• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lejuan në kufi kalimin e makinave të vjedhura, pezullohen nga detyra 4 policët – EMRAT

09:52 : 21/01/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Katër policë kufitarë janë pezulluar nga detyra pasi kanë lejuar kalimin e automjeteve të trafikuara nga Greqia në Shqipëri.

Policët akuzohen për shpërdorim detyre. Ata nuk kanë kryer verifikime mbi dokumentacionet e mjeteve të një 32 vjeçari i cili kishte vjedhur 6 automjete në Greqi me qëllim shitjen në vendin tonë.

Autori i dyshuar për trafik është Maradona Cenolli, ndërsa policët e pezulluar janë Markelian Muarti, Stelio Lushi, Edison Mielli, Mariglen Azisllari.

Ndaj Cenollit Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg. Ndërsa janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 automjetet e vjedhura, me vlerë 130 000 euro.

Njoftimi i plotë:

Lexo edhe:

I dënuar në Itali për dhunë në familje, arrestohet në Malësi të Madhe 58-vjeçari/ EMRI

Krimi jashtë kontrollit/ Tre vrasje dhe një shperthim tritoli brenda pak orësh, policia hesht

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin M.C., 32 vjeç, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

AMP ekzekutoi gjithashtu vendimin e Gjykatës, për masën e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, si persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” ndaj 4 punonjësve të policisë:

– Inspektor M.M., 32 vjeç, me detyrë punonjës policie pranë PKK Kapshticë;
– Inspektor S.L., 56 vjeç, me detyrë punonjës policie pranë PKK Kapshticë;
– Inspektor E.M., 35 vjeç, me detyrë punonjës policie pranë PKK Kapshticë;
– Nënkomisar M.A., 28 vjeç, me detyrë Specialist për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë.

Nga hetimet e kryera me metoda proaktive në lidhje me këtë procedim penal, ka rezultuar se shtetasi M.C. ka trafikuar në Shqipëri automjete që rezutojnë të vjedhura në Greqi, duke iu bërë ndryshime në elementët identifikuese për t’i pajisur më pas me dokumente false, me qëllim shitjen në vendin tonë. Po kështu është arritur të dokumentohet me prova e fakte ligjore se punonjësit e Policisë, në shpërdorim të detyrës dhe në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, si edhe në shkelje të Procedurave Standarde të Punës, nuk kanë kryer verifikime mbi dokumentacionet e mjeteve, mungesat e prokurave apo autorizimet që duhet të dispononte shtetasi M.C. në momentin e futjes së këtyre mjeteve në territorin shqiptar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6 automjete të dyshuara të vjedhura, me vlerë 130 000 euro. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme. Hetimet vijojnë për përfshirje të shtetasve apo punonjësve të tjerë të policisë në këtë veprimtari kriminale.

Etiketa: AMParrestimkufipezullim nga detyrapolicetrafik automjetesh

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I dënuar në Itali për dhunë në familje, arrestohet në Malësi të Madhe 58-vjeçari/ EMRI

09:52 : 30/10/2025
AKTUALITET

Krimi jashtë kontrollit/ Tre vrasje dhe një shperthim tritoli brenda pak orësh, policia hesht

16:52 : 28/10/2025
AKTUALITET

Ndalohen tre policë në Elbasan, kishin kthyer lokalin në qendër bastesh

16:06 : 27/10/2025
Burgu
AKTUALITET

Arbër Çekaj e Fatmir Pjetri tentuan arratisjen, dërgohen për gjykim 3 punonjësit e burgut ‘313’

10:44 : 25/10/2025
AKTUALITET

Bënte namin me vjedhje në Durrës, arrestohet ‘skifteri’ nga Tirana

09:36 : 25/10/2025
AKTUALITET

Lejuan kultivimin e 550 rrënjëve kanabis, pezullohen nga detyra 4 policë në Kavajë/ EMRAT

14:32 : 22/10/2025
Para

Mbyten dy anije në ujërat e Kretës, shpëtohen 107 emigrantë

TË GJITHA

I shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet 37-vjeçari në Korçë

14:15 : 30/10/2025

Avokati i Erion Veliajt tërhiqet nga mbrojtja: Jam në konflikt interesi! Ç’do të ndodhë nesër në Kushtetuese

14:09 : 30/10/2025

“Avokati financohet nga Sorosi”, debat e tension në gjyqin për tragjedinë e Gërdecit

13:55 : 30/10/2025
Screenshot

Raporti i KLP në Kuvend, ankohet kryetarja Bogdani: Operojmë me 123 prokurorë më pak

13:47 : 30/10/2025

S’ka lekë për Onkologjikun? Qeveria paguan 6 mln euro OBP-në e Arlinda Pogaj për konsulencë tenderash

13:39 : 30/10/2025

“U kërkoj falje familjarëve”/ Vrau me thikë 42-vjeçarin në Berat, gjykata lë në burg Kristo Memën

13:35 : 30/10/2025

Berisha takohet me eurodeputetin Cristian Terhes: Denoncova shtypjen e opozitës dhe korrupsionin e qeveritarëve

13:27 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com