• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fshehu dënimin në Greqi/ GJKKO mban larg burgut Hajdarin dhe i shpëton mandatin

Për fshehjen e dënimit në Greqi, kryetari i Bashkisë së Kuçovës Kreshnik Hajdari u dënua me 6 muaj burgim i konvertuar në punë komunitare. Një vendim që e mban larg burgut dhe i shpëton mandatin e kryebashkiakut.

14:00 : 25/01/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE
Kreshnik Hajdari

Kreshnik Hajdari

Gjykata e Posaçme dënoi këtë të enjte me 9 muaj burgim kreun e bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, për akuzën falsifikim i vulave, stampave ose formularëve, më shumë se një herë. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul në 6 muaj burgim dhe në aplikim të nenit 63 të Kodit Penal, gjyqtarja Elsa Ulliri vendosi dënimin përfundimtar të Hajdarit me 150 orë punë në interes publik.

Prokuroria kishte kërkuar dënimin e Hajdarit me 1 vit burgim dhe konvertim e dënimit me punë publike për veprën penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, më shumë se një herë – që sipas Kodit Penal parashikon një dënim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet burgim.

Njoftimi i gjykatës për vendimin

Vendimi duket se i shkon për shtat Hajdarit, që nga njëra anë e mban jashtë burgut dhe nga ana tjetër i shpëton mandain. Sipas ligjit të dekriminalizimit, nëse do të ishte dënuar me një vendim të formës së prerë me më shumë se 6 muaj burgim, Hajdari do të humbte mandatin e kryebashkiakut.

Pas seancës, në një prononcim për gazetarët, avokati i tij, Theodhori Sollaku paralajmëroi ankim të vendimit të shkallës së parë.

Lexo edhe:

Maliqi: Mjerë kush e drejton Bashkinë Kuçovë të dhuruar dhe grabitur nga Narkoshteti

Maliqi: Hajdari dhe Salillari e kanë lënë Kuçovën në mëshirë të fatit

Në Nëntor 2023, Hajdari u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për akuzën e “falsifikimit të formularëve”, pas një kallëzimi po nga opozita lidhur me fshehjen e një dënimi në Greqi në formularin e vetdeklarimi. Kreshnik Hajdari kandidoi për kryetar bashkie në Kuçovë në zgjedhjet e qershorit 2019, si dhe në lokalet e fundit – 14 maj 2023. Në të dyja rastet, në formularin e vetëdeklarimit, ka pohuar se nuk ka qenë ndonjëherë në hetim ose gjykim nga një autoritet i huaj, për kryerjen e një vepre penale, si dhe nuk ka qenë ndonjëherë i dënuar me vendim të formës së prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar ose i huaj. Megjithatë, komunikimi i autoriteteve shqiptare me ato greke ka zbuluar të kundërtën.

Fshehja e dënimit

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi zyrtarisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve më 2 nëntor të këtij viti se Hajdari është dënuar me 4 muaj burgim nga Gjykata e Janinës në vitin 1999, për shkelje të paligjshme të kufirit. Të dhënat e autoriteteve greke tregojnë se dënimi i dhënë për Kreshnik Hajdarin, në atë kohë 17 vjeç, ishte konvertuar në gjobë që llogaritej në shumën 1500 dhrami për çdo ditë burgu. Procesi gjyqësor në Gjykatën e Janinës rezulton të jetë ndjekur personalisht nga Kreshnik Hajdari dhe ai është deportuar menjëherë pas përfundimit të procesit gjyqësor.

Kreshnik Hajdari ka pasur detyrimin ligjor për t’i deklaruar këto të dhëna në formularin e “Dekriminalizimit”, në momentin kur ai vendosi të kandidojë për drejtimin e Bashkisë së Kuçovës, në Mars të vitit 2023, si dhe në zgjedhjet paraardhëse. Por, siç rezulton nga formulari që i dorëzuar në KQZ, Hajdari nuk ka deklaruar faktin që është dënuar penalisht dhe është deportuar, ndërkohë që ka pasur dijeni, si për vendimin e gjykatës, ashtu edhe vendimin e autoriteteve policore për deportimin e tij nga Greqia në drejtim të Shqipërisë.

Ligji “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i njohur si “Ligji i Dekriminalizimit”, u miratua në vitin 2015. Ai mbështetet në, më së paku dy shtylla kryesore; detyrimin e zyrtarëve për të deklaruar çdo lloj vendimi dënimi penal, edhe në rastet kur ato janë shuar, parashkruar apo rehabilituar; si edhe ndalimin për të qenë pjesë e administratës e çdo personi të dënuar me një vendim penal me burgim mbi 6 muaj. Dënimi i dhënë nga Gjykata e Janinës me 4 muaj burgim duket se nuk duhet të përbënte kriter ndalues për zgjedhjen e Kreshnik Hajdarit në postin e kryetarit të Bashkisë së Kuçovës. Por, ai rezulton se nuk e ka deklaruar aspak dënimin penal, si edhe fakti që është deportuar nga Greqia, duke e vendosur veten në pozitën e personit që ka kryer veprën penale të “Falsifikimit të formularëve, vulave, stampave ose formularëve”.

Lidhur me fshehjen e dënimit, SPAK e mori të pandehur, ndërsa kreu i KQZ Ilirjan Celibashi vlerësoi se nuk ka arsye ligjore që Kreshnik Hajdarit t’i ndërpritet mandati i kryebashkiakut të Kuçovës. Vendimi u ankimua nga opozitari Lefter Maliqi, ndërsa Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi kthimin e shqyrtimit të kërkesës për shkarkimin e Hajdarit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Ndërkohë, në SPAK, ndaj Hajdarit janë depozituar disa kallëzime për çështje të ndryshme.

Etiketa: Kreshnik Hajdari

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Maliqi: Mjerë kush e drejton Bashkinë Kuçovë të dhuruar dhe grabitur nga Narkoshteti

09:16 : 12/11/2024
AKTUALITET

Maliqi: Hajdari dhe Salillari e kanë lënë Kuçovën në mëshirë të fatit

10:20 : 25/10/2024
AKTUALITET

“Dënim qesharak”/ Maliqi: Salianji dënohet pa prova, Hajdari vijon detyrën. Duhat ta shkarkonte Rama

18:29 : 11/10/2024
Lajmet e Dites

Dënimi i Kreshnik Hajdarit, Maliqi: Ligji funksionon me dy standarde në shtetin e ‘Bablokut’

10:10 : 11/10/2024
AKTUALITET

Protesta e banorëve të Perondisë/ Maliqi: Hajdari e ka vendin në burg, SPAK fle mbi dosjet

10:49 : 14/08/2024
AKTUALITET

SPAK nuk vepron për kallëzimet e tij/ Maliqi: Fle mbi dosjet ndaj Hajdarit, e mbron edhe Çuçi!

11:47 : 16/07/2024
Para

Gjyqi ndaj Belerit/ Zbardhen dëshmitë e dy zyrtarëve të Prokurorisë e Gjykatës së Vlorës

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com