• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nesho: Rama vasal i Erdoganit, por e fsheh sepse ka frikë nga Perëndimi

16:30 : 30/01/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Agim Nesho foli në edicionin e lajmeve në MCN TV për “një politikë vasaliteti” të qeverisë Rama në raport me Erdoganin, ndërsa komentoi deklaratat e kryediplomatit turk për “pastrimin” e gylenistëve nga KMSH-ja.

Nesho vë në dukje se deklarata e ministrit të Jashtëm ishte në vazhdën e qëndrimeve të Erdogan, që sipas tij i kërkoi në mënyrë urdhëruese në Parlamentin e Shqipërisë marrjen e masave kundër FETO-s në vendin tonë.

Sipas Neshos, Rama e konsideron Erdoganin mentor të tij, por e fsheh vasalitetin me Presidentin turk sepse ka frikë nga Perëndimi.

Nesho tha se Shqipëria ka krijuar një lidhje ndërvarësie dhe të dëmshme me Turqinë, duke iu referuar edhe kushteve për përurimin e Xhamisë së Namazgjasë, apo investimeve të tjera.

“Pushteti i tanishëm i drejtuar nga z.Rama i ka këto marrëdhënie në nivel vasiliteti dhe kjo ka filluar që në fillim të herës kur vizitën e parë në 2013-ën e ka bërë në Stamboll. Turqia është sot një fuqi e konsiderueshme rajonale, ka politikat e saj, ka një politikë të rikthimit të Perandorisë neo-Otomane dhe rolin e Shqipërisë e quajnë të pazëvendësueshëm. Presidenti Erdogan dhe ministri i Jashtëm s’kanë pse të druhen, duke dhënë jo vetëm këshilla, por këto duken si urdhra, ndaj një qeverie që ka pranuar vetë të jetë e nënshtruar para dëshirave të Perandorisë. Qeveria shqiptare ka zgjedhur një rrugë të fshehtë. Shqipëria jo vetëm ka depërtuar gylenistë, por ka ngritur edhe monumente për dy mijë e ca veta që humbën jetën në një grusht shteti. Të gjitha këto politika si vasal të Turqisë, tregojnë mentalitetin dhe politikën e z.Rama.

Lexo edhe:

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

“U godita nga të mitë”, Veliaj në Kushtetuese: Qeveria Rama më shkeli të drejtat! Begaj mori atributet e gjykatës

Rama e mban Turqinë si një nga mundësitë për të mbajtur pushtetin e tij të pakufizuar. Ai e ka vendosur veten tashmë në një vasal të Erdoganit dhe e fsheh këtë, sepse ka frikë nga Europa, ka frikë nga Perëndimi, kërkon ta justifikojë këtë sikur është një ndërmjetës, ai ka një admirim të jashtëzakonshëm, duke e quajtur një mentor të tij Erdoganit dhe kërkon ta justifikojë para opinionit publik me faktin që Turqia është një vend i NATO-s. Z.Fidan ka qenë edhe shefi i shërbimeve sekrete për një kohë të gjatë, e njeh mirë kryeministri shqiptar. Ajo që më bën përshtypje është axhenda e ministrit të Jashtëm turk, ku axhenda e planifikuar në Bullgari dhe Rumani janë marrëdhëniet bilaterale. Vendet e tjera ballkanike me shumë dinjitet njihen si të barabarta.

Në shumë raste kërkesat që bën ministri turk janë kërkesat e përsëritura të Erdogan, që e tha edhe në Parlament, si një detyrë. Qeveria vërtet s’i është përgjigjur, por nga ana tjetër ka bashkëpunuar me forcat e sigurisë të Turqisë, në të ashtuquajturit ‘terroristë’. Objektet e kultit s’mund të ndërtohen me ndihmën e personaliteteve, që investojnë këto, sepse pasi i ndërtojnë këto vendosin kushte. Krijon lidhje ndëvarësie që janë të dëmshme. Ne s’mund të luajmë kur jemi në pushtet, duke krijuar atë klientelizmin që thotë ‘po’ për çdo gjë. Sepse gjithmonë e më shumë do rritet ndërvarësia”, tha Nesho.

I pyetur mbi lënien në fuqi nga Gjykata Kushtetuese të marrëveshjes Rama-Meloni, Nesho shprehet:

“Edhe kjo është një nga marrëveshjet e turpshme që ka bërë Shqipëria. Kjo s’ka të bëjë me një politikë fqinjësie të mirë. Kjo është një aferë politike mes kryeministrit shqiptar dhe kryeministres së Italisë. Bëhet për qëllime të pushtetit të tij personal, sepse Shqipëria s’përfiton asgjë. Në Shqipëri shteti është i kapur dhe s’mendojmë që organet e drejtësisë janë të pavarura. Gjykata Kushtetuese si në rastin e kërkesës së 1/5 të deputetëve të opozitës, ashtu edhe në marrëveshjen me Italinë për emigrantët, gjykimi i saj lë për të dëshiruar, dhe në një farë mënyre është shumë e lidhur me interesat e pushtetit dhe nuk guxon të shprehet kundër tyre”.

Etiketa: Agim NeshoEdi RamaErdoganpl

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

14:37 : 31/10/2025
AKTUALITET

“U godita nga të mitë”, Veliaj në Kushtetuese: Qeveria Rama më shkeli të drejtat! Begaj mori atributet e gjykatës

11:52 : 31/10/2025
AKTUALITET

Kryebashkiakët në gjumë! Bashkitë realizojnë vetëm 22% të investimeve, rrezikohet “djegia” e fondeve

11:14 : 31/10/2025
AKTUALITET

Parlament i vogël? Ekspertët peshojnë efektet e një pakti të dytë mes Ramës dhe Berishës

10:18 : 31/10/2025
AKTUALITET

“Mëshira” e Liderit/ Si Rama do i lejojë një “fitore” të vogël Veliajt në Kushtetuese

08:23 : 31/10/2025
AKTUALITET

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025
Para

Klubi i Kategorisë Superiore mbetet pa trajner

TË GJITHA

Mbërrin në SPAK Pamela Qirko, motra Belinda Ballukut, do të jetë avokate e zv.kryeministres

14:53 : 31/10/2025

Ndahet nga jeta Fatos Nano

14:41 : 31/10/2025

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

14:37 : 31/10/2025

Qytetarët e Vlorës marshojnë për 17-vjeçarin që u përplas për vdekje nga “Porche”: Të ashpërsohen ligjet!

14:37 : 31/10/2025

Pabarazia në arsim: Në Tiranë një mësues për 13 fëmijë, në Gjirokastër për 25

14:30 : 31/10/2025

“Mos kini frikë nga ndryshimet”, horoskopi për muajin Nëntor nga Paolo Fox

14:28 : 31/10/2025

Rusmali i nxjerr “kthetrat” Kushtetueses: Shkarkimi nuk është kompetencë e juaja

14:15 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com