• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Moska akuzon Kievin për rrëzimin e avionit ushtarak rus

15:16 : 24/01/2024
në BOTA

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë akuzoi të mërkurën forcat ukrainase për rrëzimin e një avioni ushtarak transporti ku humbën jetën të gjithë personat në bord, mes tyre 65 të burgosur ukrainas lufte që do të shkëmbeheshin. Robërit e luftës po transportoheshin në rajonin Belgorod të Rusisë, thanë zyrtarët. Deri në publikimin e lajmit nuk ka patur komente nga zyrtarët ukrainas. Agjencia e lajmeve Associated Press nuk ka mundur të konfirmojë se kush ndodhej në bordin e avionit të rrëzuar. Zyrtarët në Kiev bënë thirrje kundër shpërndarjes së informacioneve të paverifikuara.

Përveç 65 robërve të luftës, avioni ushtarak i transportit kishte një ekuipazh prej 6 vetash dhe tre pasagjerë të tjerë, thanë zyrtarët rus të mbrojtjes. Sipas deklaratës, radari rus regjistroi lëshimin e dy raketave nga rajoni ukrainas i Kharkiv-it në kufi me Belgorodin. Ministria e Mbrojtjes së Rusisë e quajti sulmin “një akt terrorist.” Moska njoftoi tha se një komision i posaçëm ushtarak ishte rrugës për në vendin e rrëzimit të avionit. Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, RIA Novosti, duke cituar ministrinë, tha se robërit ukrainas po transportoheshin në rajonin kufitar për t’u shkëmbyer me të burgosurit rus të luftës që mbahen nga Ukraina.Forcat ajrore ruse janë përballur me një seri rrëzimesh të avionëve të tyre, ndërsa vëzhguesit thonë se është rrjedhojë e një numri më të madh fluturimesh mes luftimeve në Ukrainë.

Kur kanë kaluar më shumë se dy vite nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës, vija e frontit prej 1500 kilometra është kryesisht e palëvizshme ndërsa vendi po përjeton një mot të acartë. Ndërsa të dy palët kërkojnë të plotësojnë rezervat e armatimeve, kohët e fundit lufta është përqendruar në sulme me rreze të gjatë. Më herët, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se një sulm rus me raketa të martën shkaktoi 18 të vrarë dhe 130 të plagosur. Sulmet goditën 130 ndërtesa banimi në tre qytete të Ukrainës, “të gjitha shtëpi të zakonshme”, tha Presidenti Zelenskyy në rrjetin X.

Sulmi i Rusisë, i cili përfshinte objektiva në kryeqytetin Kiev dhe qytetin e dytë më të madh Kharkiv, ishte më i madhi në javët e fundit dhe u dha peshë thirrjeve të Presidentit Zelenskyy për aleatët perëndimorë që të ofrojë më shumë ndihma ushtarake.

“Këtë vit, përparësi është forcimi i mbrojtjes ajrore për të mbrojtur qytetet dhe qytezat tona, si dhe për të mbrojtur pozicionet në vijën e frontit,” tha Presidenti Zelenskyy në rrjetin X të martën vonë./ VOA

Lexo edhe:

Gjermania kërkon reagim nga NATO: Rusia po teston sigurinë e Europës

‘Sulmet ruse zgjatën 12 orë’, Zelensky: Mbi 600 dronë mbi Kiev vranë 4 persona

Etiketa: avion ruskievMoska

Lajme të lidhura

BOTA

Gjermania kërkon reagim nga NATO: Rusia po teston sigurinë e Europës

14:36 : 30/09/2025
BOTA

‘Sulmet ruse zgjatën 12 orë’, Zelensky: Mbi 600 dronë mbi Kiev vranë 4 persona

12:58 : 28/09/2025
BOTA

Pas sulmit masiv rus mbi Kiev, Polonia mbyll hapësirën ajrore dhe nis avionët luftarakë

08:26 : 28/09/2025
BOTA

Kievi bombardohet 4 herë gjatë natës nga raketat ruse, një nga sulmet ajrore më të mëdha që nga fillimi i luftës

08:06 : 28/09/2025
BOTA

Von der Leyen shpërthen pas sulmit ajror në Kiev: Kremlini po vret pa dallim!

15:29 : 07/09/2025
BOTA

Mesazhet që “ulërasin” nga Pekini: Siguria e Europës nuk do të jetë më kurrë e njëjtë

09:45 : 04/09/2025
Para

“Do digjen përbrenda, pasion i madh…”, Meri Shehu bën parashikimin e yjeve/ VIDEO

TË GJITHA

“U hodh në erë procesi”/ Alimehmeti i përgjiogjet Shehajt: I kërkuam takim për Binajn, por nuk u përgjigj

23:01 : 06/10/2025

OBSH: 15 milionë adoleshentë në botë përdorin cigare elektronike, 9 herë më shumë se të rriturit

22:52 : 06/10/2025

VIDEO/ Me pranga në duar, momenti kur Elvis Shkambi futet në Policinë e Tiranës

22:49 : 06/10/2025

“Do ju hedh të gjithëve në erë”/ Si e paralajmëroi në media krimin e sotëm Gjon Shkambi (VIDEO)

22:28 : 06/10/2025

“Prokuroria nuk ka hetuar”/ Hoxha: Nuk është hera e parë që gjyqtarët kërcënohen në sallën e gjyqit

22:20 : 06/10/2025

“Kam parë pamjet”/ Gazetarja: Elvisi mbushi armën teksa lexohej vendimi, ja drejtoi dhe sekretares

22:05 : 06/10/2025

“Ku*vë je”/ I riu dhunon nënën dhe motrën, kërkon t’u marrë banesën

21:56 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com