• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pa shtëpi dhe pa bonus qiraje/ Dhjetëra familje në Rrogozhinë, në qiell të hapur

20:53 : 18/01/2024
në AKTUALITET

Lexo edhe:

Tërmeti në orët e para të mëngjesit, Sizmiologët: S’ka vend për panik

Tërmeti/ Sizmiologu: Më mirë lëkundje të tilla të çlirohet energjia, sesa të ndodhë e papritura

Shteti akordoi miliona euro për rindërtimin e banesave të prishura nga tërmeti në Rrogozhinë. U bë tenderi dhe firma bëri disa shtëpi.

Por, 18 banesa nuk u rindërtuan dhe këto familje vijojnë të jetojnë si në mesjetë. Aktualisht, asnjë ndihmë, qoftë për rindërtimin apo për bonusin e qirasë të hequr prej 10 muajsh. Grupi i “Fiks Fare” udhëtoi në fshatin Kaçaj në Rrogozhinë, por rruga ishte e shkatërruar, me gropa të mëdha.

Shumë e vështirë për të kaluar. Ishte vetëm 6 kilometër e gjatë, nga fshati Sinaballaj deri në Koçaj. Familja Daja e këtij fshati i ishte drejtuar emisionit investigativ për shkak të banesave të prishura nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019. Megjithëse jemi futur në vitin e 5-të, ku këto familje janë në qiell të hapur, ende dy shtëpitë e këtyre familjeve në këtë fshat nuk janë rindërtuar.

“Qysh në 2019 jemi në siklet për shtëpitë e prishura. Në fillim me çadra, më pas na dhanë një bonus qiraje. Na e prenë. Tani jetojmë te këto barakat. Unë jam aplikanti i parë. Bëra letrat. Tani po dal i fundit. Jemi me fëmijë të vegjë. 4 ka djali tjetër, 1 ky që jam unë. Shkojmë në bashki, do bëhet sot e nesër, asnjë gjë. Njëherë më thanë do bëhen këtu. Njëherë më poshtë. I marr edhe në pallat. Nëse kam 3 dhoma, më jepni dy. S’kam kundërshtim. Vetëm të futen fëmijët brenda. Jemi në hall”, thotë Nazmi Daja.

Më tej, pohon se fillimisht mori shtëpi me qira në Rrogozhinë.

“Te Bashkia na thanë se njëherë i ka marrë për t’i ndërtuar një firmë, dhe ka refuzuar se gjoja s’ka rrugë. Ai fondi jonë tani është te Fondi i Zhvillimit. Këta thonë kanë bërë kërkesë. Këto kanë bërë kërkesë para 1 muaji. Deri më sot jemi skandal. Ne s’duam të ikim, se u bë vendi i shkretë. Ushqehemi këtu. Ne po na largon vetëm rruga. Njerëzit janë larguar, më shumë prej rrugës. Është vetëm 6 kilometër nga Sinaballaj. Shtëpia poshtë është e djalit, e Alketit. Si Alketi edhe Nazmiu kërkojmë që ose t’na bëhet shtëpia ose të shkojmë andej poshtë. Vetëm të fusim kokën, jemi në siklet të madh. Ne nëse s’bëhet rruga ose shtëpia, jemi jashtë”, pohon Nazmiu.

Fiksi bisedoi edhe me zonjën Edlira Daja.

“Kam 4 fëmijë, banoj në fshatin Koçaj te kjo dhomë” thotë ajo. Në fakt, është një barake e sajuar me dërrasa, ju jetojnë 6 vetë. Atje gatuajnë, qëndrojnë dhe flenë. Tualetin e kanë jashtë në natyrë. “Na u shemb shtëpia nga tërmeti që në 2019 dhe jetojmë këtu ku jem. Ajo u shemb. Bonusin e kemi marrë dhe tani është prerë. Ne këtu jemi si mos më kaq. Fëmijët kanë tekat e veta. Shyqyr që i çon vjehrri në shkollë se ne do rrinim pa shkollë. Fëmija i vogël është 8 muajsh. Ka lindur te këto baraka. Kam 4 djem, më i madhi 9 vjeç. Është shumë e vështirë të jetosh këtu, si mos më keq. Fëmijët flenë te krevati dykatësh. Për të gatuar këtu te soba. Ne na kanë thënë që do ti bëjmë, por deri tani asnjë gjë”, përfundon ajo.

Gazetarët e Fiks Fare shkojnë në Bashkinë Rrogozhinë, ku bisedojnë me z. Rezart Vogli, me detyrë drejtor i Financave dhe Shërbimit Social.

“Nga ana e Bashkisë Rrogozhinë, familjet e prekura nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019 janë trajtuar me bonus qiraje deri në muajin mars 2023. Nga marsi e këtej është ndërprerë bonusi për të gjithë familjet e prekura besoj në shkallë republike”, thotë drejtori. Ai thotë se, nga informacionet që ka, bonusi është hequr për të gjitha bashkitë e prekura nga tërmeti.

“Në lidhje me rindërtimin e banesave, pasi familja Daja ka qenë përfitues i grantit të parë të rindërtimit, projekti është ndjekur fillimisht nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, nëpërmjet dy-tre operatorëve kontraktues. Nga ana e Bashkisë Rrogozhinë janë bërë shkresa të vazhdueshme për 18 familje që FSHZH të rikthejë grantin dhe pastaj bashkia të vijojë me procedurat. Shkresa e fundit mban datën 10.11.2023 dhe për dy personat që bëhet fjalë, janë numri rendor 16 dhe 17”, pohon z. Vogli, i cili saktëson se i kanë kërkuar FSHZH-së që të kthejë fondin.

Sipas dokumentit të Bashkisë Rrogozhinë, është bërë një tender me objekt “rindërtimi i 149 banesave individuale, ndërtimi dhe rikonstruksioni i infrastrukturës publike dhe çdo ndërhyrje tjetër në funksion të tyre”, me vlerë 395 milionë lekë pa TVSH. Nga ana e firmës nuk u ndërtuan disa banesa individuale. Në këtë shkresë, bashkia shkruan se “kërkojmë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit fondin për objektet e pa ndërtuara sipas listës së mëposhtme”. Në listë janë 18 banesa, ku 2 banesa janë në Bashkinë Rrogozhinë. 12 banesa janë në Njësinë Administrative Lekaj, 1 në fshatin Gosë dhe 3 në Njësinë Sinaballaj.

Fiks Fare iu drejtua me një kërkesë për informacion Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Në përgjigje, ky institucion thotë se ka pasur disa procedura rindërtimi. Një ndër to, e zbatuar në Rrogozhinë ka qenë për rindërtimin e banesave në të njëjtin truall. Kjo kontratë është lidhur mes FSHZH-së dhe firmës “Gjikuria” në nëntor të vitit 2020 për 148 banesa. Fondi thotë se numri i shtëpive për t’u rindërtuar në të njëjtin vend ka pasur përditësime dhe për rrjedhojë ndryshimeve të kontratave. Madje, ka pasur problematika në Rrogozhinë si mungesë infrastrukture, rrugësh, më shumë familje në një godinë, më shumë banesa në të njëjtin kulm apo edhe probleme pronësie.

FSHZH-ja thotë se ka përfunduar ndërtimi për 102 banesa nga 206 të tilla në Rrogozhinë. Më tej shkruajnë se lista me 104 banesa që s’do të ndërtohen i është dërguar Bashkisë së Rrogozhinës. Në këtë listë janë edhe familjet e z. Nazmi dhe Alket Daja. Në fund, pa përmendur nëse fondi do t’i kalojë apo jo Bashkisë, FSHZH-ja thotë se Bashkia e Rrogozhinës të vijojë më tej dhe të ndjekë të gjithë hapat ligjorë për trajtimin e përfituesve nga Programi i Rindërtimit.

Pra, prej 4 vitesh, ka pasur vetëm letër-këmbime mes dy institucioneve. Njëra e pushtetit qendror dhe tjetra e pushtetit lokal. Në fund, ata që e pësojnë, janë banorët e thjeshtë, ata më të varfrit, të cilët vijojnë të jetojnë në qiell të hapur, si në mesjetë!

Ndërkohë, disa ditë më vonë, në redaksinë e Fiks Fare, u ankua një tjetër familje në Rrogozhinë. Bëhet fjalë për familjen e z. Fiqiri Kullolli, nga fshati Gosë e Vogël. Grupi i Fiks Fare udhëtoi në atë fshat, duke biseduar me kryefamiljarin.

“Shtëpia s’është rindërtuar. Më thonë s’ka fonde. Jemi në mëshirë të fatit. Ne tani rrimë te kjo shtëpia e vëllait. Edhe kjo gati për t’u shembur është. Tokën e kam bërë sipas ligjit me certifikatë. Tani se nga vjen pengesa s’e di. Njëherë na thonë s’ka fonde, njëherë i ka bllokuar SPAK-u. Një do bëhet, një do presë. Njëri puna jote ka marrë fund. Disave ia kanë rindërtuar. Shtëpinë e kam pasur të vjetra, pa letra”, thotë Fiqiriu.

Më tej shton se disa të tjerëve iu është bërë, edhe atyre që nuk jetojnë në atë fshat, por kanë pasur banesa të vjetra.

“Njëri jeton në Durrës dhe i është bërë. Mua jo! Imë se ku del preteksti! Tani unë këtu banoj te shtëpia e vëllait. S’kemi ku të shkojmë. Bonusin kemi 11 muaj që s’marrim. Pata marrë 95 mijë e 500 lekë. S’ke ku të ankohesh. Ne jetojmë 4 veta, unë gruaja, djali dhe goca. Mos më keq”, vijon ai, duke treguar edhe shtëpinë ku jetojnë, gati për t’u shembur.

Fiksi shkon në atë banesë. Është një ndërtesë shumë e vjetër. Një pjesë e çatisë është mbuluar me plastmas. Pikon gjithandej.

“Tani edhe kjo kur të na zërë poshtë. Tani presim kur të shembet edhe kjo. Vetëm 1 dhomë kemi, s’kemi ku të shkojmë. Shikoje edhe atë tavanin, duke rënë. Kanë gati 70 vjet që janë bërë, do t’na zërë këtu brenda. S’na e zgjidh asnjë këtë hall. Unë kërkon vetëm të më rindërtohet shtëpia. Tani se nga vjen pengesa, s’e di! Kemi frikë të jetojmë, po ku të shkojmë?! Të gjitha gati janë për të rënë edhe kjo që rrimë. Po të luaj ndonjë tërmet tjetër ra e gjitha”, thotë Fiqiriu, teksa tha se janë 4 frymë, burrë e grua, djali 20 vjeç dhe vajza në vit të dytë të gjimnazit.

/Top Channel/

Etiketa: Rindertimirrogozhinetermeti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tërmeti në orët e para të mëngjesit, Sizmiologët: S’ka vend për panik

15:55 : 24/06/2025
AKTUALITET

Tërmeti/ Sizmiologu: Më mirë lëkundje të tilla të çlirohet energjia, sesa të ndodhë e papritura

08:51 : 24/06/2025
AKTUALITET

U prishën shtëpitë para 4 vitesh, banorët në Durrës ende pa dëmshpërblim e bonus qiraje

20:58 : 23/06/2025
AKTUALITET

Në çadër prej tërmetit të 2019-ës, familja Reçi në mëshirë të fatit! Kryebashkiaku iu mbyll telefonin

20:56 : 16/06/2025
Autori i plagosjes, Shpetim Osma
AKTUALITET

DETAJE nga plagosja e çiftit në Rrogozhinë, shkak u bë qeni

14:15 : 06/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Plagosi fqinjët në Rrogozhinë, vetëdorëzohet autori

12:55 : 06/06/2025
Para

SHBA shpreson se do të zhvillohen bisedime të reja për pengjet në Gazë

TË GJITHA

Situata e zjarreve në vend: Flakë në 5 bashki, një e lënduar në 24 orët e fundit

10:08 : 28/06/2025

VIDEO/ Incident i pazakontë në ring, boksierin rus e zë korrenti pas fitores. Rrëzohet në pishinë

10:02 : 28/06/2025

PR-i me pagesë i Veliajt, si instrument për manipulimin e opinionit publik

09:50 : 28/06/2025

SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare

09:35 : 28/06/2025

“1 në 50 shqiptarë janë në burg”/ Rama, Farage-t: Nëse është siç thua ti, do i marr mbrapsht të gjithë

09:25 : 28/06/2025

Emigracioni sjell 2 mijë euro në vit për çdo familje shqiptare, 1/4 e tyre nuk ka me se jeton

09:15 : 28/06/2025

“Blue Taxi” aksidentohet në mes të Tiranës, përplaset me kangjellat te Ambasada amerikane

09:06 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com