• Kontakt
Sunday, June 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Oligopoli i sigurimeve fiton tenderin 3.3 milion euro për helikopterët e prishur

11:49 : 17/01/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews

Flota ajrore shqiptare përbëhet nga 7 helikopterë, shumica e së cilëve janë të prishur dhe ndodhen në hambare. Madje, njëri prej tyre është rrugëve të Europës. Kjo situatë ka sjellë që shteti shqiptar të kërkojë ndihmë nga vendet perëndimore për të shuar zjarret. Mosndërhyrja në kohë ka sjellë që mijëra hektarë pyje të shkrumbohen.

Deri më sot janë bërë dhjetëra procedura tenderuese për riparimin dhe mirëmbajtjen. Janë harxhuar miliona euro, por deri më sot s’ka pasur rezultate. Aq sa aktualisht vetëm një helikopter-ambulancë është aktiv dhe operon. Gjithë të tjerët kanë nevojë për remont, pasi kanë mbushur orët në fluturim.

Por, çfarë bën Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi për këtë situatë? Ai shpenzon miliona euro të tjera për të siguruar helikopterët e prishur! Z. Peleshi, a mos duhej që më parë këto mjete të riparohen dhe më pas të sigurohen? Përse do të sigurohen kur ato nuk dalin në fluturim? A nuk duhet siguruar vetëm helikopteri aktiv? Mësohet se SPAK ka nisur një hetim për paratë e shpenzuara për mirëmbajtjen dhe riparimin e helikopterëve. Janë pyetur një mori zyrtarësh, por deri më sot s’ka asnjë vendimmarrje.

Faksimile: Shpallja e fituesit të tenderit për sigurimin e mjeteve ajrore shqiptare

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, Ministria e Mbrojtjes i ka dërguar njoftimin e shpalljes së fituesve të tenderit të sigurimit të helikopterëve Bashkimit të Operatorëve “Eurosig”, “Sigal” dhe “SIGMA”. Bëhet fjalë për marrëveshjen kuadër me një operator ekonomik për një periudhë 1 – vjeçare.

Lexo edhe:

Tenderi/ Manastirliu ia kalon edhe Belës: Makina ime të lahet çdo ditë, edhe të shtunë e të diel

Humbën në Gjirin e Gramës, shpëtohen 4 turistë të huaj

“Përshkrimi i shkurtër i kontratës është ‘sigurim kasko/akte keqdashëse, TPL/përgjegjësisë ndaj palëve të treta dhe përgjegjësia ndaj pasagjerëve të helikopterëve’” thuhet në dokumentet që ka siguruar redaksia e BoldNews.al. Më pas shpjegon se fondi limit i këtij tenderi është plot 279.250.000 lekë pa TVSH. Firmat e lartpërmëndura ofruan 276.210.000 ose rreth 99 % të fondit limit. Oferta e kësaj treshe ka qenë e vetmja në garë, pasi në këtë rast janë bashkuar dhe kanë eleminuar konkurencën!

Faksimile: Lista e mjeteve ajrore të Shqipërisë, pjesa më e madhe e të cilëve nuk janë aktriv

Në dokumentet e të njëjtit tender jepet edhe të dhëna për mjetet ajrore shqiptare. Detajohen edhe shërbimet që kërkohen. Shqipëria ka një mjet të quajtur “EC-135”, i cili ka 2 pilotë dhe 4 pasagjerë. Ka një vlerë rreth 4 milionë euro. Flota ajrore ka edhe 3 helikopterë “Cougar”, vlera e të cilëve është rreth 20 milionë euro. Kemi edhe 2 helikopterë “AS-350 B” me vlerë 4.4 milionë euro dhe i fundit është një “AB-206”.

Ministria e Mbrojtjes pranon se vetëm njëri nga 7 helikopterët është aktiv, ndërsa të tjerët janë në hambar. Një “Cougar” është në Itali, pasi është rrëzuar teksa po kthehej nga remonti në Francë. Janë bërë me dhjetëra procedura për t’i vënë në punë, por sërish zjarret në Shqipëri shuhen me kazma, lopata, degë peme etj.

Peleshi shkruan në dokumente se Kompanitë e Sigurimit të përgjigjen për zëvendësimin ose riparimin e dëmit/humbjes dhe dëmtimit aksidental të helikopterit. Duke përfshirë zhdukjen e helikopterit nga fillimi i fluturimeve apo edhe shpenzime emergjente për sigurinë e shpejtë të helikopterit, në raste dëmtimi apo uljeje të detyruar të mjetit.

Kompanitë e sigurimit të zhdëmtojnë Komandën e Forcës Ajrore që lidhen me plagosjen trupore aksidentale (fatale ose ndryshe) dhe demtimin aksidental të pronës shkaktuar nga helikopteri ose nga ndonjë person ose objekt i rrëzuar nga ai. “Komanda e Forcës Ajrore në vartësi të tipit të helikopterit do të ndërmarrë të gjitha masat për fillimin e fluturimit pasi mjeti ajror është në parametrat e tij optimalë” shkruhet në dokumente. Por, aktualisht shumica e të cilëve nuk janë aktiv dhe prapë po sigurohen!

Etiketa: 3.3 milion euroe prishurEurosighangarhelikopteretMinistria e MbrojtjesNiko PeleshiOligopoli i sigurimeveSigalSIGMAsigurimitenderi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tenderi/ Manastirliu ia kalon edhe Belës: Makina ime të lahet çdo ditë, edhe të shtunë e të diel

11:52 : 31/05/2025
AKTUALITET

Humbën në Gjirin e Gramës, shpëtohen 4 turistë të huaj

12:29 : 26/05/2025
AKTUALITET

“11 mln euro për një farsë”/ PD: Ja si u shkel kontrata me DHL-në, përgjegjës Ilirjan Celibashi

11:45 : 24/05/2025
AKTUALITET

Anuela mbulon me para gruan e drejtorit të Tërmet Peçit, i jep tenderin 7 miliardë lekë për shkollën e re

19:07 : 14/05/2025
AKTUALITET

Përfundon numërimi/ PS fiton Devollin, bastionin e djathtë në Qarkun e Korçës

13:54 : 12/05/2025
AKTUALITET

Tenderi i Policisë për 60 mjete/ 38 mijë euro për një makina me qira! Më lirë t’i blesh

21:28 : 08/05/2025
Para

Denoncimi për rezultatet e Census-it/ Berisha: Shqipëria me 1.478.126 banorë

TË GJITHA

Me ftesë të Presidentes Osmani, kryediplomati boshnjak mbërrin në Kosovë

21:08 : 01/06/2025

Rrëfimi i të penduarit Alibej, romani kriminal i Elbasanit

21:04 : 01/06/2025

TikTok apo Instagram: Cili platformë po dominon mes të rinjve shqiptarë?

20:49 : 01/06/2025

Plagosja e 15-vjeçarit/ Adoleshenti punonte si kamerier në piceri, si nisi sherri me motoristin

20:38 : 01/06/2025

Berisha nesër në SPAK për masën, zbardhet sms e Flamur Nokës për anëtarët e Këshillit Kombëtar

20:37 : 01/06/2025

DW: Të vdekur dhe të plagosur nga shembja e urave në Rusi

20:32 : 01/06/2025

“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj

20:16 : 01/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com