• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Rama kontroll të plotë mbi drejtësinë me ndihmën e monstrës Xhorxh Soros

19:27 : 27/01/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

“Edi Rama, pas kontrollit të plotë të votës së lirë, vendosi në kontroll të plotë, me ndihmën e superspekulantit të planetit, monstrës Xhorxh Soros, sistemin e drejtësisë”

Kështu u shpreh kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalimit të mbajtur në protestën e sotme nga dritarja e tij, ku sipas tij, sot Shqipëria ka një drejtësi po aq të kontrolluar dhe shumë herë më të korruptuar se sa drejtësia që kishte Enver Hoxha

Berisha tha më tej se organet speciale të drejtësisë firmosin amnistira për Edi Ramën, Erion Veliajn, Damian Gjiknurin që kanë vjedhur dhe vjedhin qindra milionë euro taksa të shqiptarëve

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të zjarrta, mirënjohjen më të pakufishme për sakrificën tuaj. Por e vërteta mbrohet vetëm me sakrifica. Dhe ju në këtë rrugë po mbroni të vërtetat më të mëdha të njeriut, të qytetarit, të atdhetarit, po mbroni të vërtetat më të mëdha të shoqërisë, të kombit dhe vendit tonë. Në rrafshin e mendimit, diktaturat janë universe mashtrimi, shoqëritë e lira, demokracitë janë universe të të vërtetave. Ndaj dhe këtu në rrugën tuaj, në Rrugën e Shpresës, në rrugën e fitores, po përballen dy universe sot. Universi i lirisë, i njerëzve të lirë, i njerëzve me ideale fisnike, i njerëzve të gatshëm për të sakrifikuar për lirinë dhe dinjitetin njerëzor, i njerëzve që mbrojnë interesin kombëtar, interesin e vendit të tyre, i njerëzve që besojnë dhe mbrojnë vlerat themelore të një shoqërie të lirë. Përballen këtu me universin e mashtrimit, universin e krimit, universin e një diktature që bazohet e tëra në vjedhjen, krimin, drogën, mashtrimin.
Çdo ditë, çdo natë që vini është një sakrificë për ju, por është një sakrificë që vendoset në themelet e pluralizmit të dytë shqiptar, pluralizmit, i cili ekzistonte, të cilën e solli PD, demokratët shqiptarë në vitin 1990. Por që e vërteta është se Edi Rama arriti të zëvendësojë thelbin e këtij sistemi me narkoshtetin, me regjimin e bandave, krimit, vjedhjes së papërmbajtur të shqiptarëve. Në këtë arritje, Edi Rama së pari ia doli që në Shqipëri të vendosë një raport shkatërrimtar për lirinë, për demokracinë, për dinjitetin e shqiptarëve, raportin e shndërrimit të krimit në votë dhe votës në krim. Të dashur miq, pa votën e lirë nuk ka të ardhme, pa votën e lirë nuk ka dinjitet, pa votën e lirë nuk ka prosperitet, pa votën e lirë nuk ka zhvillim. Edi Rama, pas kontrollit të plotë të votës së lirë, vendosi në kontroll të plotë, me ndihmën e superspekulantit të planetit, monstrës Xhorxh Soros, sistemin e drejtësisë. Sot Shqipëria e Edi Ramës ka një drejtësi po aq të kontrolluar dhe shumë herë më të korruptuar se sa drejtësia që kishte Enver Hoxha. Them të korruptuar në para, se politikisht edhe ajo dhe kjo, janë dy drejtësitë më të korruptuara që ka pasur Europa ndonjëherë. De facto, Edi Rama vendosi nën kontroll drejtësinë dhe pothuajse e asgjësoi atë për qytetarët shqiptarë.
Për një vendim në gjykata, sot një qytetar i duhet të presë 15-20 vite. Për një dhunim të drejte, në kërkim të të drejtës së tij, sot një qytetar duhet të paguajë ryshfet qimet e kokës për prokurorët dhe gjyqtarët e vetuar nga partia, që nuk kanë ligj e as moral. Sot shqiptarët janë kombi i vetëm që kanë humbur në mënyrë të tmerrshme të drejtën e një procesi ligjor të drejtë. Për të sjellë një çështje në gjykim, duhet të paguajnë qimet e kokës ryshfet. Për të fituar të drejtën, duhet të paguajnë tre herë më shumë.

Ky është krahu korruptiv i drejtësisë sot. Po akoma më i zi është krahu politik i saj. Organet e saj speciale, të cilat tejkalojnë edhe organet e dikurshme të diktaturës në shumë aspekte, Shqipërinë po e gërryen, po e rrënon vjedhja e tmerrshme qeveritare. Organet politike me Dumanin dhe Dumanët, firmosin amnistira për Edi Ramën, Erion Veliajn, Damian Gjiknurin që kanë vjedhur dhe vjedhin qindra milionë euro taksa të shqiptarëve. Organet e specializuara angazhohen në luftë frontale kundër kundërshtarëve të Edi Ramës. Sepse vjedhin vetë, sepse janë të korruptuara vetë, sepse shpërblehen me korrupsion dhe e dinë se opozita do të përmbysë antishtetin e tyre. E dinë se opozita do të përmbysë sistemin e korrupsionit të tyre. Proceset më qesharake janë sot në Shqipëri. Oratorët para meje sollën shembuj dhe janë të shumta. Të gjitha këto bëhen me një qëllim, parzmore për të amnistuarit, Erion Veliaj, Edi Rama, Engjëll Agaçi, Artur Metani. Përpiqen të hiqen se janë të pavarur, në një kohë që janë kryekëput të varur nga urdhri i Edi Ramës dhe nga xhepi i tyre. Të dashur miq, në çdo aspekt po ta analizosh këtë regjim, përbën një katastrofë të madhe për vendin. Në këtë aspekt, beteja e secilit prej jush ngrihet në zenitin e guximit, në zenitin e vizionit dhe frymëzimit njerëzor. Me qëndrimin tuaj ju dëshmoni se nuk pajtoheni kurrë me këtë regjim monist, në të cilin të gjitha pushtetet janë të përqendruara në duart e një njeriu. Një njeriu që vetëm vjedh pasurinë, fondet, financat, pasuritë publike të shqiptarëve, vetë, me familjarët e tij, me qeverinë e tij organizatë kriminale. Të gjitha pushtetet janë në duart e një njeriu që ka për armë kryesore korrupsionin, blerjen. Korruptoi opozitën, korruptoi diplomatë, korruptoi eksponentë kryesorë të zbulimit. Por siç thashë, krahas rrëmbimit të votës, ka rrëmbyer dhe sistemin e drejtësisë me ndihmën e Xhorxh Sorosit.

Lexo edhe:

36 mijë euro fluturimi me charter/ Kryeministria: Udhëtimi i Ramës u mbulua nga “Air Albania”

Çollaku: Shqipëria identifikohet globalisht si shtet i kontrolluar nga grupet narkotike

Etiketa: BerishadrejtesiaRamaXhorxh Soros

Lajme të lidhura

AKTUALITET

36 mijë euro fluturimi me charter/ Kryeministria: Udhëtimi i Ramës u mbulua nga “Air Albania”

08:05 : 28/06/2025
AKTUALITET

Çollaku: Shqipëria identifikohet globalisht si shtet i kontrolluar nga grupet narkotike

18:53 : 27/06/2025
AKTUALITET

Berisha nxjerr të dhënat: Kutitë e votimit u mbushën jashtë dhe u zëvendësuan në qendrat zgjedhore

13:21 : 27/06/2025
AKTUALITET

Erion Veliaj “lufton” akuzat për korrupsion me fushatë PR-i në TikTok

12:58 : 27/06/2025
AKTUALITET

“Hipokrit”/ Politikani britanik sulmon Ramën: Merri mbrapsht kriminelët e tu

10:52 : 27/06/2025
AKTUALITET

Andi Bushati: Meta mbahet në burg nga Rama

22:34 : 26/06/2025
Para

"O Sali dil nga shpia, ashtu siç bëri Gjergj Elez Alia"/ Demokrati i thur vargje Berishës

TË GJITHA

“Blue Taxi” aksidentohet në mes të Tiranës, përplaset me kangjellat te Ambasada amerikane

09:06 : 28/06/2025

“Air Albania” drejt falimentimit, por mbulon fluturimet me charter të Ramës? SPAK “fle gjumë”

08:54 : 28/06/2025

Këmbimi valutor 28 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:29 : 28/06/2025

Shmangni qëndrimin në diell/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:17 : 28/06/2025

36 mijë euro fluturimi me charter/ Kryeministria: Udhëtimi i Ramës u mbulua nga “Air Albania”

08:05 : 28/06/2025

Nga çmimet më të shtrenjta, te të ardhurat më të pakta për frymë/ Për çfarë mbajmë rekorde në Europë

07:59 : 28/06/2025

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com