• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zgjedhorja, Berisha: Ambasadorët e vendeve kryesore hodhën poshtë deklaratën Bashës

19:17 : 16/01/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i PD, Sali Berisha është shprehur se ditën e sotme ambasadorët e vendeve kryesore, përfshirë ambasadoren e OSBE-së, hodhën poshtë deklaratat e kryedemokratit Lulzim Basha, lidhur me takimet me përfaqësuesin e qeverisë për Reformën Zgjedhore.

Komentet Berisha i bëri gjatë fjalës së tij nga dritarja e banesës, përpara dhjetëra të pranishmëve që u mbodhën në protestën e përditshme poshtë pallatit ku ai jeton.

Berisha tha se Basha është peng i kryeministrit Edi Rama dhe po bëjnë gjithçka për shkatërrimin e opozitës në vend.

“Sot në të vërtetë nëse ndalemi dhe analizojmë se çfarë ndodh me Shqipërinë, me narkoshtetin shqiptar. Në Shqipëri çdo sekondë, orë, ditë e javë, ndodh një betejë, një përballje mes krimit, drogës, vjedhjes së shqiptarëve dhe qëndresës tuaj. Shqipëria anë e kënd është e mbuluar sot nga velloja e zezë e krimit shtetërore, e krimit të shndërruar  në pushtet. Sot ambasadorët e vendeve kryesore, përfshirë OSBE, reaguan me deklarata duke hedhur poshtë deklaratën e pengut të Edi Ramës, Lulzim Bravës. Miqtë e mi! Ajo deklaratë e tij tregonte se çfarë shpërfytyrimi, në ç’shkallë është shpërfytyruar ky njeri, i cili shitjen e tij te Edi Rama, aktet e tij të turpshme të diktuara nga pengmarrësi i tyre, kërkoi të ua paraqesë shqiptarëve si autorizim të ambasadorëve të vendeve kryesore në Tiranë. E vërteta është se ai bëri vetëm mashtrimin e radhës. Nga ana tjetër të dashur miq, kjo parodi dëshmon edhe njëherë se me Edi Ramën zgjedhje nuk ka. Se me Edi Ramën ne veç se do të firmosim grabitjen e radhës të votës tonë. Në këtë aspekt, beteja juaj, beteja e demokratëve është jetike, vendimtare për shpëtimin e Shqipërisë”, tha Berisha.

“Miqtë e mi! Edi Rama zhvilloi me 14 maj farsën elektorale më të shëmtuar. Komuniteti ndërkombëtar publikoi një raport i cili ju garantoj ju, është fjalë për fjalë, mos më i keq, se sa raporti i zgjedhjeve të Vuçiçit në Serbi. Por Beogradi dha një mësim, u derdh në rrugë, nuk lëshoi rrugën dhe zbrapsi diktatorin e tij, dhe faktikisht në Beograd do të fillojë fitorja e opozitës. Edi Rama bëri gjithçka të asgjësojë opozitën, dështoi në zgjedhje. Bëri gjithçka ta asgjësojë në parlament. Dështoi në parlament. Bëri gjithçka me organizatën e tij kriminale, skapin e partisë të izolojë Sali Berishën, duke besuar se në këtë mënyrë i dha një goditje fatale opozitës. Por gaboi rëndë, sepse opozita në Shqipëri qëndron mbi të gjitha, me idealet fisnike të lirisë së shqiptarëve. Qëndron në dinjitetin njerëzor të shqiptarëve. Qëndron në dashurinë e madhe për kombin. Qëndron në dashurinë e tyre për vendin. Qëndron në vendosmërinë e tyre për një Shqipëri dinjitoze, të lirë, zonjë, një tokë të bekuar. Ndaj dhe në emër tuaj, ftoj çdo demokrate e demokrat të ngrihet kudo që është në betejë pa kthim kundër këtij armiku, jo vetëm të PD-së, por mbi të gjitha armikut të lirisë dhe pluralizmit politik të shqiptarëve,  të qenies së shqiptarëve, të identitetit të shqiptarëve, të sotmes dhe të ardhmes së tyre. Çdo demokrat dhe demokrate është i ftuar sot të ngrihet në emër të sakrificave që ka bërë gjer sot, të trashëgimnisë së partisë tij, të interesit demokratik dhe atij kombëtar. Edi Rama është në pushtet vetëm e vetëm për shkak të indiferencës. Ju garantoj se ai përfaqëson një kalbësirë, që shkërmoqet me shpejtësi marramendëse”, shtoi ai.

Lexo edhe:

Vendimi i Kushtetueses, Berisha: PD e gatshme të vazhdojë garën në 5 bashkitë e tjera

Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, Berisha: Begaj është i padenjë! S’duhet ta firmoste kurrë vendimin

Etiketa: PDSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vendimi i Kushtetueses, Berisha: PD e gatshme të vazhdojë garën në 5 bashkitë e tjera

15:36 : 09/10/2025
AKTUALITET

Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, Berisha: Begaj është i padenjë! S’duhet ta firmoste kurrë vendimin

15:31 : 09/10/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë/ Berisha: Përshëndes vendimin, akt i rëndësishëm

15:17 : 09/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Ky është Pelesh-parlamenti! Seanca u mbyll sapo denoncova Arubën

12:23 : 09/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Berisha: Urrejtja e shqiptarëve është për drejtësinë e Koçiut, jo për individin

11:36 : 09/10/2025
AKTUALITET

“Bën avokatin e një vrasësi”, Zhupa-Lamallarit: Turp të të vijë, jep dorëheqjen!

10:54 : 09/10/2025
Para

Ndodhen 3 pikë larg Chelseat, “The Guardian”: Tjetër klub i Premier League kërkon Brojën

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 10 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 09/10/2025

Bushati: Vrasësi i gjyqtarit nuk është ai që u burgos, por janë Donald Lu dhe Vlahutin

22:56 : 09/10/2025

Kandidat për Tiranën, Florjan Binaj: Mora një vendim aspak të lehtë, opozita e la sheshin e valles bosh

22:49 : 09/10/2025

“Lubonja: Ajo që bëri Begaj, çështje servilizmi! Të priste vendimin e Kushtetueses

22:37 : 09/10/2025

“Nuk kam folur kurrë me Berishën dhe s’do dalë me mua në fushatë”/ Binaj: Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

22:26 : 09/10/2025

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

22:10 : 09/10/2025

Jordan Daci: Në Tiranë nuk ka zgjedhje më 9 Nëntor, Begaj duhet të nxjerrë dekret të ri

22:03 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com