• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Veliera” prej 8.5 mln eurosh në Durrës ka nisur të ndryshket pa përfunduar

17:24 : 25/01/2024
në AKTUALITET

Tetë vite nga nisja e punimeve dhe projekti Veliera në Durrës ende nuk ka përfunduar.  Ndërkohë që një pjesë e materialeve ka nisur të ndryshket, Bashkia Durrës konfirmon se projekti është në fazën e katërt dhe përfundimtare të punimeve.

Shkallet e ndryshkura te objektit

“Struktura nuk ka asnjë dobi të shprehur që në hartimin e vet por dhe pas. Është një vepër artistike me tepër sesa një vepër urbane“ – shpjegon urbanisti Artan Kacani.

Projekti “Veliera” u financua fillimisht në mars 2016, me një fond fillestar prej 4.7 Milion Euro. Kontrata u fitua nga bashkimi i kompanive “Everest” dhe “Fusha”, të cilat filluan punimet. Bashkia Durrës pohon për Citizens Channel se tashmëvlera e projektit është dyfishuar duke arritur në rreth 8.5 milionë euro.

“Ky projekt është në shërbim të të gjithë territorit të Shqipërisë për lidhjen që ka me turizmin si dhe pozicionin territorial strategjik duke përmirësuar trafikun e mjeteve motorrike“ – e quan Bashkia Durrës në lidhje me funksionalitetin e projektit.

Nga 92 qytetarë të anketuar përmes një pyetësori nga Media Amfora, 81 persona e vlerësuan negativisht projektin e Velierës për qytetin e Durrësit, ndërsa vetëm 11 persona e vlerësuan atë pozitivisht.

Lexo edhe:

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

Veliera që po lundronin pësoi defekt, dy shtetas të huaj ndihmohen nga policia kufitare

Ankete nga Amfora.al

“Segmenti rrugor ka bllokuar qarkullimin e vazhdueshëm për këmbësorët. Ka ndërprerë lidhjen direkt me portin, duke spostuar trafikun tek rruga përgjatë bankës. Zvarritja punimeve është një indikator i paqartësisë financiare dhe vendimmarrëse“ – përfundon urbanisti Kacani.

Drejtësi e munguar për shkatërrimin e arkeologjisë

Në mars 2017, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës vendosi “sekuestrimin preventiv” duke mos lejuar vazhdimin e punimeve në zonën arkeologjike A. Gjatë gërmimeve për punimet u zbuluan një sërë objektesh me vlerë arkeologjike.

“Pra, meqenëse dy këmbët veriore të Velës ngulen në zonën A arkeologjike, ndërtimi i saj duhet ligjërisht të spostohet”,-  argumentoi në atë kohë specialistiti i arkeologjisë Gjergj Frashëri.

Bashkia Durrës i konfirmoj Citizens Channel se një pjesë e objekteve të gjetura gjatë gërmimeve janë të vendosura te Muzeu Arkeologjik Durrës, i cili qëndron prej 15 muajsh i mbyllur për shkak të tejkalimit të afateve të restaurimit.

Pas 13 seancash gjyqësore, Gjykata Administrative la pezull si kërkesat e Bashkisë ashtu edhe kërkesat e shoqërisë civile për të bllokuar procesin. Dy vite më pas, në shkurt të 2019, Gjykata Administrative e Apelit vendosi t’i hapi rrugën përfundimit të projektit “Veliera”, duke ndaluar gjykimin e çështjes.

Dy vite më vonë, më 22 prill 2021, çështja “Veliera” u rikthye për hetim në prokurorinë e Durrësit. Edhe pse u parashikua që brenda tre muajve të përfundonin hetimet bazë për kallëzimet e shoqërisë civile për dëmet arkeologjike, ende deri më tani asnjë vendim nuk është bërë publik.

/Citizens Channel

Etiketa: 8.5 milione eurondryshketpa perfunduarveliera

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

14:37 : 31/10/2025
AKTUALITET

Veliera që po lundronin pësoi defekt, dy shtetas të huaj ndihmohen nga policia kufitare

20:21 : 25/05/2025
AKTUALITET

Eksplozivi te “Veliera” në Durrës, policia: Ishte lidhur me një celular të ngjitur me natriban

10:25 : 21/05/2025
AKTUALITET

Një dekadë në pritje/ Burokracia bllokon shpronësimet e projektit Veliera

16:17 : 02/03/2025
AKTUALITET

Detaje nga veliera e gjetur në Kavajë/ Pronari ende i zhdukur, djali: Nuk kam…

10:05 : 13/09/2024
AKTUALITET

Si u transformua Veliera 11 milionë euroshe në një “elefant të bardhë” për Durrësin

18:46 : 19/12/2023
Para

Tragjike në Spanjë/ Po udhëtonin drejt Madridit, vde*in në aksident 3 tifozë të Sevillas

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom