• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Edukatorja në Rrogozhinë shkarkohet nga puna për arsye politike

21:47 : 30/01/2024
në AKTUALITET

Mimoza Bidaj, prej 39 vitesh ka punuar në kopshtin e Rrogozhinës dhe prej 5 vitesh ishte drejtoreshë e këtij kopshti pasi konkurroi.

Në vitin 2023 drejtori i Arsimit dhe Sportit në bashkinë Rrogozhinë, Fatmir Meçe, i kërkoi të dhënat e mësueseve Mimoza Bidajt, sepse i kërkontë kryetari për votat. Pasi nuk i dha të dhënat, Bidaj u shkarkua nga detyra me arsyetimin se emërimi nuk ishte bërë sipas ligjit.

Ajo nuk qëndroi si edukatore në atë kopësht, por u zhvendos në kopshtin e Luzit të Madh. Mimoza ka ardhur në emisionin “Stop” në Tv Klan, sepse kërkon të qëndrojë edukatore në kopshtin e Rrogozhinës, pasi i takon.

Mimoza Bidaj: Kam 39 vite në kopshtin Rrogozhinë, prej 5 vitesh drejtuese kopshti. Me 14 shtator 2023 më thërret Kryetari i Bashkisë, Edison Memolla, më shkarkon si drejtoresh dhe më cakton si edukatore në Luz të Madh.

Gazetarja: Me çfarë motivacioni u larguat nga puna?

Lexo edhe:

Shqipëria përkeqësohet në indeksin e barazisë gjinore

DETAJE nga plagosja e çiftit në Rrogozhinë, shkak u bë qeni

Mimoza Bidaj: Atëherë, motivacioni është sepse unë jam emëruar gabimisht, jo në bazë të ligjit.

Gazetarja: Sipas bashkisë?

Mimoza Bidaj: Sipas Edison Memolla, ndërkohë, me ligjin jam emëruar kur ka qenë kryetari i bordit, ka qenë zyra arsimore, ka qenë vetë i ndjeri Haxhi Memolla, ish-Kryetari i Bashkisë dhe kam fituar konkursin.

Gazetarja: Po tani sipas kryetarit të Bashkisë aktual, si duhet të ishte emërimi juaj? Pra, çfarë nuk plotësoni ju nga emërimi ligjor?

Mimoza Bidaj: Kjo është bërë për arsye politike, pasi drejtori Fatmir Meçe, më ka ardhur brenda në kopsht, më ka kërkuar emrat e edukatoreve, numrat e telefonit, sepse i kërkon selia.

Gazetarja: Dhe kjo bëhet fjalë, ka ndodhur për zgjedhjet, pra për fushatën në prill-maj të 2023-shit, apo jo?

Mimoza Bidaj: Po, është e vërtetë.

Gazetarja: Ju u emëruat në kopshtin në Luz të Madh. Keni kërkuar ndonjëherë të qëndroni edukatore në kopshtin ku keni qenë drejtoreshë?

Mimoza Bidaj: I shkova kryetarit në zyrë dhe i thashë. Ai më tha që “s’e kam bërë unë, e ka bërë drejtori”. Shkova tek drejtori, drejtori s’më priti. Drejtori Fatmir Meçe. Kështu që unë nuk di ku të përplasem.

Gazetarja: Ju nga emisioni “Stop” çfarë kërkoni?

Mimoza Bidaj: Unë kërkoj të rikthehem në vendin e punës. Asgjë më tepër.

Gazetarja: Si edukatore?

Mimoza Bidaj: Si edukatore normale, patjetër.

Nëpërmjet një regjjistrimi të zhvilluar gjatë muajit prill 2023, para zgjedhjeve të 14 majit , Fatmir Meçe kërkon të dhënat e edukatoreve për kryetarin pasi ia kërkon selia, për të ditur se në cilin kahë politik anojnë.

Fatmir Meçe: Pëpunoji tha, aty tek kopshti.

Drejtoresha: Po tek kopshti ato me Edisonin janë, siç kanë qenë gjithmonë. Unë s’do bëj propagandë kundër Edisonit.

Fatmir Meçe: Jo, jo. Nuk është propagandë. Ta dimë tha, saktë. Ata kërkojnë listat.

Drejtoresha: Me lista… nuk t’i jap dot emrat e edukatoreve. Nuk mbaj se më doli njëherë emri që ma shkruajtën atje

Fatmir Meçe: Jo, jo që mos të të dali emri.

Drejtoresha: Atë s’e marr përsipër unë.

Fatmir Mece: Kë kemi që mund të mos jetë me neve, nga këto?

Drejtoresha: Tani, këto thonë të gjitha po. Ku di unë tani.

Fatmir Meçe: Po ja, kjo që takova unë është e djathtë.

Drejtoresha: Këto kanë qenë përherë. Edhe sjellja e tij shumë arrogante me edukatoret.

Fatmir Meçe: E kujt?

Drejtoresha: E Edisonit (Kryetarit të Bashkisë).

Fatmir Meçe: E lëmë pra atë muhabet. Edhe unë ndihem keq, a kupton? Edhe mënyrën si ma thotë unë ndihem keq.

Drejtoresha: Të imponon, pra. Është imponim që ai bën.

Fatmir Meçe: Unë kam dalë nëpër kopshtet që isha dje. I thua tjetrit, po i thua me njëfarë…Tani s’jemi kalamaj dreqi ta hajë. Kalamajtë e dinë sikur janë në një fushë futbolli. Po ma kërkon mua, pra. Se ndihem unë keq.

Drejtoresha: Ti po ma kërkon mua..Si të them unë. Të jap emrat e edukatoreve? Të dali emri i edukatoreve andej?

Fatmir Meçe: Jo të dali emri i edukatoreve. Ata do përdorin këtë pastaj do t’i marrin në telefon. Di gjë unë si i përdor selia. I merr në telefon: “Për kë do votosh?”. Prandaj duan, emër, mbiemër, numër telefoni, jo kartë.

Drejtoresha: Numër telefoni nuk jap unë të edukatoreve.

Pasi nuk u gjet mbështetje nga drejtoreshë Mimoza, kjo e fundit u shkarkua nga pozicioni i drejtoreshës dhe u vendos edukatore në kopshtin e Luzit të Madh.

Etiketa: arsimEdison Memollarrogozhine

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria përkeqësohet në indeksin e barazisë gjinore

11:54 : 12/06/2025
Autori i plagosjes, Shpetim Osma
AKTUALITET

DETAJE nga plagosja e çiftit në Rrogozhinë, shkak u bë qeni

14:15 : 06/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Plagosi fqinjët në Rrogozhinë, vetëdorëzohet autori

12:55 : 06/06/2025
AKTUALITET

Konflikt me armë mes fqinjëve në Rrogozhinë, plagoset çifti i bashkëshortëve/ EMRAT

11:14 : 06/06/2025
AKTUALITET

PS fiton edhe Rrogozhinën, ja si renditet PD dhe partitë e tjera opozitare

12:13 : 12/05/2025
AKTUALITET

Shërbimet arsimore kryesuan rritjen e shpenzimeve të familjeve shqiptare në 1995-2023

14:43 : 22/04/2025
Para

”Naimit iu gjetën biseda dhe foto me…”, flet babai i tij

TË GJITHA

Aksident në Vlorë, plagoset një motoçiklist

13:07 : 28/06/2025

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

13:03 : 28/06/2025

Shkrumbohen nga zjarri 4 rulota në Tiranë

12:52 : 28/06/2025

Blegtoria në krizë, bie numri i deleve dhe dhive, Ekspertët: Subvencionet nuk mjaftojnë

12:47 : 28/06/2025

Zjarr pranë ish sheshit “Shqiponja”, tymi mbulon zonën

12:32 : 28/06/2025

I nxehti “pushton” Europën, mbi 40 gradë në Greqi, Turqi e Portugali

12:17 : 28/06/2025

Irani varros me ceremoni shtetërore “kokat” e ushtrisë të vrarë nga Izraeli

12:06 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com