• Kontakt
Tuesday, September 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A nuk vriten kështu edhe kriminelët, mes vedi?

22:09 : 05/02/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Ferdinand Dervishi

Tashmë shqiptarët e kanë më të kthjellët zanafillën e konfliktit përmidis krerëve të lartë të shtetit për shkak të aferës së inceneratorëve. Intervista e radhës e ish-zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj, u mbylli udhën vijimit të dyshimeve.

Fabula thotë se, të nginjur dhe me bulçitë përplot me paratë e taksapaguesve shqiptarë, buldozerët e pushtetit në një moment u ndalën. Koha ngriu. Me gojën plot dhe buzët e shqyera, nga ku kullonin jargët e përfitimeve, deri në 50 për qind nga tenderat publikë, dhe vreri jeshil i pronave të shtetit dhe të shqiptarëve, ata panë njëri-tjetrin përmes vështrimit që u dilte nga sytë e bërë flakë nga skuqja.

Përballë u ishte shfaqur një ngrehinë virtuale emëtuar “Inceneratori i Tiranës”. Kush do të fuste noçkën ta gllabëronte?

-Boll ti – i thanë tigrit, që uli nofullën! Boll! Tigrat janë soj i nderuar, nuk mund të ushqehen gjithë kohën me plehra!

Lexo edhe:

Shkarkimi i Veliajt/ Shkullaku: Rama na tregoi se s’ka ndarje pushtetesh, ja heq kokën kur do ai

Abilekaj: Rama mbyll seancat sipas qejfit, parlamentin e sheh si pronë të vetën

Luani lëshoi një hungërimë, aq sa i lejonte goja e përmbytur. Ndali një çast, sa ti largoheshin ca avuj acidikë nga truri, u përtyp me nge duke dërguar me rrapëllimë në stomak një tufë pronash të Forcës Detare, dhe pastaj foli:

-Boll tigër! Qërohu!

Tigri iku me bishtin ndër shalë, por me mendimin kreshpërues për hakmarrje. Atij i takonte pjesa. E diktonte edhe hierarkia, e diktonte edhe përpjestueshmëria, edhe kontributi si përçues i denjë i ideve përparimtare të Rilindjes së fundit të shqiptarëve.

E kështu, në shenjë hakmarrjeje, me një dosje në duar dhe më sytë e fryrë, nga inati, tigri trokiti në dyert e ca qoftlargëve.

-Hajdutë me çizme! Nuk kam parë në jetën time asnjëherë si këta!

Duke u ankuar dhe betuar se gjatë gjithë jetës kishte punuar për popullin, ditën, dhe sidomos natën, dhe duke rrëfyer si provë sytë e skuqur e të fryrë, ai u zgjati qoftëlargëve të gatshme, ca letra që rrëfenin teknikat dhe truket e fushatës së fundit të gëlltitjeve, të asaj me inceneratorë virtualë.

Kaq mjaftoi që të shpërthente lufta. Luani nisi të hungërinte, kohë e pa kohë, vend e pa vend, të njëjtin refren: “Tradhtari në litar!”

Si përfundim, i frikësuar edhe për jetën, tigri zgjodhi të bënte strehë nën një tjetër mbretëri.

E gjithë kjo histori, mes politikanëve/shtetarë “Made in Albania”, është krejtësëisht e ngjashme me historitë e bandave të trafikantëve, grabitësve dhe vrasësve ordinerë, të cilëve, dhe vjen një ditë, e ju futet sherri mes vedi.

Kështu ndodhi, për shembull, me Bandën e Durrësit. Luani i bandës, në pushtet dhe në maxhorancë, një ditë, shkëputi dhëmbët nga preja e radhës dhe i drejtoi tigrit një vështrim të shtrembër. Sapo kishte mësuar se ai e kishte shfaqur hapur pakënaqësinë nga ndarja e fitimit për një sasi të konsiderueshme me miell zero.

Duke lëshuar një ulërimë të përflakur në drejtim të tigrit, luani e zboi, bashkë me të pabindurit e tjerë, nga kopeja. Pas ndarjes, të dy palët nisën të këmbenin vështrime, fillimisht të shtrembëra, pak më tej armiqësore dhe… bam!

Një ditë shkurti të vitit 2005, luani i ngriti pritë dhe e vrau tigrin. Historitë, sërish “Made in Albania”, thonë se, së shumti, kështu kanë nisur përçarjet mes bandave të krimit ordiner, të shoqëruara me seriale vrasjesh mes vedi.

Ajo që intrigon, nga këto raste, është ngjashmëria mes historive të përçarjes dhe luftës mes anëtarëve të bandave të krimit ordiner me përçarjen dhe luftën mes anëtarëve të bandave të krimit shtetëror.

Të intrigon, edhe pse hollë-hollë të dy palët nuk kanë ndonjë ndryshim thelbësor nga njëra-tjetra. Të dy palët mund të vriten, sidomos gjatë sherreve për ndarjen e plaçkës. Qëllimi final i të dy palëve është përfitimi i pamerituar deri te pasurimi i shpejtë apo i menjëhershëm, i realizuar sërish në mënyrë të paligjshme dhe në kurriz të hakut të të tjerëve.

Dikush mund të thotë se krimi ordiner vret e pret për të fituar, ndërkohë që politikanët/shtetarë, pirgjet me të holla i grumbullojnë përmes korrupsionit, që nuk është e njëjta gjë.

Por jo. Edhe korrupsioni është vepër penale, që dënohet deri në 8 vite heqje lirie dhe, duke u klasifikuar si e tillë, emërton automatikisht autorët si kriminelë.

Kështu që të dy palët, edhe krimi ordiner shqiptar, edhe ai shtetëror, në thelb funksionojnë në të njëjtën mënyrë. Thënë ndryshe, luanët dhe tigrat e korrupsionit shtetëror shqiptar nuk bëjnë asnjë dallim nga luanët e tigrat e krimit ordiner.

Të dy palët i kanë duart të lara me gjak. Ordinerët – të lyera me gjakun e viktimave të tyre, shpesh të pafajshme, dhe shtetërorët me gjakun e mundin e një populli të tërë, që rropatet më kot, prej 3 dekadash, të ngrejë kokën dhe të shohë një ditë të bardhë për fëmijët, familjet dhe veten.

Etiketa: arben ahmetajEdi Ramainceneratoretkrimineletmes vediTigrivriten

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shkarkimi i Veliajt/ Shkullaku: Rama na tregoi se s’ka ndarje pushtetesh, ja heq kokën kur do ai

22:07 : 22/09/2025
AKTUALITET

Abilekaj: Rama mbyll seancat sipas qejfit, parlamentin e sheh si pronë të vetën

21:51 : 22/09/2025
AKTUALITET

Rama mbylli Kuvendin, Arlind Qori e krahason me Musolinin: Skandaloze, institucionet kanë vdekur!

21:37 : 22/09/2025
AKTUALITET

Salianji: Rama nuk i duron dot kritikat verbale, i do të gjitha siç i ka në PS apo Qeveri

21:08 : 22/09/2025
AKTUALITET

Pastrimi i parave në ndërtim, Çollaku: Veliaj dhe Rama kanë firma të përbashkëta

18:55 : 22/09/2025
AKTUALITET

A do shkarkohet nesër Veliaj, Këlliçi: Ka mbaruar ajo punë, fatin e tij politik e ka vendosur Rama

18:28 : 22/09/2025
Para

"Ishte skuadër e frikshme", Refik Halili kujton Tiranën e artë: Viti 2009 më i bukuri

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 23 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:10 : 22/09/2025

Ousmane Dembele shpallet fitues i “Topit të Artë 2025”

23:00 : 22/09/2025

Aksident në Fier/ “Toyota” përplaset me makinën e parkuar dhe përmbyset në rrugë

22:57 : 22/09/2025

Turqia heq tarifat ndaj disa produkteve të SHBA-së

22:51 : 22/09/2025

“Do votojmë pro shkarkimit”/ Qori: Veliaj të kthehet në bashkëpunëtor të SPAK dhe të tregojë aferat

22:43 : 22/09/2025

Njohja nga Franca e Palestinës, çfarë pritet më pas?

22:31 : 22/09/2025

Afrim Krasniqi: Ja kandidati që i duhet opozitës për bashkinë e Tiranës

22:28 : 22/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com