ që të nënshkruajë dokumentacion dhe prokura, të cilat i japin të drejtë shtetasit Mirel Mërtiri që të veprojë në emër të shoqërisë holladeze ‘Integrated Energy B.V.’ për të hapur llogari bankare në Zvicër dhe kryer transaksione nga kjo llogari.” thuhet në dosjen e SPAK.
Sfida që bëri ish/zëvendës kryeministri bazohet në disa emaile të publikuara nga antari i kryesisë së Partisë Demokratike të Rithemelimit Belind Këlliçi. Në këto dokumenta tregohet se si Veliaj jep urdhra për përjashtimin nga tarifa e depozitimit të dherave pranë landfillit të Sharrës disa kompani të caktuara, duke shfaqur sjelljen e një pronari të kompanisë koncesionare.
“Erjon Veliaj dhe administrata e Bashkisë Tiranë figurojnë në emaile që jepen urdhra ndaj inceneratorit të Tiranës se kush kullë do të duhet të depozitojë mbetjet me pagesë dhe kush jo. Ky është rasti i një kulle që ndodhet mbrapa bashksië Tiranë dhe për mbetjet e prishjes së Teatrit Kombëtar.” thotë Belind Këlliçi.
Akuzat nuk mbarojnë këtu. Emri që zgjoi dyshime të shumta dhe ftoi prokurorët dhe mediat që të investigojnë është ai i një shtetasi kosovaro-zvicerian Blerim Hoxha.
“Pse një biznesmen shqiptaro-zviceran ka 40% të inceneratorit të Tiranës? Çfarë ka bërë kjo kompani, si i ka marrë dhe si i ka paguar? çfarë lidhjesh ka qeveritare dhe biznesi në Shqipëri? Çfarë është ky biznesmenMe kë ka qenë i lidhur, me kë ka bërë transaksione, kush e ka ndihmuar të marrë ARMO-n, çfarë ka bërë me të, si është gjendur ky 40% i inceneratorit të Tiranës. Se është kompania që ka lidhje me garancinë në Dubai.” – do të pyeste gjatë intervistës Ahmetaj.
Sipas dokumentave që gjenden në regjistrin e pronarëve përfitues të Qendrës Kombëtare të Biznesit, pronarë të kompanisë Geoenix në Hollandë që ka kompaninë koncesionare të inceneratorit Intergrated Energy Bv Spv është kompania italiane Franco Tosi Meçanica me 40% të aksioneve dhe pronar Alberto Presezzin, ICARE Holding s.a me 40% të kuotave dhe Giuseppe Ciaffaglione me 19.9%. Të tre këta individë kanë blerë aksionet e Geogenix në maj të vitit 2022.
ICARE Holding s.a është një shoqëri me bazë në Zvicër me pronar francezin Max Abitbol. Firma është themeluar në vitin 2011 dhe ka mbajtur emrin JMG Investment, por është përthithur nga grupi Icare Holding në vitin 2018.
Në 4 tetor të vitit 2022, Icare Holding ka hapur në Shqipëri degën Icare Energji. Sipas dokumentave të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, rezulton se kompania drejtohet nga bordi i përbërë nga 3 persona: Max Abitbol, Blerim Hoxha dhe Joel Jacques Jean Chevallaz dhe administratore Marigona Metaj.
Me përjashtim të francezit Abitbol, emrat e tjerë janë të njohur në Shqipëri për lidhje të hershme me biznese në sektorin e hidrokarbureve të cilat kanë shfrytëzuar për disa vjet rafinerinë e naftës ARMO. Blerim Hoxha rezulton adminitrator i kompanisë Tosk Energji në vitin 2018, e cila kishte marrë mbështetjen e grupit Gunvor Oil dhe ka operuar si një qiramarrës i firmës Byllis Energji që kishte marrë të drejtën e qirasë për uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh nga një kompani offshore Allum Enterprises. Allum kishte përfituar asetet përmes një kontrate me bankën Credins e cila kishte pronësinë për shkak të kredive të pashlyera të ARMO-s. Në mes të marrëveshjes me Tosk Energji dhe Gunvor rezulton një kompani zviceriane me CDF Conseils Sarl dhe përfaqësues Christophe Darbord, ky i fundit bashkë me Blerim Hoxhën rezultojnë përfaqësues të ICARE që ka 40% të inceneratorit të Tiranës.
Gunvor në ato vite zotërohej nga Torbjorn Tornqvist dhe rusin Gennady Timchenko. Ky i fundit rezulton në listën e personave të ndaluar nga departamenti i Thesarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gunvor ka kredituar me 1.9 miliard lekë aktivitetin e Tosk Energji në Shqipëri.
Në fund fare Toks Energji tërhiqet nga Shqipëria dhe lë miliona euro detyrime, përfshirë këtu dhe pagat e punëtorëve të cilat i dha buxheti i shtetit. Banka Credins shet për 9 milion euro për skrap rafinerinë te kompania Shijaku shpk, e cila është e lidhur me një biznesmen të fuqishëm në fushën e importit të naftës.
Po dhe pse Arben Ahmetaj bëri këtë lidhje. Kompania zviceriane ICARE e konsideroi si të pavërtetë dhe lajmëroi se çështja do të ndiqet në gjykatë.
“Në maj 2022, lcare Holding SA u mandatua nga GeoGenix BV me qëllim ndërtimin e një inceneratori në Tiranë me kushtin që Icare Holding SA të sigurojë financimin e veprës. Financimi i impiantit nuk pati sukses dhe për këtë arsye Icare Holding SA doli nga projekti në nëntor 2023. Zbulojmë me habi të madhe informacione të rreme për Icare Group dhe zotin Blerim Hoxha në disa lajme shqiptare. Ne rezervojmë të gjitha të drejtat tona në gjykatat civile dhe penale kundër informacioneve të rreme që cenojnë reputacionin e lcare Group dhe z. Blerim Hoxha. Ne posaçërisht rezervojmë të drejtat tona ndaj z. Arben Ahmetaj, shtetas shqiptar me banim në Zvicër, para gjykatave zvicerane.” ka deklaruar presidenti i “Icare Group” Max Abitbol.
“Ata e kanë mohuar kur është arrestuar një 29-vjeçar i cili është CEO i Etos Asset Managment Group, institucioni financiar që kishte nënshkruar me Litëin Group, një kompani në pronësi të ICARE për të ndërtuar inceneratorin në vlerën 100 milion euro, që do t’i merrnin borxh nga ky institucion financiar.” shpjegon Këlliçi.
Ahmetaj bëri thirrje për të zbuluar dhe 20% të tjera të aksioneve të tjera të regjistruara në offshore, të cilat rezultojnë në emër të italianit Giusseppe Ciaffaglione. I pyetur përmes një letër porosie, një nga pronarët që sot është në kërkim nga SPAK ka deklaruar se nuk ka ditur se si merreshin vendimet në firmën mëmë në Hollandë Geogenix, duke pranuar rolin e tij si pronar fiktiv.
“Nuk kam paguar asnjë shumë monetare për përfitimin e këtyre kuotave, por më janë dhënë për shkak të kapaciteteve teknike që zotëroj dhe se nevojitesha për projektin. Nuk kam dijeni si merreshin vendimet në shoqërinë hollandeze. Kam qënë i punësuar deri në vitin 2017 te shoqëria ‘Energy Recuperator’ për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit. Më pas, në gusht 2017 më ka mbaruar kontrata dhe kam lidhur kontratë me kompaninë shqiptare të Klodian Zotos. Të gjitha detyrimet për strehimin, qiratë dhe nevojat e mia i ka mbuluar Klodian Zoto.” ka thënë Giusseppe Ciaffaglione
Sipas asaj që thuhet në dosjen hetimore të inceneratorit të Tiranës edhe Alberto Presezzi ka mohuar të jetë pronar i kompanisë mëmë të koncesionarit.
“Jam president i kompanive ‘Bruno Presezzi’ dhe ‘Franco Tosi Meçanica’ dhe aksioner ‘i fjetur’ i shoqërisë hollandeze ‘Geogenix B.V’ (ish-‘Integrated Energy’), bërë nëpërmjet marrëveshjes mes shoqërisë ‘Franco Tosi Meçanica’, ‘ICARE Holding’ dhe shtetasit Giusseppe Ciaffaglione më datë 6 prill 2022. Përfshirja ime dhe e aksionerit tjetër ‘ICARE’ ishte me kusht pasi këto dy shoqëri të gjenin 100 milion euro që duheshin për të ndërtuar inceneratorin e Tiranës. Pasi të sigurohej financimi, atëherë do të aktvizoheshim si aksionerë të shoqërisë hollandeze ‘Geogenix B.V’. Nuk kam dijeni se çfarë ndodh me menaxhimin dhe kontrollin financiar të ‘Geogenix B.V’, pasi nuk kemi arritur akoma të gjejmë financimin për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Kam njohur gjatë vitit 2022 shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri përmes Giusseppe Ciaffagliones. I kam takuar shumë herë gjatë vitit 2022 dhe për inceneratorin e Tiranës kam diskutuar me shtetasin Mirel Mërtiri. Mërtiri kishte një peshë të madhe në shoqërinë ‘Integrated Energy B.v S.p.v’, pasi merrej me anën teknike dhe bisedonte me të gjithë furnizuesit..” ka deklaruar përpara autoriteteve italiane për llogari të SPAK, Alberto Presezzi.
***
Intervista e Arben Ahmetaj ka dhënë një tjetër optikë mbi përfituesit e parave të inceneratorëve dhe kryesisht atij të Tiranës.
E gjithë vëmendja mediatike por edhe hetimore deri para deklaratave të ish numirt dy të qeverisë ishte fokusuar tek dy emra Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Dy biznesmenët kishin ngritur një rrjet me kompani fiktive për të fshehur paratë që paguheshin nga buxheti i shtetit dhe bashkive për të grumbulluar mbetjet urbane në landfillin e Sharrës.
Përmendja e Blerim Hoxhës nga ish zëvendës kryeministri ka hapur një tjetër pistë nga ku priten të verifikohen nga SPAK lidhje të tij me zyrtarë apo të tjerë personat të cilët kanë fshehur paratë.
Gjithashtu, Ahmetaj hodhi akuza mbi kryetarin e bashkisë së kryeqytetit Erion Veliaj se ai është pronari defacto i inceneratorit të Tiranës. Ndërsa nuk la pa përmendur edhe kryeministrin Edi Rama në intervistën e tij.
Por a kanë vlerë për hetimin që po kryen prokuroria për këtë çështje duke qënë se Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim nga SPAK për korrupsion dhe fshehje pasurie në rastin e inceneratorit të Tiranës.
“Të dhënat që jepen në intervista apo burime të tjera nëpër media mund të përdoren si indcie ose burime indirekte për të arritur tek provat që do përdoren në procesin penal. Disa pretendime që zoti Ahmetaj i tha në intervistën e tij mund te shërbjene si shtyse për prokurorinë për të verifikouar nëse ato qëndrojnë apo nuk qëndrojnë.”– Gent Trenova ish prokuror
“Ndodh një skenar në çfarë vendi ndodh që kryeministri kërcënon se do të eleminoj zëvendëskryeministrin me jetë dhe më pas ky I fundit ikën dhe tregon të vërtetën. Sot që ne flasim ajo dëhsmi ka patur një rëndësi shumë të madhe politike sepse ka çertifikuar ,ka faktuar të gjithë ata dokuemta qe ne I kemi bërë publikë.”- Belind Këlliçi ,Anëatr I Kryesisë së PD.
Puna më e vështirë e SPAK dhe misteri më i madh për tu zbuluar në këtë histori është gjurmimi i parasë publike dhe në rastin më të mirë kthimi i tyre në buxhetin e shtetit.
Por a mundet që të shkohet tek paratë në një kohë kur në llogaritë e Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos të cilët i dinim si dy nga përfituesit kryesore deri tani nuk janë gjetur para.
“Një i penduar mund të shpjegojë më mirë të gjithë mekanismin se si është bërë shpërndarja e parave dhe ku janë interesat e palëve në të gjithë këtë proces. Mund të gjejmë kalime parash,transfertarsh nga një llogari në tjetrën ,nga një shtet në një tjetër por kjo do kërkoj shumë kohë . Kjo do kërkoj shumë kohë dhe dtë vështirësojë hetimet.”– Gent Trenova ish prokuror
Në gati 40 muaj hetime, SPAK nuk është në gjendje të thotë se ku kanë shkuar 72 milion euro të përdororua për inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit dhe mbi 100 milion euro të paguara për kontratën e Tiranës nga shteti dhe kompanitë private të cilat depozitonin dherat aty.
Kontrata e inceneratorit të Tiranës është mamudhi i korrupsionit i kësaj skeme mashtrimi të ngritur duke qënë se parashikohet të zgjasë 30 vite. Të ardhurat të shtrira në këtë kohë parashikohen të jenë 331 milion euro, ndërsa investimi privat 128 milion euro, vlerë që duhet të financohej dhe të përfundonte veprën brenda 6 vitesh.
Sot inceneratori duhet të kishte përfunduar, por aty nuk ka asnjë gjurmë të tij dhe Sharra vazhdon vetëm të grumbullojë plehra siç ka bërë gjithmonë.
Institucionet në atë kohë kishin nguteje për të firmosur këtë kontratë në formën e partneritetit publik -privat për dy arsye atë të emergjencës mjedisore që kishte qyteti i Tiranës dhe pamundësisë financiare të buxhetit të shtetit për të ndërtuar vetë inceneratorin.
“Erion Veliaj në shkëlje të kompetencave si kryetar bahskie, në shkelje të ligjit për qeverisjen vendore rrëmben kompetencat e këshillit bashkiak dhe 5 bahskive të qarkut Tiranë dhe frimos vetë angazhimin financuar për 30 vite të bahskisë Tiranë në mars të vitit 2017. Çfarë ndodh ? Një vit më pas frmoset ankes kontrata nga veliaj jo vteme qe merre persipër të paguajë tarifnë e plotë për 30 vite 29 euro për ton. Por merr përsipër të flasifikojë të gjitha procedurat për pronësinë e tokës , përdhenien e lejes së ndërtimit.”– Belind Këlliçi ,Anëatr i Kryesisë së PD.
U gjet një kompani private që do të investonte paratë dhe kthimin e investimit do e bëntë gradualisht duke vjelë të ardhura çdo vit nga tarifa e depozitimit të mbetjeve.
E gjitha rezultoi një skemë mashtrimi. Paratë nuk u investuan, u morën nga kompania dhe inceneratori nuk u bë. Shteti ka paguar deri tani më shumë se 72 milion euro dhe kompanitë private për depozitimin e dherave mbi 40 milion euro.
“Titullari në cdo rast prezumohet se ka dijeni që nga momenti që fillon procedrua pasi informaohet me shkirm dhe rruge te tjera se si po ecen kontrata” .”– Gent Trenova ish prokuror
Sipas hetimeve të SPAK qëllimi për të vjedhur paratë e buxhetit të shtetit ka qënë që në nisje të projketit.
Prokuroria ka zbuluar në kompjuterin e Klodian Zotos mënyrën se si ai bashkë me Mirel Mërtirin frynë kostot e investimeve që do të bënin nga 102 në 128 milion euro. Kjo është verifikuar nga disa emaile që Zoto i ka dërguar kompanive Paul Ëurth dhe Energy Recuperator.
“Të nderuar zotërinj, bashkëngjitur është plani real i biznesit dhe jo ai që i kemi dërguar shtetit. Me respekt, Klodian Zoto.” citohet në dosjen e SPAK në një email që ka dërguar Zoto.
Gjithashtu në dosje hetimore konfirmohen edhe mashtrime të tjera nga dyshja Mërtiri-Zoto dhe ekonomisti e Erton Kaleshi i cili sugjeronte ndryshimin e tarifave për disa zëra që të krijohej ideja se kompania kishte fitimin e ulët.
“Përshëndetje, bashkëngjitur po iu nis tabelën e llogaritjes së tarifës 29 euro/ton. Nëqoftëse do të zbatojmë të dhënat sipas planit të biznesit që kemi bërë, atëherë e ardhura për shoqërinë koncesionare do të jetë 14.46 euro/ton. Mendoj që të ulim të ardhurën e shitjes së skrapit, në mënyrë që marzhi i fitimit të shoqërisë koncesionare të ulet në evidentimin e tarifës.” shkruante Erton Kaleshi.
Nga analiza e librave të shitjes që ka bërë prokuroria, rezulton se koncesionari Integrated Energy Bv Spv ka arkëtuar deri në fund të vitit 2021,56.2 milion euron ku 54.7 milion euro janë nga bashkia e Tiranës. Nga ky total prej 56.2 milion euro, 35.2 milion euro kanë shkuar për shoqërinë Integrated Technology Services, në pronësi të Klodian Zotos, për shërbime dhe punimet që ITS ka bërë për inceneratorin.
Një pjesë e këtyre parave kanë dalë jashtë kompanisë duke hapur shoqëri fantazmë të cilat faturonin inceneratorin, por paratë nuk i kishin pronarët e tyre, por Zoto, Mërtiri dhe zyrtarë të lidhur me ta.
Pronarët me letra të kompanive fiktive kanë thënë përpara prokurorisë se nuk e dinin që zotëronin firma që xhironin miliona euro.
“Nuk kam themeluar ndonjë operator ekonomik me emrin ‘Lumi 06’ dhe nuk kam dijeni se kush e ka themeluar dhe regjistruar këtë kompani. Unë nuk kam kryer ndonjë aktivitet tregtar në emër të kësaj shoqërie.” Lumturije Murati, e cila rezultonte me letra një nga kompanitë që prisnin fatura për kompanitë e dyshes Zoto-Mërtiri.
Ndërsa dritë hija më e madhe janë dy llogari të Mirel Mërtirit të hapura në Zvicër dhe Bullgari për të cilat deri në këto momente nuk është ka asnjë raport nëse janë kontrolluar apo dërguar letër-porosi.
Nga koha e nisjes së hetimeve dhe deri në vendimin për sekuestrimin e inceneratorit, Bashkia e Tiranës ka paguar 34 milion euro për kontratën e inceneratorit.
“Në rastin konkret kryetari bashkisë së Tiranës por edhe kryetaret e bashkive elbasan dhe fier nuk mund ti shmangien përgjegjësisë penale pasi nuk behet fjalë për një prokurorim të rëndomtë.” – Gent Trenova ish prokuror.
Paratë vazhdojnë të jepen dhe sot, ndërsa përfituesit janë kompanitë nënkontraktore të Integrated Energy dhe kompanitë të cilat e zoterojnë atë.
Vitin që kaloi bashkia e Tiranës pagoi 10 milion euro për një vepër e dyshuar si korruptive,ndërsa opozita akuzon se po preken paratë nga taksa që mblidhen për infrastrukturën arsimore . Këtë vit projektohet të jepen 13 milion euro për kompaninë e sekuestruar Integrated Energy.
SPAK ka marrë disa vendime për inceneratorine Tiranës kryesorët janë ai i sekuestrimit të kësaj vepre dhe arrestimi i disa zyrtarëve në muajin dhjetor.
Dy zyrtarët e më të lartë të akuzuar për inceneratorin e Tiranës janë ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti socialist Alqi Bllako. Bllakos dhe Vladimir Bezhanit, janë të vetmit që SPAK u ka gjetur se kanë përfituar para.
Kompania Artemis Farm në emër të bashkëshortes së Klodian Zotos ka paguar 121 mijë euro për blerjen e një linje teknologjike për mbushjen e shisheve të birrës të fabrikës së babait të Alqi Bllakos.
Ndërsa Vladimir Bezhani ka marrë në total një pagesë 75 mijë euro përgjatë disa viteve që ka punuar për kompaninë e Klodian Zotos.
Gjithashtu nga bashkia e Tiranës janë arrestuar Taulant Tusha dhe Namik Simixhiu për akuzën e shpërdorimit të detyrës duke ndaluar deri në këtë hiearki sa i takon përgjegjësisë institucionale të bashkisë Tiranë.
Dukshëm SPAK është larg shifrave dhe zyrtarëve të lartë që dyshohet se janë pjesë e korrupsionit në këtë rast. Prokuroria ende nuk ka evidentuar të gjitha gjurmët,të gjthë përfituesit dhe shkelësit e ligjit nga ana e zyrtarëve.
Paratë në llogaritë jashtë Shqipërisë shkonin direkt në kompaninë Geogenix, kompania mëmë e Integrated Energy Bv Spv, e regjistruar në Hollandë, vend që ruan anonimatin e pronarëve.
Por tani jemi përballë zbardhjes së një pjese të pazëllit pasi ish numri dy i qeverisë Arbën Ahmetaj ka dhënë emër për një nga përfituesit kryesorë të inceneratorit të Tiranës.
/Emisioni “Kronos”