• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Boçi: SPAK të marrë Ramën të pandehur për 21 Janarin

17:28 : 21/01/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

“SPAK të marrë Ramën të pandehur për 21 Janarin”. Kështu shprehet nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi në një reagim për tragjedinë e ndodhur si sot, 13 vite më parë, ku u vranë 4 qytetarë në demonstratën para Kryeministrisë.

Sipas Boçit, sa herë vjen kjo datë, ka shpërthen një dhunë-zhurmë mediatike, produkt i një propagande të shfrenuar dhe histerike, duke lënë me qëllim jashtë vëmendjes shkakun thelbin dhe dinamikën që prodhoi 21 Janarin

Ish-deputeti demokrat shrkuan se “21 Janari” nuk ishte protestë e thjeshtë që rastësisht u shndërrua në tragjedi, por sipas tij, tentativë e përmbysjes së rendit kushtetues me dhunë dhe marrje pushteti e paralajmëruar po me dhunë dhe si i tillë u përgatit, u paralajmërua dhe u financua nga njerëz tashmë në pushtet, me në krye Edi Ramën.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Boçi shton më tej se Rama vetë në prononcimet e tij deklaronte domosdoshmërinë e pasjes së viktimave dhe i dërgoi njerëzit para Kryeministrisë që t’i vriste jo t’i drejtonte në një protestë politike. Sipas nënkryetarit të PD-së, Rama i përdori viktimat si mish për top ai që sot e gjithë këto vite teatron sikur i dhemb.

Reagimi i plotë:

Lexo edhe:

Kërkoi lirinë, GJKKO jep vendimin për Ilir Metën

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

Sa herë vjen kjo datë, shpërthen një dhunë-zhurmë mediatike, produkt i një propagande të shfrenuar dhe histerike.

Gjithçka fokusohet tek pasoja fundore e kësaj ngjarje, duke lënë me qëllim jashtë vëmendjes shkakun thelbin dhe dinamikën që prodhoi 21 Janarin e që ngjarja të mbesë e izoluar në përjetimin emocional (të drejtë) të humbjes së katër jetëve.

Është një shtrembërim i së vërtetave që mbështetet në teknologjinë e propagandës thërrmuese e jo në fakte.

Dhuna që prodhohet sot ndaj 21 Janarit, është ekuivalente me atë dhunë që u dëshmua nga organizuesit e saj politikë atë ditë.

Ndërkohë shkaku e thelbi i ngjarjes është i qartë dhe i dukshëm.

21 Janari nuk ishte protestë, siç e retushojnë sot e dje grafomanët politikë e mediet servile. Nuk ishte protestë e thjeshtë që rastësisht u shndërrua në tragjedi.

21 Janari ishte tentativë e përmbysjes së rendit kushtetues me dhunë dhe marrje pushteti e paralajmëruar po me dhunë.

Ai si i tillë u përgatit, u paralajmërua dhe u financua nga njerëz tashmë në pushtet,  pushtet të cilin kërkuan që atëherë ta merrnin e mbanin me dhunë, në krye të cilëve qëndron Edvin Rama.

Kush ishte i dëshiruar për viktima?

21 Janari u pararend dhe u paralajmërua si ngjarje e përgjakshme nga vetë organizuesit.

Rama vetë në prononcimet e tij deklaronte domosdoshmërinë e pasjes së viktimave. Dhe zinxhiri politik i tij përfshirë mediet pranë tij, ngrinte lart retorikën e një dhune të domosdoshme. Ndërsa organizuesit pajisën dhe financuan çdo detaj për ta derdhur turmën drejt policisë e për të pushtuar Kryeministrinë.

Rama i dërgoi njerëzit para Kryeministrisë që t’i vriste jo t’i drejtonte në një protestë politike.

Suksesi i Ramës për atë ditë u barazua me dy fjalë: gjak dhe viktima.

Kjo ishte dëshira e tij, por mbi të gjitha qëllimi i tij.

Rama ia arriti këtij qëllimi me format dhe mënyrat që dihen. Madje duke përdorur dhe grupin e zjarrit të gardës drejtuesin e së cilit e dekoroi politikisht, deri në Kryetar Bashkie.

Dhe poshtërsisht këtë qëllim, vazhdon ta përdorë me të njëjtën dhunë, duke u munduar të fshehë rolin e përgjegjësinë penale të vetën ndaj kësaj ngjarje.

Aspak i interesuari për pasojat me jetë të kësaj ngjarje, ishte Kryeministri Sali Berisha.

Kjo dhe në planin njerëzor, por dhe politik. Çdo degradim i ngjarjes do ishte një minus për qeverisjen e tij dhe ai bëri gjithçka që kjo të mos ndodhte.

Ai ishte personi më i largët i pasojave të kësaj ngjarje për faktin e thjeshtë se mbrojtja e institucioneve shtetërore bëhet pavarësisht vullnetit të tij, nga organet e përcaktuara ligjërisht.

Retorika ndaj Sali Berishës është krejt boshe dhe e pavlerë.

Kush duhet të mbajë përgjegjësi për ngjarjen?

Moralisht për njerëzit që i merr për arsye politike mban përgjegjësi ai që i thërret.

Këtu s’ka asnjë mëdyshje. Viktimat i përdori si mish për top ai që sot e gjithë këto vite teatron sikur i dhemb. Përgjegjësinë e ka njeriu që e ndërtoi pushtetin e vet mbi fatkeqësinë e katër familjeve që i keqpërdori atë ditë dhe vazhdon t’i keqpërdorë për qëllimet e tij të ulta politike e për të akuzuar pa asnjë bazë kundërshtarin e tij politik.

Juridikisht: Akuza e ngjarjes është e thjeshtë: Permbysje e rendit kushtetues me dhunë me autor Edvin Ramën.

Përgjegjësitë e tejkalimit të kompetencave nga garda janë marrë dhe janë konsumuar në një proces të ezaurur.

Ngelet vetëm pika e kontaktit e Ramës, jo e vetme, në grupin e zjarrit, aktiviteti i së cilit e të cilëve mbart shumë pikëpyetje.

Hiqeni vellon e emocionalitetit dhe dhunën ndaj 21 Janarit, sepse qartazi dhunën dhe pasojat e dhunshme i prodhoi tentativa e Ramës për të marrë pushtetin me dhunë!

SPAK të marrë Ramën të pandehur për 21 Janarin!

Etiketa: 21 janarii pandehurluciano bociprotestespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kërkoi lirinë, GJKKO jep vendimin për Ilir Metën

16:28 : 19/09/2025
AKTUALITET

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025
AKTUALITET

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025
AKTUALITET

E ngarkuara me punë e SHBA takon Dumanin: Folëm për takimet me zyrtarët e Administratës Trump

19:04 : 18/09/2025
AKTUALITET

VIDEO-SKANDAL/ Shoferi i prokurorit të SPAK Alfred Shehu kërcënon shefin e Rrugores në Elbasan

16:13 : 18/09/2025
BOTA

Franca në protestë masive/ 800,000 njerëz kundër shkurtimeve të buxhetit dhe rritjes së moshës së pensionit

14:57 : 18/09/2025
Para

"Ilnisa manipulatore, Romeo dhe Juli ..."/ Drini Zeqo analizon banorët pas daljes nga BBV

TË GJITHA

Kërkoi lirinë, GJKKO jep vendimin për Ilir Metën

16:28 : 19/09/2025

Vrasja e Paulin Harushës në Kanada/ Policia identifikon autorin, kishte njohje me viktimën

16:19 : 19/09/2025

“Air Albania”/ Krenarisë së Ramës dhe Ballukut i humbet “vula”, përfundon me avionë pa logo

16:18 : 19/09/2025

Mori ryshfet për ti dhënë leje të burgosurit, arrest në shtëpi për Irakli Lekën

16:16 : 19/09/2025

Kushtoi 3.7 mln euro/ Si Edi Rama përgënjeshtroi veten për “Parkun Eden” te Kryeministria

16:10 : 19/09/2025

Analiza e Bloomberg: Evropa po shndërrohet në një kontinent të paqeverisur

16:08 : 19/09/2025

Nuk iu bindën urdhërit për të ndaluar automjetin, një i arrestuar dhe një në kërkim në Kukës

16:01 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com