• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“BUNK’ART”/ PD tjetër kallëzim në SPAK për Carlo Bollinon: Si përfitoi para nga buxheti i shtetit

13:34 : 31/01/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Partia Demokratike ka depozituar ditën e sotme një tjetër kallëzim penal në SPAK ndaj drejtuesit të mediave, Carlo Bollino, këtë herë në lidhje me marrjen e objekteve “Bunkart 1” dhe “Bunkart 2”, të cilat i shfrytëzon për qëllime përfitimi ekonomik, sipas demokratëve.

Deputeti i PD-së, Flamur Noka, në një deklaratë nga selia blu u shpreh se ideator dhe kurator i përgjithshëm i projektit BUNK’ART është gazetari Karlo Bolino, ndërsa stafi i kërkimeve historike udhëhiqet nga gazetarja Admirina Peçi dhe se projekti BUNK’ART është mbështetur nga OJF shqiptare “QENDRA URA”.

Noka shpjegoi të gjitha pagesat që ka marrë projekti “Bunkart” nga buxheti i shtetit, veç shitjes së biletave dhe se si lidhen ato me Carlo Bollinon.

“Një moment shumë i rëndësishëm që e lidh Karlo Bolinon me këto fonde është kompania Spazio Eventi Albania. Kompania e themeluar nga ‘presta-nome’ i Karlos, Lindita Doda (kjo themeloi kompaninë MTSC që përfitoi pronën për REPORT TV) dhe disa shtetas të tjerë. Në vitin 2018, Alba Malltezi blen 59% të aksioneve të kësaj kompanie. Nga analizimi i bilanceve të ‘Spazio Eventi Albania’ konstatohet se është përfituesi fundor i shumës 11.985.000 lekë të dhënë nga Ministria e Kulturës.” – tha ndër të tjera Noka

Deputeti demokrat i bëri thirrje SPAK-ut të veprojë sa më parë për të gjitha kallëzimet penale të depozituara nga Partia Demokratike, për aferat e kësaj qeverie.

Lexo edhe:

Tenderin 2.3 mln euro/ Zbardhet përgjimi i punonjëses që “fundosi” Jonaid Myzyrin: I shërbeva si qeni

Gara për kreun e BKH, SPAK njofton 7 kandidatët për hapin e radhës

DEKLARATA E PLOTË:

Të nderuar qytetarë!

Jam sot në këtë konferencë për shtyp për t’ju bërë me dije se një grup deputetësh të Partisë Demokratike kanë firmosur një kallëzim të dytë penal për shtetasin Karlo Bolino.

Një skemë tipike mafioze e financuar me para publike për të blerë mediat e më pas për t’i përdorur si snajper kundër opozitës.

Është fakt i mirënjohur tashmë se Bolino ka marrë objektet “Bunkart 1” dhe “Bunkart 2”, të cilat i shfrytëzon për qëllime përfitimi ekonomik.
Në faqen zyrtare të Bunkart jepen detaje për këtë projekt dhe përkatësisht:

Ideator dhe kurator i përgjithshëm i projektit BUNK’ART është gazetari italian Karlo Bolino, ndërsa stafi i kërkimeve historike udhëhiqet nga gazetarja Admirina Peçi. Projekti BUNK’ART është mbështetur nga OJF shqiptare “QENDRA URA”.

Gazetari Romeo Kodra ka kërkuar informacion pranë Ministrisë së Kulturës, për procedurën e ndjekur, e cila i është përgjigjur se:

“Ministria e Kulturës ka një kontratë për këtë projekt me Qendrën për Studime Sociale dhe Ligjore. Kjo ministri nuk ka zhvilluar asnjë procedurë tenderimi pasi këto fonde nuk i nënshtroheshin Ligjit për Prokurimin Publik. Fondet janë alokuar me një VKM të veçantë”.

Kjo përgjigje ngre shumë dyshime pasi procedura për të cilën shprehet Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës Elira Kokona përcakton:

“Fondi në dispozicion të thirrjes për projekt-propozime është 12.000.000 lekë. Shuma për të cilën një organizatë mund të aplikojë shkon nga 100.000 deri në 1.500.000 lekë”.

Pra, sipas udhëzimit një organizatë/OJF, mund të përfitonte maksimalisht 1.500.000 lekë e ndërkohë, Qendra për Studime Sociale dhe Ligjore ka përfituar ne muajin dhjetor 2014, 2 pagesa në vlerën 11.985.000 lekë.

Në datën 03.12.2014, portali Open Data Albania, i njohur për transparencën e fondeve buxhetore, ka publikuar një shkrim ku hedh dritë mbi këtë aferë.
Në shkrim pasqyrohet një kronikë shteruese e ABC NEËS, në të cilën Kryeministria kishte sqaruar se Bunkeri mbetej në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Kulturës kishin financuar këtë OJF në vlerën 17.000.000 lekë. Sipas këtij investigimi, Qendra për Studime Sociale dhe Ligjore nuk figuronte e regjistruar në gjykatë.

Zyra e shtypit të KM sqaronte se nuk kishte informacion për një kompani të quajtur Spazio Eventi Albania. Të gjitha këto sa citova më lartë janë informacione publike por drejtësia e re nuk i shihte.

Por të shohim më në detaje procedurën e ndjekur.

Në datën 10.09.2014, Këshilli i Ministrave, miraton VKM nr.596 “Për një shtesë fondi në buxhetin e viti 2014, për festimet e 70-vjetorit të çlirimit të vendit”. (FOTO 2)

Kjo VKM i hapi rrugën fondeve dhe fillimit të procedurës për miratimin e fituesit “Qendra për Studimet Sociale dhe Ligjore”, nga Ministria e Kulturës.

Kjo praktikë është gjetur me shkelje të rënda nga KLSH-ja kur ka audituar fondet në Ministrinë e Kulturës. për të cilën ka kërkuar masën disiplinore “Largim nga Shërbimi Civil” për Sekretaren e Përgjithshme Elira Kokona. Por Elira Kokona ishte ushtare besnike e partisë. Ajo do përdorej për të shantazhuar gjyqtarët në mars të këtij viti, për t’i rrëmbyer simbolet dhe vulën Partisë Demokratike. Ajo nuk duhej të hidhej poshtë edhe pse KLSH e kërkon, por duhej ngritur lart në detyrë.

KLSH-ja konstaton se:

“Me urdhrin nr.309, datë 30.10.2014 të Ministrit të Kulturës, urdhërohet financimi i projektit “BUNKERI” që do të realizohet nga QSSL në vlerën 11.985.000 lekë, autorizohet znj. Elira Kokona për nënshkrimin e kontratës me z. Ergys Gezka, Drejtor Ekzekutiv i QSSL me të cilin është lidhur kontrata e shërbimit nr.5208 datë 11.11.2014”.

Lidhja e kësaj kontratë është bërë në kundërshtim me ligjin nr 10352, pasi subjekti përfitues nuk është përzgjedhur nga komisioni i ngritur për vlerësimin e cilësisë artistike e ekonomike dhe kolegjiumi. Ministër Kulture në atë kohë ishte Mirela Kumbaro.

Pas përfitimit të fondeve të para shihet se pagesat për BUNK’ART i kalojnë një tjetër OJF, “QENDRA URA” dhe kjo ka për drejtues Ergys Gezka.
“QENDRA URA” ka përfituar 320.000 euro pagesa nga Buxheti i Shtetit, përveç të ardhurave të përfituara nga biletat e shitura.

Një moment shumë i rëndësishëm që e lidh Karlo Bolinon me këto fonde është kompania Spazio Eventi Albania.

Kompania e themeluar nga ‘presta-nome’ i Karlos, Lindita Doda (kjo themeloi kompaninë MTSC që përfitoi pronën për REPORT TV) dhe disa shtetas të tjerë.
Në vitin 2018, Alba Malltezi blen 59% të aksioneve të kësaj kompanie.

Nga analizimi i bilanceve të ‘Spazio Eventi Albania’ konstatohet se është përfituesi fundor i shumës 11.985.000 lekë të dhënë nga Ministria e Kulturës.

Pjesë shumë e rëndësishme e kallëzimit është emri Ergys Gezka dhe familjarë të tij që kanë ngritur një skemë me disa OJF, të cilat përfitojnë fonde nga Buxheti.

I përdoruri i Karlo Bolinos për BUNK’ART, Ergys Gezka ka mbajtur disa funksione publike gjatë periudhës 2015-2021 në Bashkinë e Tiranës, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Financave.

SPAK duhet të bëjë ndjekjen e parave dhe do të kuptojë fare qartë se Karlo Bolino ka ngritur një skemë të sofistikuar organizatash fiktive për të përfituar para publike.

Një pikë tjetër shumë e kallëzimit penal është financimi i kompanisë së Karlo Bolinos, C-7 Communication Systems nga kompania në zotërim të Igli Gjelishtit, Image&Communications Development.

Kompania e Igli Gjelishtit ka përfituar 12 milionë dollarë tendera në periudhën 2019-2023, para të cilat kanë financuar fiktivisht Karlo Bolinon për të ndërtuar Report TV dhe jo vetëm.

Kompania e Karlo Bolinos ka përfituar pjesë të madhe të parave të tenderave publikë të dhëna nga Mirlinda Karçanaj, për të cilën opozita po përgatit një tjetër dosje.

I bëjmë thirrje SKAP të veprojë sa më parë për të gjitha kallëzimet penale të depozituara nga Partia Demokratike, për aferat e kësaj qeverie.

Janë kallëzime të plota nga ekspertët e Partisë Demokratike, por ende ka vetëm heshtje nga SKAP-i, i cili ka prioritet persekutimin e opozitës dhe jo dënimin e të korruptuarve të kësaj qeverie.

Etiketa: Bunkartcarlo bollinoFlamur NokakallezimPDspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tenderin 2.3 mln euro/ Zbardhet përgjimi i punonjëses që “fundosi” Jonaid Myzyrin: I shërbeva si qeni

12:23 : 18/07/2025
AKTUALITET

Gara për kreun e BKH, SPAK njofton 7 kandidatët për hapin e radhës

11:50 : 18/07/2025
AKTUALITET

Maliqi shpërthen ndaj deputetëve të opozitës: Po festojnë pushimet me mandate pa vota!

10:07 : 18/07/2025
AKTUALITET

“Buka” në ngarkim të Ahmetajt, zbardhet porosia e gjykatëses për prokurorin e SPAK

15:18 : 17/07/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama e shkatërroi Thethin se votuan PD-në në zgjedhje

12:57 : 17/07/2025
AKTUALITET

Aksioni në Theth, Berisha: Asnjë ndërtesë e prishur nuk është në zonën e mbrojtur

12:43 : 17/07/2025
Para

Himarë - Kreu veprime të turpshme ndaj 56-vjeçares, arrestohet i moshuari

TË GJITHA

Zjarri në Kavajë dogji 10 hektarë tokë, procedohet penalisht i moshuari

13:54 : 18/07/2025

6 kg kokainë e heroinë dhe një laborator për përpunimin e saj, arrestohet shqiptari në Milano

13:50 : 18/07/2025

53-vjeçarja e zhdukur në Itali gjendet pa shenja jete pas 2 javësh

13:49 : 18/07/2025

Ministri i Jashtëm i Iranit thirrje fuqive evropiane: Ndalin kërcënimet ndaj Teheranit

13:33 : 18/07/2025

Vodhi një makinë të parkuar në Astir, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

13:19 : 18/07/2025

SKANDAL/ Salmon i infektuar nga Serbia në supermarketet shqiptare, AKU hesht

13:14 : 18/07/2025

Kryebashkiaku i Hasit: Nuk kemi luksin dhe as kapacitet për urdhrat e Ramës

12:57 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com