• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kontrolli/ Vëllai i Eljon Hatos: Kush e ka paguar shefin e komisariatit? Ai nuk dorëzohet se s’ka besim

09:46 : 16/01/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Rreth 50 forca të policisë së Shkodrës, FNSH por edhe një grup i RENEA zhvilluan një kontroll të befasishëm në një fshat të Shkodrës për arrestimin e Eljon Hato i shpallur në kërkim si i dyshuar në dosjen “Metamorfoza”. Ky operacion nuk u finalizua pasi Hato nuk ndodhej në atë banesë. Shtëpia ku u bë kontrolli është e vëllait të Eljon Hatos, shtetasit Elkier Hato.

Ky i fundit akuzon shefin e komisariatit të policisë së Shkodrës Idriz Daulle si i paguar nga grupe kriminale për të dëmtuar familjen Hato. 39-vjeçari Elkier Hato në një intervistë për News24 thotë se efektivët kanë zhvilluar një kontroll të dhunshëm në banesë si asnjëherë më parë dhe sipas tij pa mandat kontrolli ndërsa kanë qëlluar me armë zjarri ndaj qenve në oborrin e shtëpisë në të cilën nuk ndodhej askush.

Elkier Hato thotë se është detyruar që të largohet nga ajo banesë për shkak se shpesh herë familja e tij është terrorizuar nga kontrollet e policisë. 39-vjeçari ka frikë se dikush nga efektivët që mund të jetë i paguar nga grupe kriminale mund ta vrasë në aksion e sipër ndaj nuk ka besim tek shteti.

Hato thotë se nuk e ka idenë se ku ndodhet vëllai i tij që është i shpallur në kërkim si i dyshuar në dosjen “Metamorfoza” dhe shton se nuk dorëzohet pasi edhe i vëllai nuk ka besim tek policia. Në fund 39-vjeçari ka edhe një thirrje për shefin e komisariatit të Shkodrës.

Intervista me Elkier Hato:

Lexo edhe:

Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Qafë Thanë, arrestohet 38-vjeçari

EMRAT/ Plagosi fqinjët në Rrogozhinë, vetëdorëzohet autori

Çfarë ndodhi?

“Rreth orës 5:30 kanë ardhur gjashtë mikrobuza policie. Kanë hypur në majë të murit dhe kanë qëlluar me armë qentë. Njërin e kanë vrarë dhe tjetrin e kanë plagosur. është e disata herë që vijnë këtu dhe unë nuk e di arsyen përse vijnë në këtë vend. Sa herë që kanë ardhur këtu nuk e kanë gjetur Eljonin. Unë i kam thënë se ku jeton Eljoni dhe nuk shkojnë atje ku ka shtëpinë e tij por vijnë direkt këtu. Këtë punë nuk e di se kush po e bën. Këtë veç shefi i komisariatit të Shkodrës është duke e bërë, nuk e di a ka marrë lekë prej ndokujt, a është duke e bërë në mendje të vet nuk por në këtë hall të Zotit që është bërë, pa mandat kontrolli, pa asgjë nuk di si t’ja vendos emrin kësaj pune.”

Cili është problemi?

“Problemi është se edhe kur nuk ka qenë vëllai në kërkim por edhe pasi u shpall në kërkim këtu policia e ka bërë raprezalje por asnjëherë në këtë gjendje si këtë herën e fundit. Nuk ka qenë askush në shtëpi dhe kanë hypur në murë për t’u futur brenda. As policia nuk kanë thënë por janë ngjitur dhe direkt kanë gjuajtur qentë. Nuk e di kush është ai që ka marrë mundimin për të qëlluar qentë. Sa herë që kanë ardhur i kam lënë numër kontakti. Kanë patur mundësi që të më merrnin në telefon dhe ia kisha lidhur qentë nëse i kanë bezdisur, jo t’i vrasin.”

Si e cilësoni këtë kontroll?

“Unë e cilësoj armiqësor se miqësor nuk mund t’i them. Në tre kontrollet e fundit kanë ardhur dhunshëm por si këtë radhë nuk kishte ndodhur asnjëherë. Mendoj se është e qëllimshme se me informacionet që kam di se është duke e bërë shefi i komisariatit gjithë këtë gjurolldi. A është paguar prej kujt apo e bën për miqësi të ndokujt këtë nuk e di. Jam i bindur 1 mijë përqind se këtu ka dorë dikush. Nuk po na lënë të qëndroj në qetësinë time. Kam ikur nga këtu se më kanë terrorizuar me fëmijë e familje. Unë këtu kam ardhur për sigurinë time. Këtë siguri nuk e gjej tek shteti. Kam patur frikë edhe herë tjera kur ka ardhur policia se ndonjë prej tyre që mund të jetë i paguar nga ndokush mund të qëllojë ndaj meje. Pastaj mund të thonë ishte aksidentale, këto gjëra i bën shteti si të dojë vetë. Jam detyruar që të iki nga këtu. Nuk kanë asnjë borxh fëmijët që t’i terrorizojnë, njëri është 13 vjeç dhe tjetri 3 vjeç. Nuk e di pse vijnë këtu sepse Eljoni nuk jeton këtu dhe ia kam treguar se ku e ka shtëpinë e tij por prap kanë ardhur dhe kjo më ka detyruar që të largohem.”

Cila është kërkesa jote?

“Kisha dashur që ta di se çfarë halli ka shefi i komisariatit që e ka marrë me kaq vrull, prej kujt është i shtyrë. Po të jetë burrë del e ballafaqohet. Më kanë marrë sa herë në komisariat dhe më kanë lënë ka 12 orë gjoja për verifikim. Kanë ardhur pa mandat kontrolli, kanë bërë kontroll si kanë dashur duke më thënë e kemi me ligj. Me ligj nuk e kanë pa mandat kontrolli kërkund. Edhe këtë radhë nuk kanë patur mandat kontrolli. Veç njehërë kanë patur mandat, asnjëherë tjetër. A keni një apel për shtetin? Unë nuk di kujt t’i besoj në shtet. Ata na akuzojnë ne por unë nuk kam fare besim tek ata. Kërkesa ime e di se shkon në vesh të shurdhër dhe unë dua që ta marrë vesh opinionin publik se çfarë po ndodh. Vetë shteti po i bën këto gjëra.”

Ku është Eljon Hato?

“Për momentin as unë nuk e di se ku është. Përderisa kanë qenë shumë herë tek kjo shtëpi edhe nuk e kanë gjetur Eljonin, nuk e di se çfarë duan këtu. Eljoni shtëpinë e ka në Kiras, atje ka jetuar me nënën. Mua nuk më ka marrë sot në telefon prej policisë, herë të tjera më kanë telefonuar dhe ia kam shpjeguar se jeton në Kiras. Madje kam marrë operativin e lagjes në telefon dhe i kam thënë deli para dhe adresoji tek shtëpia për të kryer kontrollin. Nuk jam bërë pengesë asnjëherë.”

A keni komunikim me Eljonin?

“Jo, nuk flas fare. Po shihet se çfarë ndodh dhe nuk kam besim as tek telefonat. Shtëpia këtu është e rrethuar me tela me gjemba, dyer të mëdha, në një fshat periferik mes rrugicash, përse ky lloj rrethimi? Për shtetin nuk jam aspak i sigurt. As shkjau nuk ja ka bërë shqiptarëve të Kosovës këtë që ka bërë policia në shtëpinë time. Gjithë këtë përgjegjësi ia vendos shefit të komisariatit. Nëse është burrë që ka këllqe mund të ballafaqohet përballë.”

Çfarë do të thotë përballë?

“Përballë do të thotë për të ditur se prej kujt është shtyrë, kush e ka paguar. Mos me na lënë të qëndrojmë në hallet tona, dyshimet e mia aty më çojnë.”

E keni shprehur këtë shqetësim në polici?

“Ia kam shprehur policëve që kanë ardhur këtu. Kjo po bëhet e përhershme dhe kur i pyes përse keni ardhur thonë na ka sjellë shefi, na ka sjellë me zor dhe kemi qenë të detyruar dhe për këtë ia ngarkoj vetëm atij.”

Përse nuk dorëzohet Eljon Hato duke qenë se është në kërkim?

“Nuk dorëzohet për të vetmen arsye se nuk ka besim. Janë çuar ta dëmtojnë me kohë por nuk ia kanë arritur qëllimit. Nuk e di se dora e kujt është duke vepruar përmes shtetit sidomos tek shefi i komisariatit.”

Cila është thirrja juaj?

“Thirrjen e kam për shefin e komisariatit që ta ulin vrullin se nuk bëhet kjo që ka bërë ai përmes policëve. Se prej kujt është i paguar dhe i shtyrë këtë nuk e di. Do ja thoja edhe ndër sy nëse ballafaqohem me të. Më është shmangur dhe më kanë lënë nga 2 orë kot në komisariat, procedurë, procedurë.”

Etiketa: Eljon HatoElkier Hatokontrollikrimipoliciavellai

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Qafë Thanë, arrestohet 38-vjeçari

15:26 : 06/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Plagosi fqinjët në Rrogozhinë, vetëdorëzohet autori

12:55 : 06/06/2025
AKTUALITET

Del FOTO/ Ky është gardisti që vrau veten me armën e shërbimit

09:41 : 05/06/2025
AKTUALITET

Si u “mashtrua” me faljen e gjobave të Policisë së Shtetit!

21:00 : 04/06/2025
AKTUALITET

Shpërndante drogë në Dhërmi, arrestohet 19-vjeçari nga Lushnja

12:09 : 04/06/2025
AKTUALITET

Tentoi të korruptonte me 50 euro policin rrugor, arrestohet i riu në Durrës

11:49 : 04/06/2025
Para

Humbja me Milanin, Roma shkarkon trajnerin Jose Murinjo

TË GJITHA

Fitoi trofeun europian, klubi londinez shkarkon trajnerin

18:32 : 06/06/2025

“E prisja jashtë, por nuk ishte aty”/ Ron Zaiti rrëfen ndarjen nga partnerja pas “Ferma VIP”

18:28 : 06/06/2025

Aksident në “Rrugën e Arbrit”, makina përfundon në kanal

18:14 : 06/06/2025

Trajneri serb flet nga Tirana: Shqipëria ka ekip të mirë, por kemi ardhur vetëm për fitore!

17:58 : 06/06/2025

VIDEO/ Kanali vaditës i papastruar, përmbytet shtëpia në Vlorë! Banori: Emergjencat janë pushim

17:56 : 06/06/2025

Fat dhe sukses! Kush janë 3 shenjat e horoskopit që do të favorizohen në dekadën e ardhshme

17:41 : 06/06/2025

“Mbetemi të varur nga SHBA”/ Merz: Trump më siguroi se Uashingtoni nuk do të tërhiqet nga NATO

17:37 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com