Ashtu siç do mbrëmje, edhe këtë të martë, mbështetësit e kreut të PD-së, Sali Berisha janë mbledhur për të protestuar poshtë banesës së tij, në mbështetje të liderit demokrat.
Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se shkoi sot në SPAK për të denoncuar aktin e tyre antiligjor, antikushtetues të vendosjes së liderit të PD-së, në ‘arrest shtëpie’ ndërprerjes së çdo komunikimi, përveç se familjar. Sipas tij, ky vendim shkel në mënyrë flagrante kushtetutën dhe konventën evropiane të të drejtave të njeriut.
Kreu i PD-së tha më tej se shkoi sot në SPAK, pasi ishte i bindur se kryeministri Edi Rama nuk e kishte lejuar grupin e tij të organizuar në kriminal në Skapin e partisë, siç e konsideron ai, që ta pyesnin,pasi sipas tij, kishte frikë dhe tmerr nga përgjigjet e tij.
Gjatë fjalës së tij, Berisha la të nënkuptohej se prokurorët i kishin refuzuar marrjen e provave, pasi sipas tij, ata e dinin se ato prova, do të asgjësonin përfundimisht mashtrimin kriminal të tyre dhe do zbulonin urdhrin e marrë nga Edi Rama, për montimin e piramidës së mashtrimit me dosjen ‘Partizani’.
Berisha sulmoi edhe kreun e SPAK, Altin Dumani, për të cilin tha se është një fanatik që për moral ka partinë, korrupsionin politik.
Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetje të përzemërta. Misionarë të guximit, misionarë të shpresës, misionarë të fitores. Të dashur miq! Sot unë shkova për tu marrë në pyetje për herë të parë pas mbi 3 vitesh hetim fals, nga grupi i organizuar në kriminal të partisë, Dumani, Kraja, Millonaj dhe kompani. Për kureshtjen tuaj kur më pyetën ku banon, ju përgjigja; Rruga e Shpresës. U dridhën nga frika. U tmerruan nga frika. Miqtë e mi! Unë shkova dhe shkova në përputhje me një parim që unë e besoj plotësisht, për të cilin dhe kam luftuar. Në vitin 2012 kemi hequr në parlament mbrojtjen për marrjen në pyetje të deputetëve. Në këtë kontekst, isha i bindur se Edi Rama që nuk kishte lejuar grupin e tij të organizuar në kriminal në Skapin e partisë që të më pyesnin, kishte frikë dhe tmerr nga përgjigjet e mia.
Ndaj dhe unë ju deklarova përfaqësuesve të organizatës kriminale të Edi Ramës se jam këtu për ti bërë gjyqin, për të denoncuar aktin antikushtetues të Edi Ramës, keqshfrytëzimin e segmenteve të tij të krimit në Skapin e partisë, për vendosjen e masave të sigurisë pa marrë miratimin e parlamentit, në një akt të mirëfilltë puçist ndaj parlamentit. Edi Rama i tmerruar nga Sali Berisha vendosi duke besuar se do të intimidonte në mënyrën më antikushtetuese masa ndalimi i daljes jashtë vendit, paraqitja e rregullt në polici, të cilat unë në emrin tuaj dhe të çdo shqiptari që i thotë kushtetutës, kushtetutë dhe ligjit, ligj, i refuzova me përçmimin më të madh. Isha aty për të denoncuar gjithashtu aktin prej burracaku, aktin prej frikacaku, aktin e turpshëm kriminal të kreut të narkoshtetit Edi Rama, që urdhëroi grupin e strukturuar kriminal të tij në Skap të kryesuar nga Damani, Kraja, Millonaj, por dhe plotë të tjerë aty, ti kërkojë parlamentit rëndimin e masave, jo mbi bazë faktesh, provash, dokumentesh, se ato nuk ekzistonin, por ti kërkojë mbi bazën se unë refuzova aktin e tyre puçist dhe parlamenti i Lindës së parlamentit, në një akt të pashembullt, pa dosje, pa prova, pa fakte, pa dokumente në prani të 50 gardistëve aktin e arrestimit tim, me burg apo në shtëpi, heqjen e imunitetit e me radhë.
Isha sot në Skapin e partisë për të denoncuar aktin e tyre antiligjor, antikushtetues të vendosjes së liderit të PD-së, në ‘arrest shtëpie’ ndërprerjes së çdo komunikimi, përveç se familjar. Një vendim që shkel në mënyrë flagrante kushtetutën, konventën evropiane të të drejtave të njeriut, një vendim që nderon vetëm diktatorët e shëmtuar, kudo që janë. Unë shkova aty dhe denoncova me forcën më të madhe grupin e strukturuar kriminal në Skapin e partisë dhe Edi Ramën, i cili i urdhëroi ata, të refuzojnë provat që shkrinin si dielli brymën, piramidën e tyre të mashtrimit. Nuk kishte ndodhur kurrë që një prokurori të refuzojë të marrë provat, vetëm e vetëm se e dinin se ato prova, do të asgjësonin përfundimisht mashtrimin kriminal të tyre. E dinin se ato prova zbulonin urdhrin e marrë nga Edi Rama, për montimin e piramidës së mashtrimit me dosjen ‘Partizani’. Unë isha sot aty në strofullën e krimit të organizatës kriminale, ku denoncova me forcën më të madhe, vendimin e tyre si mercenarë në kundërshtim me ligjin, Kushtetutën, Konventën Europiane të të drejtave të njeriut, për të mos lejuar Sali Berishën të paraqitet, të ushtrojë mandatin e deputetit ditën që ka parlament. Unë isha aty për të denoncuar këto qëndrime të shëmtuar me të cilat Edi Rama i tmerruar nga Sali Berisha, i tmerruar nga denoncimet e përditshme të vjedhjeve të tij personale, të vjedhjeve të familjarëve të tij nga pasuritë publike. Të lidhjeve të tij kriminale me bandat, me Sinaloan e Meksikës, banditë dhe organizata kriminale në Shqipëri. Firmat e tij mbi vjedhjen e shekullit. Firmat e tij mbi vjedhjet e tjera të PPP-ve për të cilat Edi Rama do të marrë shekuj e shekuj vite burgu. Unë isha sot aty në emrin tuaj, për të përfaqësuar ju, për të denoncuar personalisht Skapistët si organizatë kriminale e narkodiktatorit, të kreut të krimit në Shqipëri, Edi Rama. Ato të cilat unë ua kisha thënë me dhjetëra e qindra herë në konferencë shtypi, në emrin tuaj duhej të ua thosha në sy. Nuk mundet të pranoj një organizatë kriminale që shkelmon nga mëngjesi në darkë, mbi interesat e qytetarëve, duke u bërë mburojë e krimeve monstruoze të Edi Ramës, Olsi Ramës, Erion Veliajt, Damian Gjiknurit, Taulant Ballës dhe kriminelëve të tjerë në qeveri.
Të dashur miq! Do të ju pyes unë ju, çfarë dallimi ka Nuredini, Damani me Altin Damanin. Nuredini është një serial killer, por i penduar, ndërsa Altini i shet dosjen me horrat e tij në Skapin e partisë. Dosjen e pendesës. Çfarë dallimi ka Altini nga ai i cili ka vjedhur me firmën e tij jo 10, por mbi 130 mln euro mbi djegësin e Tiranës, pra Rama e Veliaj që janë zhdukur pa nam e nishan. Kurse ky përdor pushtetin si kriminel i vërtetë për të shpallur amnistinë e tyre. Miqtë e mi! Çfarë është ky mercenar i cili me urdhër të Lindës, Linda Ramës, Lindës së Surrelit, prish dosjen dhe e shpall në ‘arrest’ Arben Ahmetajn. Në një kohë kur burri i Lindës kishte firmosur procedurën antiligjore. Burri i Lindës që urdhëronte arrestimin e Ahmetaj, kishte përmbysur strategjinë ekzistuese për trajtimin e mbetjeve dhe kishte vendosur strategjinë e djegësave. Në një kohë kur burri i Lindës që urdhëronte skapistin Damani, për arrestimin e Arben Ahmetaj, kishte firmosur procedurën me negociata të mbyllura antiligjore, kishte urdhëruar firmosjen e 17 dokumenteve në 24 orë, në një kohë kur kishte firmosur bonusin me 8 pikë për vjedhjen e shekullit për sipërmarrjen që ekzistonte vetëm në mendjen e tij dhe të Erion Veliajt. Atyre që besojnë te Damani, që përligj kushtetutë dhe moral, ka statutin e partisë që është i korruptuar nga koka te këmbët, atyre u them, besimin nuk mund të jetë kurrë i verbër se Dumani është një fanatik që për moral ka partinë, korrupsionin politik.