• Kontakt
Friday, October 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Burgjet në Shqipëri/ Mungesë e theksuar kushtesh, më shumë të paraburgosur se të dënuar

16:46 : 19/01/2024
në AKTUALITET

Në Shqipëri, aktualisht, 5.564 persona ndodhen në qeli, pjesa më e madhe e të cilëve janë të paraburgosur, konkretisht 3.008.

Nga 20 burgjet që ka ky vend, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, vetëm dy prej tyre janë të mbipopulluara, konkretisht burgu i Drenovës në Korçë dhe ai i Shën Kollit në Lezhë, ku mbahen 430 persona me masë shëndetësore, përkatësisht me probleme të shëndetit mendor.

Tri burgje drejt mbylljes

Mbipopullimi dhe kushtet e papërshtatshme në disa prej institucioneve të vuajtjes së dënimit, janë problemet kryesore që vëren Komiteti për Parandalimin e Torturës i Këshillit të Evropës, në raportin e hartuar pas një inspektimi të kryer në maj të vitit që shkoi në ambientet e burgjeve dhe paraburgimeve në Shqipëri.

Në këtë raport, që u publikua më 12 janar, rekomandohet mbyllja e burgut të Tepelenës, pasi ambientet janë të degraduara, me qeli pa ajrosje të duhur dhe me hapësira të vogla që, siç thuhet, nuk i plotësojnë standardet.

Lexo edhe:

I dyshuar për akte terroriste, predikuesit të njohur fetar i ndalohet hyrja në Shqipëri

Në Shqipëri vdekshmërie nga ndotja e ajrit gati 3-fish më e lartë se mesatarja e BE-së

Për kushte jashtëzakonisht të këqija, ky raport përmend edhe një pjesë të ambienteve të burgut “Jordan Misja” në Tiranë, e po ashtu edhe në Shën Koll të Lezhës.

Shqetësim për të paraburgosurit me probleme të shëndetit mendor

Nëndrejtori i Burgjeve thotë se nuk ka mbipopullim në tërësi, pasi kapaciteti i burgjeve është për 5.727 persona, por se vetëm dy prej tyre vuajnë nga ky problem.

“Mbipopullim ka në burgun e Drenovës në Korçë dhe atë të Shën Kollit në Lezhë, ndërsa në gjashtë të tjera ka pak, 2 ose 3 persona më shumë se kapaciteti”, thotë ai.

“Në Lezhë, situata është shqetësuese, janë 430 të paraburgosur me masë shëndetësore, ndërsa gratë e paraburgosura me këto probleme ndodhen në spitalin e burgut në Tiranë. Ne kemi firmosur një dokument që ata të jenë subjekt i autoriteteve të shëndetësisë”, tregon Sufaj.

Më shumë të paraburgosur se të dënuar

Aktualisht, në burgjet shqiptare më shumë se gjysma e personave që ndodhen në qeli, janë të paraburgosur.

Juristi Bledar Dervishi thotë se numri më i lartë i të paraburgosurve se i të dënuarve është kthyer në një fenomen shqetësues që sa vjen e rëndohet dhe, sipas tij, arsyet janë disa.

…po aplikohen masa ekstreme sigurimi për vepra penale, kur jo gjithmonë është i nevojshëm arresti”.

“Zvarritja e proceseve gjyqësore është një prej tyre. Aplikimi i masës ekstreme të sigurimit ‘arrest me burg’ është tjetër shkak. Prokuroria tenton ta ketë të dyshuarin ‘të paketuar’ në arrest me burg”.

“Kemi garancinë pasurore apo detyrimin për paraqitje që mund t’ia sigurojnë organit të akuzës prezencën e personit nën hetim apo edhe mundësinë për hetim pa prishur prova, por këto masa aplikohen më pak. Koha ka provuar se, shpesh, ka qenë i panevojshëm ‘arresti me burg’ pasi [i dyshuari] është liruar”, thotë Dervishi.

Ai thekson se duhet të rivendoset një politikë e re penale për masat e sigurisë dhe jo të shkohet me masë ekstreme.

“Për ta dhënë këtë masë duhet bërë një vlerësim i karakterit të personit, i historikut penal dhe jo të përdoret rëndom. Ne kemi rënie të numrit të popullsisë, e nga ana tjetër ka rritje të numrit të të paraburgosurve. Kjo, sipas meje, do të thotë se po aplikohen masa ekstreme sigurimi për vepra penale, kur jo gjithmonë është i nevojshëm arresti”, thekson juristi.

Nëndrejtori i Burgjeve thotë se nuk mund ta komentojë punën e organit të akuzës apo të gjykatave, por pranon se ka një problem.

“Mund të them se shumë prej masave ‘arrest me burg’ zëvendësohen me masë më të lehtë apo shuhen. Kjo tregon se ka diçka që duhej të ishte parë më mirë kur është vendosur kjo masë”, thotë Sufaj./REL

Etiketa: BurgkushteparaburgimShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I dyshuar për akte terroriste, predikuesit të njohur fetar i ndalohet hyrja në Shqipëri

18:46 : 23/10/2025
AKTUALITET

Në Shqipëri vdekshmërie nga ndotja e ajrit gati 3-fish më e lartë se mesatarja e BE-së

15:25 : 23/10/2025
AKTUALITET

“Klanet në Tiranë marrin tendera në këmbim të votave”/ Il MATTINO: Si u kthye Shqipëria në narko-shtet

12:31 : 23/10/2025
BOTA

Sarkozy kërcënohet me jetë në burg, ish-presidenti francez do të mbrohet nga dy oficerë sigurie

16:12 : 22/10/2025
AKTUALITET

Lefter Koka kërkesë në GJKKO për lirim të menjëhershëm nga burgu: Ka kaluar afati

11:40 : 22/10/2025
BOTA

Cilët janë dy librat që Sarkozy mori me vete në qelinë “VIP”, ja simbolika e tyre

22:13 : 21/10/2025
Para
Foto ilustruese

Kokaina e fshehur në grilat e dritareve, kapet 'narkomani' shqiptar në Itali

TË GJITHA

Horoskopi, 24 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 23/10/2025

Bushati: Raporti i ODIHR tregon vetëm majën e ajsbergut, nuk pati ndarje të partisë nga shteti

22:52 : 23/10/2025

“Mori vilë ngjitur me Ramën”, Hoxha: Martinaj u bë armik publik dhe kundërshtar i qeverisë

22:47 : 23/10/2025

“Familja e di se Vis Martinaj është futur në grackë”, Dervishi: E thirrën te vila e Avdylajve

22:40 : 23/10/2025

“Djalin e kam në Austri, vajza do më iki”, qytetarët ndajnë historitë e tyre me Florjan Binajn

22:32 : 23/10/2025

Sabotim i SPAK-ut? Korreshi: Pajisja e AKEP ka përgjuar Task Forcë-n e ngritur për zgjedhjet

22:31 : 23/10/2025

“Ndërkombëtarët janë arbitër shumë i keq”/ Lubonja: Na konsiderojnë shtet të dorës së dytë

22:22 : 23/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com