• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria, në hartën e trafikimit të heroinës nga Afganistani nëpër Europë

08:10 : 25/01/2024
në AKTUALITET, BOTA, KRYESORE

Shqipëria është pjesë e hartës ballkanike që trafikon heroinën nga Afganistani, përmes Iranit e Pakistani, sipas një raporti të fundit të Qendrës Europian të Monitorimit të përdorimit të drogave (EMCDDA).

Në skemën e publikuar në raport, për vendet jo të BE-së, të identifikuara si ‘origjinë’ ose ‘tranzit’ të heroinës të kapur në Bashkimin Europian për periudhën 2018-2021. Shqipëria, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar janë të vetmet vende të Europës që janë të përfshira në këtë skemë (shiko skemën në fund).

Shqipëria, sipas raportit, është pjesë e rrugës ballkanike.

Rruga ballkanike nga Afganistani përmes Iranit, Turqisë dhe vendeve të Ballkanit përfaqëson rrugën më të shkurtër dhe më të drejtpërdrejtë drejt tregjeve të konsumit europian. Në këtë rrugë, heroina zakonisht hyn në BE në pikat e kalimit kufitar tokësor në Bullgari ose Greqi.

Ky është një korridor i krijuar për trafikimin e heroinës në BE dhe të anhidridit acetik në drejtim të kundërt (Anhidridi acetik është kimikati kryesor që përdoret për prodhimin e heroinës).

Lexo edhe:

Shqipëri-Serbi/ Gazetari zbulon detaje: Lojtarët serbë do të vijnë me ‘bukë me vete’!

Më të shtrenjtët në rajon! Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare?

Njësitë e zbatimi të ligjit e identifikojnë Iranin si një qendër të rëndësishme për trafikimin e heroinës përgjatë rrugës ballkanike, ku fshihen sasi të mëdha të drogës, të përfshira në ngarkesa të ligjshme dhe të fshehura në automjete, që më pas trafikohen më tej drejt BE-së nëpërmjet Turqisë.

Në kufi me dy shtete anëtare të BE-së, Turqia është një tjetër vend kyç në rrugën ballkanike. Megjithëse konfiskimet e heroinës u ulën gjatë krizës së COVID-19, Turqia vazhdoi të konfiskonte sasi të konsiderueshme heroine, duke raportuar një rekord prej 22.2 ton në 2021.

Nga Turqia, heroina dërgohet në BE përgjatë tre degëve të rrugës ballkanike:

dega jugore – tokësore përmes Greqisë dhe Shqipërisë ose duke përdorur metoda detare përmes Detit Mesdhe,

dega qendrore – përmes Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi, Bosnjë-Hercegovinës, Kroacisë dhe Sllovenisë, dhe në Itali ose Austri, kryesisht nga toka,

Dega veriore – një rrugë tokësore nga Bullgaria në Rumani dhe më pas drejtpërsëdrejti në tregjet e konsumit në BE-në qendrore dhe perëndimore.

Sipas raportit, një pjesë e heroinës së kontrabanduar përgjatë degëve jugore dhe qendrore mund të devijohet për konsum lokal ose të ruhet përkohësisht në magazina në rajonin e Ballkanit Perëndimor, përpara se të transportohet në tregjet e BE-së.

Raporti përshkruan tregun europian të heroinës (opioidi i paligjshëm më i përdorur), nga prodhimi dhe trafikimi, deri te shpërndarja dhe përdorimi.

Tregu i heroinës me pakicë në BE vlerësohet të ketë vlerë të paktën 5.2 miliardë euro në vit. Sasia e heroinës së kapur nga shtetet anëtare të BE-së mëse u dyfishua në vitin 2021 në 9.5 ton – sasia më e lartë në 20 vjet – ku u zbuluan ngarkesa të mëdha individuale në portet detare. Përdorimi i paligjshëm i opioideve mbetet një shqetësim i madh në BE, duke qenë shkaktari për rreth tre të katërtat e mbi 6 000 vdekjeve nga mbidoza të lidhura me drogën në vitin 2021. Ka rreth 1 milion përdorues të opioideve në BE, thotë raporti.

Trafikimi dhe shpërndarja e heroinës është aktiviteti kryesor për disa rrjete kriminale që operojnë në BE, të cilat kanë infrastrukturë dhe kontakte të strukturuara. Ashtu si me llojet e tjera të drogës, abuzimi me strukturat legale të biznesit, pastrimi i parave dhe korrupsioni janë ndër faktorët kryesorë që mundësojnë tregun e paligjshëm të heroinës, thotë raporti./Monitor.al

Etiketa: hartaShqiperitrafikim kokaine

Lajme të lidhura

SPORT

Shqipëri-Serbi/ Gazetari zbulon detaje: Lojtarët serbë do të vijnë me ‘bukë me vete’!

22:50 : 05/06/2025
AKTUALITET

Më të shtrenjtët në rajon! Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare?

18:17 : 05/06/2025
AKTUALITET

Kontrasti në Shqipëri/ Ulen kostot e ndërtimit, por rriten çmimet e apartamenteve

14:14 : 04/06/2025
AKTUALITET

Vokshi: Kur u tregojmë miqve në Europë se çfarë ka ndodhur me zgjedhjet në Shqipëri, u duket e pabesueshme

21:51 : 03/06/2025
AKTUALITET

Turizmi rrit çmimet, shqiptarët do të paguajnë edhe më shumë për ushqimet

20:05 : 03/06/2025
AKTUALITET

Sylvinho me “dhimbje koke”/ Mungojnë Asani dhe Ajeti! Alarmon Broja në prag të sfidës kundër Serbisë

08:38 : 03/06/2025
Para

Shpërthen bombola e gazit në Shijak, dëmtohet banesa

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 6 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 05/06/2025

Spanja eliminon Francën mes 9 golash, derbi iberik në finalen e Ligës së Kombeve (Video)

22:59 : 05/06/2025

Panik në ajër, avioni drejt Milanos goditet nga turbulencat, plagosen 8 pasagjerë

22:57 : 05/06/2025

4 hapat për një mendje të gjallëruar

22:52 : 05/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Gazetari zbulon detaje: Lojtarët serbë do të vijnë me ‘bukë me vete’!

22:50 : 05/06/2025

Rriten rreziqet nga substancat narkotike të reja, paralajmëron agjencia e BE-së për barnat

22:45 : 05/06/2025

Musk hedh akuzën e rëndë: Trump është në dosjet e Epstein, ndaj nuk janë bërë publike

22:37 : 05/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com