Gjykata e Posaçme shpalli verdiktin duke dënuar me 3 vite burgim ish-kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici për akuzën e korrupsionit, ndërsa nga gjykimi i shkurtuar dënimi ulet me 2 vite.
Gjykata ka ndryshuar akuzën ndaj ish-kryebashkiakut socialist nga ‘korrupsion’ në ‘shpërdorim detyre’. Ndërkohë, për Alma Kaçin, GJKKO ka dhënë dënimin me 1 vit burg, duke e shpallur fajtore atë për veprën penale “Prostitucion”.
Gjithashtu Safet Gjici i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 (pesë) vjetësh. Vendimi u shpall mbrëmjen e sotme nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Atalanta Zeqiraj, Erjon Bani dhe Flojera Davidhi pasi gati 4 orë të mbledhur në dhomën e këshillimit
Safet Gjici sipas SPAK ka përfituar favore seksuale nga Kaci, duke i premtuar kësaj të fundit një projekt për qentë, ndërsa kjo e fundit ja ka ofruar favoret, përderisa kryen marrëdhënie seksuale orale në zyrën e punës së kryebashkuiakut.
NJOFTIMI I PLOTË PËR MEDIAT:
- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurit Safet Gjici, i akuzuar për veprën penale“Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal dhe të pandehurës Alma Kaçi, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.
- Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Atalanta Zeqiraj, Erjon Bani dhe Flojera Davidhi, me vendimin Nr. 41/128 Regjistri themeltar, datë datë 07.02.2024 vendosi:
- deklarimin fajtor të të pandehurit Safet Gjici për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
- Në aplikim të nenit 406 te K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Safet Gjici me 2 (dy) vjet burgim.
- Vuajtja e dënimit për të pandehurin Safet Gjici fillon nga dita e ndalimit më datë 24.06.2023 dhe referuar ligjit nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, duhet të kryhet në një institucion të sigurisë së zakonshme.
- Në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit Safet Gjici i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 (pesë) vjetësh.
- Deklarimin fajtore të të pandehurës Alma Kaçi, lidhur me kryerjen e veprës penale “Prostitucioni” parashikuar nga neni 113 parg. 1 i Kodit Penal dhe dënimin e saj në bazë të kësaj dispozite me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
- Në aplikim të nenit 406 te K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurën Alma Kaçi me 1 (një) vit burgim.
- Vuajtja e dënimit për të pandehurën Alma Kaçi fillon nga dita e ndalimit më datë 24.06.2023 dhe referuar ligjit nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, duhet të kryhet në një institucion të vuajtjes së dënimit për femra.
- Lidhur me provat materiale disponohet sipas kërkesës së Prokurorisë.
- Shpenzimet procedurale të kryera gjatë fazës së hetimit dhe ato gjatë gjykimit ju ngarkohen solidarisht të pandehurve.
- Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga e nesërmja e marrjes dijeni lidhur me vendimin e arsyetuar.
Tiranë, më datë 07.02.2024
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
- Gjici kërkoi pafajësinë dhe akuzoi Abedin Oruçin për video-skandalin
Safet Gjici sipas SPAK ka përfituar favore seksuale nga Kaci, duke i premtuar kësaj të fundit një projekt për qentë, ndërsa kjo e fundit ja ka ofruar favoret, përderisa kryen marrëdhënie seksuale orale në zyrën e punës së kryebashkuiakut.
Para shpalljes së vendimit, Safet Gjici kërkoi pafajësi, duke pretenduar se nuk ka shkelur asnjë ligj, ndërsa i përlotur i kërkoi falje familjes dhe qytetarëve të Kukësit. Ai akuzoi Abedin Orucin se e sulmoi që të zaptonte pronat e bashkisë.
Gjatë dëshmisë së dhënë në seancën e sotme në përfundim të konkluzioneve, Gjici është përlotur, duke deklaruar se ka shkelur vetëm etikën dhe jo ligjin, duke iu kërkuar falje kuksianëve dhe familjes.
Gjici ka deklaruar se me Abedin Oruçin ka nisur përplasjen që në vitin 2019 për shkak të detyrës, pasi nuk e ka lejuar për zaptimin e një toke bashkiake, si dhe nuk e ka lejuar që të ndërtojë pa leje një objekt tek liqeni i Kukësit. Ai pretendon se me Oruçin është përplasur edhe fizikisht, teksa për hakmarrje, ky i fundit ka paguar Alma Kaçin për të kryer atë akt.
Në lidhje me tenderin për sterilizimin e qenëve, Gjici ka dëshmuar se në buxhetin e vitit 2024 nuk ishte futur asnjë fond për të.
Ndër të tjera, ai ka lënë të nënkupëtohet se Alma Kaçi dhe Abedin Oruçi i kanë dhënë substanca narkotike, duke i kërkuar gjykatës pse nuk hetohet ky fakt, si dhe pse nuk hetohet as ish-kreu i Qarkut të Kukësit.
Sipas Gjicit, pas ikjes sl tij, Abedin Oruçi me kryebashkiakun e ri, ka vënë në zbatim projektin, duke zaptuar pronat e bashkisë dhe kjo vërtetohet lehtësisht duke shkuar në terren.
“Kam disa gjëra shtesë për të thënë përpos atyre që tha avokati. Përplasja ime me Abedin Orucin ka nisur që në vitin 2019 kur unë në cilësinë e kryetarit të bashkisë i hoqa atij rrethimin me kangjella hekuri të sheshit para bashkisë sepse nuk ishte pronë e tij. Këtë gjë e provova në bazë të dokumenteve në kadastër që ajo tokë nuk ishte e Abedin Orucit. Bëhet fjalë për 9.3 dynym tokë. Po ashtu unë nuk kam lejuar që Abedin Oruci të ndërtojë një objekt pa leje në afërsi të liqenit të Kukësit.
Po ashtu me Orucin kam pasur edhe përplasje fizike ditën që ka qenë në Kukës ambasadorja holandeze. Kam bërë kallëzim për Oruçin, 5 akuza ka pasur në ngarkim të tij në prokurorinë e Kukësit por kanë arritur që t’i pushojnë. Konflikti mes nesh ka qene i hapur dhe ai e paguajti Alma Kaçin në shenjë hakmarrje pse unë nuk e lashë të zaptonte pronat e Bashkisë dhe të ndërtonte në mënyrë të paligjshme.
Ai ka qene një vit e ca ne kërkim për çështjen e ndërtimeve pa leje. Abedin Oruçi me ka sulmuar për shkak të detyrës, që nga 2019 pasi unë s’kam pas asgjë personale kam bërë vetëm detyrën. Kush me ka dhënë substancë narkotike Alma Kaçi me bashkëpunëtorin e saj pse këtë fakt nuk e heton prokuroria. Pse Alma pasi bëri videon ja dha Abedin Orucit, pse nuk është hetuar ky fakt, ndërkohë që unë hetohem prej 6 muajsh a thua se kam krijuar organizatë terroriste. Ku është premtimi qe i kam bere unë Alma Kaçit për projektin se nga telefoni im nuk doli asgjë ndërkohë qe ajo kishte komuniku me Orucin. Une i thashë shko tek zëvendësi i Almës, por ajo as aty nuk e dorëzoi.
Ne buxhetin e 2023 ne nuk kishim te parashikuar një gjë ë tillë fond për qentë. Ata me sulmuan pse nuk i lejova të ndërtojnë pa leje dhe të përvetësojnë token. Unë kam marre dënimin më të madh. Dënimi është moral u kërkoj falje familjareve të mijë dhe qytetareve të Kukësit (u përlot). Oruci donte që të iki unë dhe të vinte ne zbatim projektet e tij, shkoni në Kukës dhe shikoni si i kanë zaptuar pronat e bashkisë. Abedin Oruci ndër vite ka pas 25 çështje penale. Unë kërkoj pafajësi, sepse nuk kam shkel asnjë ligj”, ka thene Gjici.
Kujtojmë se SPAK bëri me dije se nga hetimet, rezultoi një bisedë e zhvilluar mes Alma Kaçit dhe Safet Gjicit në zyrën e tij, ku Gjici pas favorit seksual, e drejtoi Almën te Granit Gjana, për të folur mbi tenderin për strehimin e qenëve endacakë.
Alma Kaçi ka pretenduar para prokurorëve të SPAK se Abedin Oruçi, ish kryetar i qarkut Kukës, i ka marrë USB e filmimit me forcë. Por sipas SPAK kjo nuk është konfirmuar.
Në banesën e Kaçit u gjet një USB, që përmbante filmimin bruto të aktit seksual në zyrën e Bashkisë. Kaçi kur është marrë bë pyetje është shprehur se filmimin e ka bërë në kuadër të emisionit investigativ Fiks Fare, pasi sipas saj ishte gazetare e padeklaruar investigative në FIKS FARE.
Në telefonin e Kaçit, që u sekuestrua në kuadër te hetimeve, u gjeten biseda mes saj dhe gazetarëve te FIKS FARE, ku Kaçi fliste për këtë filmim. Sipas SPAK, filmimi u bë me vullnet të plotë nga ana e Kaçit, për ta dokumentar.
Në bisedat e nxjerra nga SPAK nga “zbërthimi” i telefonit të Alma Kaçit, shfaqet dhe një episod intersant, në lidhje me hetimet për video-skandalin me ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici. Bëhet fjalë për një bisedë mes Alma Kaçit me një shtetase të identifikuar si Denisa, e cila dyshohet se është një gazetare e emisionit investigativ “Fiks Fare”.
Biseda zhvillohet në momentin kur pamjet e videos filluan të qarkullonin në rrjetet sociale, ku Denisa e vë në dijeni Alma Kaçin të kësaj gjëje, teksa kjo e fundit shprehet e bindur se ato i ka shpërndarë personi me emrin Abedin, ku dyshohet se bëhet fjalë për ish-kryetarin e Qarkut të Kukësit, Abedin Oruçi.
Nga kqyrja e rrjeteve sociale, SPAK thotë se Alma Kaçi ka komunikuar me shtetasin me emrin Abedin Oruçi në mesenger nga data 22 shtator 2022.
Përplasjet Safet Gjici – Abedin Oruçi
Mes Safet Gjicit dhe Abedin Oruçit ka një përplasje të vjetër. Rreth 4 vite më parë dy burrat ishin përfshirë në një sherr, pasi Oruçi pretendoi se i kishte shlyer detyrimet ndaj bashkisë për një hotel që kishte në pronësi, ndërsa bashkia kishte konstatur një pjesë të ndërtimit të paligjshëm.
Kur policët shkuan ta arrestojnë në hotelin e tij në Kukës në vitin 2021, Abedin Oruçi u drejtoi armën efektivëve, por pa i qëlluar. Ai mundi t’u shpëtojë duke u arratisur. Dosja u mbyll disa vite më pas.
Nga 2015 deri në 2019, Abedin Oruçi ka qenë drejtuesi i qarkut të Kukësit, përfaqësues i PDIU-së. Në zgjedhjet vendore të 2019, Oruçi ka qene rival me Gjicin për bashkinë e Kukësit nën siglën e Bindjes Demokratike, ndërsa në 14 Maj ishte kandidat për bashkinë e Kukësit nën siglën e Partisë për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë.