• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Blushi: Veliaj preku fondet për arsimin për të paguar inceneratorin e Tiranës

14:03 : 06/02/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka publikuar sot një dokument që sipas tij tregon se si kryebashkiaku Erion Veliaj preku fondet për arsimin për të paguar inceneratorin e Tiranës.

Sipas Blushit, kjo është një tjetër provë se Erion Veliaj është pronari faktik i inceneratorit të Tiranës.

Ai i ka bërë thirrje SPAK-ut që të administrojë urgjentisht edhe këtë shkresë të Bashkisë së Tiranës dhe të marrë të pandehur Veliajn.

Deklarata

Lexo edhe:

Socialistët sëmuren me radhë, Erion Veliaj dërgohet në spital

Pasi “ia futi” Lalit, Mazniku emërohet nga Rama “kryebashkiak” i gjithë vendit

“Sot faktojmë me dokument zyrtar, atë që kemi denoncuar më herët, se Erion Veliaj ka hequr së fundmi rreth 6 milion euro nga buxheti i Bashkisë për arsimin dhe emergjencat civile, për t’i kaluar tek inceneratori fantazmë dhe nën sekuestro i Tiranës. E vendosur me shpatulla pas muri nga kërkesa zyrtare për transparencë dhe llogaridhënie e Partisë së Lirisë, Bashkia e Tiranës pohon se ka prekur fondet për çerdhet, për kopshtet, për shkollat dhe për përmbytjet për të vijuar pagesat për inceneratorin. Në përgjigjen e saj zyrtare, Bashkia pohon me arrogancë se për të mbuluar pagesën e fondeve për inceneratorin janë hequr: 2.5 milion euro nga buxheti për arsimin parashkollor 1.7 milion euro nga buxheti për arsimin e mesëm. 1.8 milion euro nga Fondi Rezervë.

Ky pohim kriminal, që duhet administratuar urgjentisht nga SPAK, është një tjetër provë se Erion Veliaj është pronari faktik i inceneratorit të Tiranës. Është një tjetër provë se pse sot në Tiranë nuk ndërtohen shkolla dhe çerdhe të reja, pse vijon mësimi me dy turne, pse mungon ngrohja dhe kushtet më minimale të edukimit dhe mësimdhënies. Është kjo arsyeja pse Tirana përmbyet pas çdo rrebeshi shiu dhe “thahet” për ujë të pijshëm në të katër stinët e vitit, pse nga qendra në periferi nuk ka ujë të pijshëm 24 orë dhe pse sistemi i ujësjellës-kanalizimeve është ende i amortizuar. Për Erion Veliajn, pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës, interesi i tij personal dhe vijimi i kësaj afere kriminale korruptive qartazi prevalon mbi interesin qytetar duke sfiduar hapur edhe organet e Drejtësisë së Re që bëjnë sikur nuk i shohin këto prova dhe fakte skandaloze. Vendimi për të vazhduar vjedhjen dhe shpërdorimin e taksave për shkollat, çerdhet dhe përmbytjet rrëzon jo vetëm propagandën e gënjeshtërt për investime në arsim dhe emergjenca civile nga Bashkia e Tiranës por ky është poshtërimi i rradhës i Erion Veliajt ndaj SPAK-ut që në vend ta marrë një orë e më parë të pandehur, mbyll sytë duke lejuar vijimin e pagesave për inceneratorin”, tha Blushi.

“Ndërkohë që Drejtësia e Re i ka bllokuar llogaritë bankare Arben Ahmetaj në arrati përse e lejon Bashkinë e Tiranës të paguajë për inceneratorin fantazëm? Përse këto dy standarde kur gjithmonë e më shumë provohet se Erion Veliaj, jo vetëm e ideoi, i hapi udhën dhe është përfituesi direkt i kësaj afere, jo vetëm shkeli ligjin duke anashkaluar Këshillin Bashkiak por edhe i dha 15 ha tokë ndërtim pa leje inceneratorit, jo vetëm i zhyti banorët e Tiranës në borxh për 30 vite por edhe u heq atyre të drejtën bazike për të patur ujë të pijshëm dhe një sistem arsimor dinjitoz për fëmijët e tyre. I bëjmë thirrje SPAK të administrojë urgjentisht edhe këtë shkresë të Bashkisë së Tiranës dhe të marrë të pandehur pronarin faktik të inceneratorit fantazëm, Erion Veliaj. Partia e Lirisë është e vendosur të faktojë me prova dhe dokumenta, jo me propaganda dhe hamendje, aferat kriminale të “Rilindjes”. Në dritën e këtyre provave, qytetarët presin prej kohësh që pandëshkueshmëria të marrë fund njëherë e përgjithmonë.  Drejtësia me regji qëndrore në Bashki dhe në Kryeministri është bashkëfajësi”, shtoi ai.

Etiketa: ben blushiErion Veliajinceenratori i tiranes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Socialistët sëmuren me radhë, Erion Veliaj dërgohet në spital

14:22 : 17/07/2025
AKTUALITET

Pasi “ia futi” Lalit, Mazniku emërohet nga Rama “kryebashkiak” i gjithë vendit

20:06 : 16/07/2025
AKTUALITET

“Hakmarrje” pasi mori “frenat” e Bashkisë? Manastirliu i shkarkon motrën Anuela Ristanit te Politekniku

13:36 : 16/07/2025
AKTUALITET

“Bela punëmbaruara” merr në dorë frenat e bashkisë Tiranë

11:38 : 15/07/2025
AKTUALITET

Foto/ Parkimet private zaptuan sheshet e pallateve në mes të Tiranës, pse Rama e Veliaj mbyllën sytë

10:00 : 14/07/2025
AKTUALITET

A mund të shkarkohet Veliaj nga Rama? Ja çfarë thotë avokati Besnik Muçi

21:42 : 10/07/2025
Para

"Situata e bujqësisë skandaloze"/ Meta: Fondet për fermerët i marrin inceneratorët

TË GJITHA

Panik në ajër/ 23-vjeçari shqiptar tenton të hapë derën, avioni bën ulje emergjente (EMRI)

17:27 : 18/07/2025

DOKUMENTI/ KQZ e “përndoqi” Gjicin edhe në qeli për një gjobë prej 1 mln lekësh të vjetra

17:24 : 18/07/2025

Egnatia dhe Partizani s’kanë justifikime, u eliminuan nga ekipe të cilat vlejnë shumë më pak në treg

17:13 : 18/07/2025

Meta: Duhet një opozitë e pakompromis, që të shkërmoqë këtë kala rëre të ngritur mbi vjedhje

17:03 : 18/07/2025

Zhduket nga harta e futbollit klubi i njohur italian me 114 vjet histori!

16:58 : 18/07/2025

Vepron në mënyrë autonome, OpenAI prezanton modelin revolucionar të inteligjencës artificiale

16:43 : 18/07/2025

AUDIO/ Aktivisti kërcënon Shabanin në telefon: Dole i pabesë! Dajua s’ka ku në p*** të motrës të futet

16:40 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com