• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Koncesioni i kontejnerëve/ Kërkohen 100 mln euro dëmshpërblim, palët dëgjohen në Arbitrazh

08:16 : 17/01/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Avancon procesi gjyqësor në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit për kontratën koncensionare të kompanisë turke “Contanier Terminal Durrës” që menaxhonte mallrat në terminalin e kontejnerëve në Durrës.

Për shkak të zgjidhjes së njëanshme të kontratës në vitin 2018 kompania ka kërkuar në Arbitrazh dëmshpërblimin prej 100 milionë eurove ndaj qeverisë  shqiptare.

Çështja u regjistrua në Arbitrazh më 23 Shtator të vitit 2020. Pas mbajtjes së seancës së 15 Qershor 2021, në muajin dhjetor 2023 janë zhvilluar nga data 4 deri më 7 dhjetor disa seanca dëgjimore mes palëve.

Monitor kontaktoi me drejtuesit e kompanisë “Contanier Terminal Durrës” por për shkak të procesit nuk dhanë detaje për zhvillimin e seancave dëgjimore. “Në dhjetor 2023, për 4 ditë rresht u zhvilluan seancat gjyqësore, dëgjimore dhe tani jemi në pritje të vendimit nga Arbitrazhi”, pohon ata.

Kontrata për dhënien me koncesion të menaxhimit, operimit dhe përmirësimit teknik të terminalit të kontejnerëve në portin e Durrës u nënshkruar më 21 Qershor 2011. Koncesioni u dha për një periudhë 35 vjeçare. Tarifa e koncesionit, pra që kompanie turke i paguante qeverisë shqiptare, referuar kontratës ishte sa 2% e xhiros vjetore të koncensionarit, të ardhura që do të grumbulloheshin nga mbledhja e tarifave për shërbimin e ofruara ndaj operatorëve.

Lexo edhe:

Dhunoi gruan, arrestohet 51-vjeçari në Durrës

Zhduket 49-vjeçari në Durrës

Pas disa vitesh operim më 2018 qeveria shqiptare zgjidhi në mënyrë të njëanshme kontratën me kompaninë turke, duke rrezikuar të paguajë faturën prej 100 milionë euro dëmshpërblim të kërkuar prej  “Contanier Terminal Durrës”.

Ndërsa palët vijonin t’i sqaronin arsyet e zgjidhjes së kontratës në Arbitrazh për gati 2 vjet shërbimi për menaxhimin e mallrave me kontejnerë në portin e Durrësit u menaxhua nga Autoriteti Portual Durrës.

Pas 2 vitesh më 9 janar 2020 nga APD u shpall tenderi ndërkombëtar për dhënien e shërbimit në këtë terminal një kompani të huaj. Në garë morën pjesë 2 kompani dhe fitues u shpall kompania malteze “Hili Company Limited”. Në Shqipëri shërbimi në terminalin e kontejnerëve menaxhohet nga kompania “Mariner Adriatic” që është filial i kompanisë mëmë.

Kontrata e shërbimit mes kompanisë fituese dhe APD-së u nënshkrua më 8 Mars 2021. Kjo kontratë shërbimi ishte me vlerë 3,7 miliardë lekë dhe me afat 5 vjeçar. Ndryshe nga kontrata e mëparshme koncensionare kontrata e shërbimit ishte afat shkurtër dhe përcakton se nëse operatori realizon volumin e përcaktuar me vlerë 3,7 miliardë lekë para afatit, kontrata përfundon para afatit (përcaktohet në nenin 31,6 të kontratës së shërbimit).

Por situata është e paqartë për sa i përket kushteve të zbatimit për ofrimin e shërbimit. Në kontratën e nënshkruar mes palëve përcaktohet se kompania “Mariner Adriatic” është përgjegjëse vetëm për mirëmbajtjen e shërbimit ndërsa mjetet dhe infrastruktura transferohej nga APD te ajo, ndryshe nga kriteret që përcaktoheshin në dokumentet e tenderit ku kompanive u kërkohej posedim i mjeteve duke përfshirë 3 vinça të mëdhenj.

Për shkak të mungesës së vinçave transportues të mallrave në muajt maj-qershor operatorët e linjave detare të transportit të mallrave me kontejnerë u përballën me vonesa për shkarkimin e anijeve, madje duke pritur me ditë të tëra në det apo duke u larguar drejt porteve të tjera të rajonit.

Sakaq në portin e Durrësit projekti Durrës Yacht & Marina ka marrë statusin strategjik, pas të cilit shteti shqiptar u bë bashkë-aksioner, pasi në dispozicion të projektit u vunë 80 hektarë tokë shtetërore. Si investitorë kompania ka përfituar lehtësi të shumta si përjashtimi nga taksa e infrastrukturës në ndërtim (4% e vlerës së shitjes dhe taksa e strehimit prej 3%).

Gjithsej, parashikohet ndërtimi i gati 13 mijë apartamenteve (4 mijë në fazën e parë dhe rreth 8,600 në fazën e dytë), ndërsa do të këtë vetëm pak hotele me më shumë se 850 dhoma. Parashikohen vetëm 280 vende për jahte. 93% e sipërfaqes së ndërtimit të parashikuar do të jetë rezidenciale dhe nga 3.5% përkatësisht do të jenë hotele dhe sipërfaqe tregtare./Monitor

Etiketa: 100 milionë euroarbitrazhDurreskoncesionikontejnerevepalet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dhunoi gruan, arrestohet 51-vjeçari në Durrës

10:38 : 17/09/2025
AKTUALITET

Zhduket 49-vjeçari në Durrës

10:35 : 17/09/2025
AKTUALITET

Turisti denoncon dhunën barbare në Durrës: Më futën kaçavidën në ballë, policia më përcolli!

22:03 : 16/09/2025
AKTUALITET

Ishin me pushime në Durrës, zhduket nga hoteli 68-vjeçari çek, partnerja ngre alarmin në polici

12:47 : 15/09/2025
AKTUALITET

EMRI/ 55-vjeçari tenton të futë në Shqipëri 1000 fishekë dhe 20 mijë euro përmes portit të Durrësit

12:31 : 15/09/2025
AKTUALITET

Tritoli te hoteli i Dakos ende pa pistë hetimi/ Kamerat nuk punonin, asnjë i dyshuar për ngjarjen

20:00 : 14/09/2025
Para

Qeveria i ka lënë në "mëshirë të fatit", pse po mbyllen fasoneritë në Shqipëri?

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 18 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 17/09/2025

Champions/ Bayern i tregon forcën Chelseat, një gol në fund nderon Liverpool, fiton dhe Inter

22:59 : 17/09/2025

Vokshi: Krimi ka futur mbi 20 deputetë në Kuvend, janë përfaqësues të karteleve

22:56 : 17/09/2025

Gazetari: Leon Smith i platformës XUEX është një robot

22:50 : 17/09/2025

“Tu bëftë pushka top”, Dumani zbulon bisedën me kundërshtarin: Çdo 10 ditë do të vras njërin nga ju…

22:44 : 17/09/2025

“Mos na fusin në kurth këtu”/ Dumani zbulon ofertën e Çapjave: Vrasja që shpëtoi Sokol Sanxhaktarin

22:32 : 17/09/2025

Gjekmarkaj: Berisha duhet të rrijë në krye të PD-së, është një resurs i jashtëzakonshëm

22:17 : 17/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com