• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SHBA, shqetësime në Senat për bashkëpunimin Putin-Kim

10:21 : 27/01/2024
në BOTA

Një grup dypartiak senatorësh amerikanë shprehën të premten shqetësimin për bashkëpunimin ushtarak mes Koresë së Veriut dhe Rusisë. Sipas tyre një gjë e tillë vë theksin tek nevoja për mbështetje të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Ukrainën.

Në komentet e bëra veçmas për shërbimin Shërbimit Korean të Zërit të Amerikës, senatorët thanë se bashkëpunimi mes Phenianit dhe Moskës, mund t’i ndihmojë të dy vendet të avancojnë aftësitë e tyre ushtarake.

“Jam i shqetësuar që Koreja e Veriut i ka ardhur në ndihmë me artileri, Rusisë në një kohë kritike dhe raketat balistike të Koresë së Veriut po e ndihmojnë atë të kryejë sulme të ashpra në qendrat civile anembanë Ukrainës”, tha senatori demokrat Chris Coons.

Senatori republikan Pete Ricketts tha se kjo marrëdhënia mes Rusisë dhe Koresë së Veriut do të thotë se financimi shtesë të Shteteve të Bashkuara për Ukrainën duhet të jetë një prioritet. Ndihma për Kievin aktualisht është bllokuar për shkak të një debati për buxhetin dhe imigracionin, mes Dhomës së Përfaqësuesve dhe Shtëpisë së Bardhë.

Lexo edhe:

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

SHBA rrit presionin, Venezuela i drejtohet Moskës dhe Pekinit për ndihmë

“Ajo çka duhet të bëjmë është të sigurohemi se po mbështesim aleatin tonë“, tha senatori Ricketts. Ai shtoi se SHBA duhet “të sigurohet që trupat ukrainase të kenë armët që u nevojiten për të qenë në gjendje të luftojnë”.

Senatori demokrat Tim Kaine, tha se afërsia në rritje e Rusisë dhe Koresë së Veriut – si dhe Kinës dhe Iranit – tregon se kundërshtarët e Shteteve të Bashkuara po mësojnë fuqinë e aleancave.

“Një nga pikat e forta të Shteteve të Bashkuara janë aleancat”, tha senatori Kaine. “Por ata po e kuptojnë se ky është një avantazh i madh për SHBA-në dhe kështu … ata po përpiqen të krijojnë linjat e bashkëpunimit sepse nuk i kanë pasur ato”.

Senatori demokrat Chris Van Hollen i bëri jehonë qëndrimeve të zotit Ricketts, duke thënë se dërgesat e vazhdueshme në armë nga Koreja e Veriut në Rusi do të thotë se është koha që Kongresi amerikan të veprojë.

“Kjo është përsëri arsyeja se pse është kaq e rëndësishme që Kongresi të kalojë buxhetin shtesë dhe t’i sigurojë popullit të Ukrainës mbështetjen ushtarake që ata kanë nevojë për të mbrojtur veten“, tha zoti Van Hollen./VOA

Etiketa: kinePutinSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025
BOTA

SHBA rrit presionin, Venezuela i drejtohet Moskës dhe Pekinit për ndihmë

22:05 : 31/10/2025
AKTUALITET

“Hoteli i Redi Mollës është i familjes Rama”, Berisha: Shizma mes Ramës dhe Veliajt nisi për foton me Kamala Harris

13:13 : 31/10/2025
BOTA

Trump urdhëron rifillimin e testimeve bërthamore, Irani reagon ashpër: Veprim i papërgjegjshëm

10:03 : 31/10/2025
BOTA

Trump anulon takimin me Putinin, Financial Times: Shkak kërkesat e Kremlinit për Ukrainën

09:44 : 31/10/2025
BOTA

Putini dhe propaganda me raketën me energji bërthamore

08:35 : 31/10/2025
Para

Arrestohen dy shitësit e drogës në Lezhë dhe Shëngjin - EMRAT

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 31/10/2025

Terapitë e errëta të TikTok-ut, si 59-vjeçarja pa licencë manipulon pacientët me receta magjike

22:55 : 31/10/2025

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

22:45 : 31/10/2025

Rritet çmimi i druve të zjarrit në Korçë, banorët në vështirësi për ngrohjen dimërore

22:35 : 31/10/2025

“Diplomë brenda javës”/ 45-vjeçari paguan 2 mijë euro për një dokument fals

22:30 : 31/10/2025

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025

Krim makabër! Djali djeg të gjallë nënën dhe xhaxhain në Greqi, më pas hidhet nga ballkoni (VIDEO)

22:07 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com