• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dëshmon shqiptarja që kishte lidhje jashtëmartesore me Bledar Dedjan: U njohëm në një aplikacion takimesh

18:43 : 27/01/2024
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE

39-vjeçari shqiptar Bledar Dedja u gjet i masakruar me thikë mëngjesin e së dielës së 21 janarit, në një zonë pyjore të Paderno del Grappa, Treviso, Itali, teksa krimi mbetet ende i pazbardhur. Ai u gjet i zhveshur me pantallona të ulura dhe pista kryesore ku po hetojnë autoritetet është ajo e krimit të pasionit.

Mediat përtej Adriatikut kanë dhënë detaje së fundmi nga dëshmia e dhënë nga një grua shqiptare rreth të 30-ave, e cila dyshohet që ka pasur një lidhje jashtëmartesore gjatë dy viteve të fundit me viktimën.

Në deklarimet e saj të dhëna pranë autoriteteve shqiptarja ka pranuar lidhjen dhe ka zbuluar se është njohur me 39-vjeçarin në një aplikacion takimesh online.

Shqiptarja ishte në mesin e shumë personave që policia italiane ka marrë në pyetje për vrasjen e 39-vjeçarit. Dyshohet se Bledar Dedja ishte një përdorues i rregullt i aplikacionit të takimeve online dhe mund të jetë njohur aty dhe me personin që e ekzekutoi.

Dedja, i cili ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë, bënte një jetë të dyfishtë, për të cilën bashkëshortja e tij nuk kishte dijeni.

Lexo edhe:

“Mos e kërko vëllain se ka vdekur”/ Flet motra e Aranit Kurtit: Nuk besoj se u vra për një kafe

Ishte fshehur te “Shpella e Memecit”, arrestohet autori i vrasjes në Berat

Sipas autopsisë 39-vjeçari vdiq nga gjakderdhja e brendshme e shkaktuar nga plaga me thikë, e marrë nga pas dhe që i përshkroi mushkërinë. Mbi trupin e shqiptarit u qëlluan të paktën 19 goditje me thikë në lartësinë e gjoksit dhe në pjesën e barkut, duke dëshmuar dhe urrejtjen e vrasësit.

Dedja u gjet rreth njëqind metra larg makinës së tij, një Mercedes B Class, i shtrirë përtokë, gjysmë i zhveshur, me pantallona dhe të brendshmet e hequra. Hetuesit krahas autopsisë morën mostra për teste toksikologjike, për të përcaktuar nëse 39-vjeçari kishte kryer apo jo marrëdhënie seksuale përpara se të vritej.

Dyshimi i hetuesve, nisur edhe nga kushtet në të cilat u gjet kufoma, është se Bledari mund të jetë goditur me thikë në fund të një takimi intim.

Zona ku u zbulua trupi mëngjesin e së dielës, dhe në veçanti Via Dei Colli, njihet si një zonë e izoluar, larg syve kureshtarë dhe e frekuentuar nga çifte që kërkojnë pak intimitet. Hetuesit, të cilët kanë intervistuar prej kohësh bashkëshorten dhe të njohurit e tij, tashmë janë fokusuar tek celulari i viktimës – për të analizuar telefonatat dhe mesazhet e fundit që Dedja ka pasur përpara ngjarjes.

Portofoli dhe sendet personale të 39-vjeçarit janë gjetur në makinë duke rrëzuar pistën e grabitjes. Hetuesit po analizojnë dhe makinën e shqiptarit për të siguruar ndodnjë provë që mund t’i çonte drejt zbardhjes së ngjarjes.

Dedja, sipas autopsisë, është goditur në pozicion të shtrirë. Ai kishte plagë të shumta sipërfaqësore, në parakrahë dhe në pëllëmbët e duarve, shenjë kjo që tregon sipas hetuesve që ai ka tentuar të mbrohej.

Baba i dy fëmijëve, 39-vjeçari punonte si kopshtar dhe pastrues në Abacinë e Vjetër. Trupi u gjet në një pellg gjaku nga një mik me të cilin burri duhej të shkonte për peshkim mëngjesin e së dielës. Gruaja e tij, e shqetësuar se nuk e kishte parë të kthehej në shtëpi të shtunën në mbrëmje, ngriti alarmin në polici në orën 8 të mëngjesit të ditës pasardhëse. Sipas gjetjeve të autopsisë, vrasja ka ndodhur gjatë pasdites të së shtunës, ndonëse është e vështirë të gjurmohet koha e saktë pasi trupi ka qenë i ekspozuar ndaj të ftohtit gjatë gjithë natës.

Etiketa: 30 vjecareBledar Dedjajashtemartesorelidhjeshqiptarjavrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Mos e kërko vëllain se ka vdekur”/ Flet motra e Aranit Kurtit: Nuk besoj se u vra për një kafe

18:13 : 31/10/2025
AKTUALITET

Ishte fshehur te “Shpella e Memecit”, arrestohet autori i vrasjes në Berat

20:51 : 28/10/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ky është kuzhinieri që u vra nga picieri në Tiranë, kolegu e goditi 3 herë me thikë

18:53 : 28/10/2025
AKTUALITET

Detajet nga krimi në Berat/ Shkak u bë një foto, vrasja ndodhi në sy të fëmijëve të viktimës

18:29 : 28/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Manëz, Gjykata liron 4 të arrestuarit

15:50 : 25/10/2025
AKTUALITET

Vrasja misterioze e 28-vjeçarit shqiptar në Brazil/ Çfarë roli pati pronari i tij italian?

21:14 : 24/10/2025
Para

Armando Dobra shënon golin e shtatë sezonal me Chesterfield

TË GJITHA

EMRAT/ Goditi një polic burgu në Fier, 32-vjeçari arrestohet në Tiranë, në pranga dhe 4 shokët e tij

09:26 : 01/11/2025

Leksione Nobeli për Shqipërinë

09:09 : 01/11/2025

Formacioni ushtarak më i madh që nga kriza e Kubës, çfarë po përgatit SHBA në Karaibe

08:59 : 01/11/2025

VIDEO/ Shfrytëzonin hapësirat publike për parkingje dhe lavazhe, 10 të arrestuar e 123 në hetim

08:46 : 01/11/2025

Publikohen fletët e votimit për zgjedhjet e pjeshme lokale të 9 nëntorit

08:33 : 01/11/2025

Këmbimi valutor 1 Nëntor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:21 : 01/11/2025

Temperaturat deri në 24 °C, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:14 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com