• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VOA: Shqipëri, shqetësime për shkallën e dhunës ndaj grave dhe vajzave

20:51 : 21/01/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Një pëlhurë e gjatë, ku janë qëndisur me fill ngjyrë portokalli inicialet e grave dhe vajzave të dhunuara, të cilat kanë kërkuar ndihmë në Qendrën e Gruas “Hapa të Lehtë”, u ekspozua në Shkodër në 20 vjetorin e themelimit të kësaj qendre joqeveritare.

Drejtuesja e saj, Denada Shpuza, thotë se ideja lindi për t’i dhënë vlerë të gjitha grave dhe vajzave të dhunuara, të cilat ju drejtuan ndër vite për ndihmë Qendrës së Gruas “Hapa të Lehtë”.

“Këtu janë të qëndisura, të gjitha me dorë, 2783 iniciale të grave, të cilat kanë frekuentuar shërbimin antidhunë të qendrës së gruas. Është një punë kolosale. Siç e shikoni, në fund të kësaj telajo 12 metër e gjatë dhe 1.6 metër e lartë është shkruar “Misioni vazhdon” në punën tonë në shërbim të këtyre grave dhe vajzave që dhunohen”, thotë ajo.

Ana Mila, një vullnetare e vjetër e Qendrës së Gruas “Hapa të Lehtë”, thotë se fillimisht, përmes shërbimit kundër dhunës, u identifikuan inicialet e grave të dhunuara, disa prej të cilave përqafuan nismën dhe punuan për më shumë se tre muaj duke qëndisur me dorë në pëlhurë 2783 inicialet e vajzave dhe grave të dhunuara, mes të cilave, edhe inicialet e emrave të tyre.

“Ideja për t’i qëndisur të gjithë inicialet e grave të dhunuara ishte për të treguar jo vetëm vështirësitë që ato kanë kaluar, se duhet m’u skalit në shkëmb faktikisht dhe jo në një copë beze, por edhe gjithë sakrificën e punonjëseve të shërbimit antidhunë”, tregon ajo për Zërin e Amerikës.

Lexo edhe:

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja magnituda dhe epiqendra

Sërish paratë llaç e tulla! Një treta e investimeve në ekonomi shkoi për banesa më 2024

Pavarësisht se, nga viti në vit, është rritur shkalla e ndërgjegjësimit të grave dhe vajzave, thotë Ana Mila, gratë e dhunuara vazhdojnë të kenë nevojë për mbështetje, jo vetëm nga institucionet, por edhe nga shoqëria, së pari për të mos i paragjykuar.

“Ndërgjegjësimi është rritur, por është një fenomen që ekziston akoma, është përsëri i fortë dhe nevoja për të ndihmuar këto gra është shumë e pranishme”, thotë ajo.

Fenomeni i dhunës ndaj grave dhe vajzave mbetet një nga shkeljet më të përhapura të të drejtave të njeriut në Shqipëri. Që prej vitit 2006, kur në Shqipëri hyri në fuqi ligji i parandalimit të dhunës në familje, në të gjitha format e saj, 33 mijë e 628 gra janë pajisur me urdhër mbrojtjeje nga gjykatat, ndërsa 611 persona janë arrestuar për dhunë në familje.

Gjatë vitit të kaluar, për shkak të dhunës ekstreme, humbën jetën 11 gra, ndërsa, që nga viti 2010, në Shqipëri janë vrarë 159 gra, ç’ka dëshmon edhe mbi egërsinë e dhunës ndaj grave dhe vajzave si dhe nevojën e ndërgjegjësimit të mëtejshëm të shoqërisë ndaj këtij fenomeni.

“Dhuna në familje nuk duhet të konsiderohet më si një çështje e dyerve të mbyllura. Duhet t’i përmirësojmë të gjitha shërbimet, të cilat duhet që t’ju ofrohen grave dhe jo të kemi shërbime të cilat ju ofrohen vetëm në letër. Gjithashtu duhet të kemi një ndërgjegjësim më të madh të qytetarëve dhe, nga ana tjetër, duhet të kemi një edukim të fëmijëve që në moshë të hershme për të mos e pranuar dhunën”.

Në Shqipëri ka me dhjetëra organizata dhe shoqata, si dhe institucione shtetërore që, në fokus të punës së tyre kanë edhe parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave si dhe dhunës në familje. Megjithatë, jo rrallë, puna e tyre është formale dhe pa ndikimin e pritshëm në parandalimin e këtij fenomeni shqetësues për shoqërinë në Shqipëri./VOA

Etiketa: dhunagrateShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja magnituda dhe epiqendra

18:23 : 16/09/2025
AKTUALITET

Sërish paratë llaç e tulla! Një treta e investimeve në ekonomi shkoi për banesa më 2024

09:47 : 16/09/2025
AKTUALITET

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

15:52 : 15/09/2025
AKTUALITET

Në Shqipëri 17% e fëmijëve nën 5 vjeç janë obezë, 3-fish më e lartë se mesatarja globale për 2024

14:35 : 15/09/2025
AKTUALITET

“U infektova me hepatit C, humba 12 kg”/ Pecorelli letër senatorit italian: Po mbahem në burgun më të ashpër

20:43 : 14/09/2025
AKTUALITET

Shërbimet celulare në Shqipëri kushtojnë më shumë se mesatarja e BE-së

08:55 : 14/09/2025
Para

Kufoma në Tepelenë/ Policia: Gjetëm një kafkë njeriu në afërsi të një shpelle, dyshimet

TË GJITHA

“Urdhra nga derrat udhëheqës për një Shqipëri pa shpresë”, Bardhi reagon pas mbylljes së seancës

12:18 : 18/09/2025

Antentatet në Shkodër, Ragip Gila dyshohet edhe për vrasjen e Kristjan Kolës

12:15 : 18/09/2025

BILD: Princ Dobroshi dënohet me 13 vite burg dhe 8 milionë euro gjobë

12:10 : 18/09/2025

Hodhën Rregulloren drejt Ramës, socialistët kërkojnë ndëshkimin e deputetëve të PD

11:56 : 18/09/2025

Nis gjyqi në GJKKO për Ilir Beqajn, ish-ministri: Nuk jam njoftuar për akuzën e re

11:56 : 18/09/2025

Arrestohet sudanezi në Devoll, ndihmonte emigrantë për kalim të paligjshëm

11:51 : 18/09/2025

Po drejtonte autobusin në gjendje të dehur, arrestohet 61-vjeçari në Durrës. U përplas edhe me një makinë

11:45 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com