• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tenderat e zgjedhjeve/ Godet Celibashi, prokuroi 15 mln euro me negocim pa shpallje

16:10 : 15/01/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve prokuroi 15 milionë euro tendera me negocim të drejtëpërdrejtë dhe pa shpallje paraprake të kontratës për zgjedhjet e vitit 2023. Kapitali.al hulumtoi kontratat e dhëna nga KQZ në funksion të zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar.

Të cilësuara si zgjedhjet më të shtrenjta në historinë e Shqipërisë, votimet për pushtetin vendor në vitin e kaluar do të mbahen mend edhe si një nga rastet më masive, ku paraja publike është negociuar lumë në tavolinat e shtetit, jashtë rregullave të garës, që garantojnë integritetin e tenderave.

Sipas kontratave të publikuara gati një vit më pas në Buletinin e Prokurimeve Publike, në total ishin 14 tendera me një faturë totale prej 1 miliardë e 539 milionë lekë ose rreth 15 milionë euro, të cilat KQZ i prokuroi me negocim të drejtëpërdrejtë. Kjo shifër është gati dy herë më e lartë se sa ajo që institucionet e shtetit prokuruan me të njëjtën procedurë për pandeminë.

Përfituesit

Të dhënat e detajuara tregojnë se përfituesi më i madh i kontratave me negocim të drejtëpërdrejtë ishte kompania hollandeze Smartmatic International. Kjo kompani përfitoi 2 procedura, atë të “Projektit pilot për votimin dhe numërimin elektronik” si dhe “Shërbimet Logjistike dhe Soft”me vlerë totale 1 miliardë e 16 milionë lekë.

Lexo edhe:

Bashkia Librazhd i jep tenderin 300 mln lekë Arben Avdulit për të parë yjet me teleskop

Kosovë/ KQZ akrediton 28 media vendore dhe ndërkombëtare për zgjedhjet lokale

Por veç Smartmatic, nga tenderat sekretë të KQZ kanë përfituar edhe kompanitë vendase. R & T, një kompani shqiptare, përfitoi 2 kontrata me vlerë totale 157.7 milionë lekë me negocim të drejtëpërdrejtë nga KQZ, ndërsa Farma Net Albania, një kompani që operon kryesisht në fushën e farmaceutikës, përfitoi po 2 kontrata me vlerë 115.2 milionë lekë. Cetis Graphic, Intelisoft dhe Adel Co ishin të tjerë përfitues nga tenderat sekretë të KQZ.

Procedura problematike

Sipas legjislacionit në fuqi, procedura me negocim, pa shpallje paraprake parashikon që autoriteti kontraktor i përzgjedh vetë operatorët ekonomikë dhe negocion kushtet e kontratës me një ose më shumë prej tyre.

Por, kjo lloj procedure mund të përdoret vetëm në disa raste specifike e më konkretisht, kur në përgjigje të dy procedurave të njëpasnjëshme nuk është siguruar konkurrenca minimale, kur për arsye që lidhen me të drejtat ekskluzive ose të drejtat e autorit, kontrata nuk mund të ekzekutohet përveçse nga një operator i vetëm ekonomik ose kur për arsye të nevojës ekstreme, të shkaktuar nga ngjarje të paparashikueshme nga autoriteti  kontraktor, afati  kohor për procedura normale nuk  mund  të  respektohet.

Është e paqartë se me cilën nga rastet e mësipërme i ka justifikuar KQZ prokurimin e miliona euro për blerjen e kutive të votimit, vulave apo dhe shtypshkrimeve të thjeshta.

Shqipëria ka një rekord problematik me tenderat me negocim të drejjtëpërdrejt. Analizat e vetë Agjencisë së Prokurimeve Publike kanë dëshmuar se tenderat me negocim të drejtëpërdrejtë dhe pa shpallje kanë normën më të lartë të abuzimit të parasë publike. Ndër rastet konkrete të regjistruara ishin ata të prokuruara gjatë pandemisë, përfshirë tenderin e famshëm të ushqimeve, që Ministria e Mbrojtjes ja dha një kompanie të regjistruar në Maqedoninë e Veriut, për të cilin SPAK gjeti korrupsion dhe çoi në gjyq tre zyrtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

/Kapitali.al/

Etiketa: Ilirjan CelibashiKQZtender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bashkia Librazhd i jep tenderin 300 mln lekë Arben Avdulit për të parë yjet me teleskop

22:27 : 10/10/2025
RAJONI

Kosovë/ KQZ akrediton 28 media vendore dhe ndërkombëtare për zgjedhjet lokale

20:52 : 10/10/2025
AKTUALITET

“E ndritën” me 11 Majin/ Celibashi: Nuk kemi marrëveshje me SPAK për zgjedhjet lokale

12:10 : 10/10/2025
AKTUALITET

A do mbahen zgjedhjet në Tiranë nëse GJK shpall të vlefshëm dekretin e Begajt? Ja si përgjigjet Celibashi

11:31 : 10/10/2025
AKTUALITET

Celibashi i pret hovin Ramës: Nuk ka zgjedhje në Tiranë më 9 nëntor

10:56 : 10/10/2025
AKTUALITET

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025
Para

Vrau kunatin pasi i përdhunoi të bijën, lihet në "arrest shtëpie" 50-vjeçari shqiptar

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 11 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 10/10/2025

Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes pa dokumente në qendër të fshatit, nuk paguan taksa

22:56 : 10/10/2025

Tre të ‘fortë’ bllokojnë rrugën e varrezave, Bashkia Mallakastër nuk jep zgjidhje!

22:47 : 10/10/2025

Nëna braktis fëmijën me aftësi ndryshe, refuzon t’i japë kujdestarinë ligjore ish-burrit

22:39 : 10/10/2025

Bashkia Librazhd i jep tenderin 300 mln lekë Arben Avdulit për të parë yjet me teleskop

22:27 : 10/10/2025

Macron riemëron Sebastien Lecornu si kryeministër të Francës

22:25 : 10/10/2025

Danimarka blen 16 avionë F-35 për të forcuar mbrojtjen ajrore

22:03 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com