• Kontakt
Sunday, August 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Mos harroni”/ Berisha: Sot në Tiranë është vëllai siamez me Enver Hoxhën

19:21 : 14/01/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Janë kthyer në periodike tashmë protestat e demokratëve çdo mbrëmje në rrugën “Mustafa Metohiti”, teksa lideri i PD-së Sali Berisha mban fjalim nga dritarja e banesës së tij.

Gjatë fjalës së tij, këtë të dielë, Berisha u shpreh se aty po zhvillohet beteja pa kthim kundër të keqes së madhe që ka kapluar qenien shqiptare, që ka kapluar lirinë, dinjitetin, por edhe identitetin e këtij kombi dhe sipas tij, kjo e keqe quhet rilindja e Edi Ramës.

Berisha u bëri apel shqiptarëve që të mos harrojnë se në Tiranë sot është një armik i egër i Kombit shqiptar i cili në raport me pjesë të tjera të kombit është vëlla siamez me Enver Hoxhën.

Lideri demokrat e konsideroi kryeministrin Edi Rama dhe si armikun më të madh të Kosovës, që sipas tij, bashkë me George Soros nisën projektet për copëtimin dhe ndarjen e saj për llogari të Vuçiç.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të nxehta. Përulem me mirënjohje të pakufishme para jush, djem e vajza, burra e gra, që zhvilloni çdo natë në këtë rrugë, një nga betejat ndër më të mëdhatë në historinë e këtij vendi. Zhvilloni këtu betejën pa kthim kundër të keqes së madhe që ka kapluar qenien shqiptare, që ka kapluar lirinë, dinjitetin, por edhe identitetin e këtij kombi. Kjo e keqe quhet rilindja e Edi Ramës. Miqtë e mi, ju u ngritët në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, u ngritët kur Edi Rama, aleanca e krimit, drogës dhe korrupsionit që qeveris këtë vend, mendoi dhe besoi se i dha opozitës goditjen nukleare, se shndërroi këtë rrugë, pallat, ballkon në ballkonin e frikës dhe tmerrit për shqiptarët. Kurse ju, të rinj dhe të reja, burra dhe gra me dinjitet, njerëz të lirë, atdhetarë erdhët në këtë rrugicë, e shndërruat atë rrufeshëm, në një rrugë shprese, në një rrugë, ndriçimi, guximi, dinjiteti për çdo shqiptar që i thotë dinjitetit, dinjitet, lirisë, liri, shpresës, shpresë dhe Shqipërisë, Shqipëri. Kjo betejë është e shenjtë aq sa është shenjtë për njeriun liria e tij. Kjo betejë është e shenjtë aq sa është i shenjtë për njeriun, dinjiteti i shenjtë. Kjo betejë është e shenjtë aq sa është i shenjtë për qytetarin i shenjtë, dheu i tij. Miqtë e mi! Në një hark kohor të shkurtër, Edi Rama, mafia e tij më e rrezikshme në Europë, mafia e tij shtetërore, u sul me tërbim kundër fjalës së lirë.
Mbylli televizione, media. I shembi kryeqytetit dhe kombit, simbolin e mrekullueshëm, Teatrin e tij Kombëtar. Edi Rama një lloj si një bandit, pa ligj, moral, dinjitet, trajtoi shqiptarët në Astir, tek Unaza, njëlloj si një pushtues i egër. Mashtroi studentët. Edi Rama në projektin e tij ogurzi të përqendrimit të të gjitha pushteteve në duart e tij, vendosi votën e shqiptarëve, vullnetin e tyre, në kontrollin e tij, të bandave të tij, të parave të krimit të tij. Ai ja doli me fuqinë e korrupsionit të mposhtë, kontrollojë opozitën dhe pas kësaj mendoi se Shqipëria pa opozitë, si Shqipëria e dajos së tij, që firmoste ekzekutimin e Genc Lekës, Vilson Blloshmit, që firmoste ekzekutimin e dhjetëra e dhjetëra intelektualëve shqiptarë. Njëlloj si Shqipëria e babait të tij që firmoste varjen në litar të Havzi Nelës të ishte një Shqipëri pa opozitë, ku ai si padrino i saj të merrte çdo vendim, të kryente çdo akt, të bënte ndaj shqiptarëve atë që nuk e ka bërë deri më sot asnjë pushtues. Nga kjo tribunë e juaja, tribunë e lirisë, e dinjitetit, guximit ju ftoni, apeloni ndjenjat patriotike të çdo shqiptari. Shqiptarë, atdhetarë kudo që jeni, mos harroni se në Tiranë sot është një armik i egër i Kombit shqiptar i cili në raport me pjesë të tjera të kombit është vëlla siamez me Enver Hoxhën.

Lexo edhe:

Qeveria e gjyqësorit bën një vesh shurdh ndaj sulmeve të Ramës

U raportua si i zhdukur, kur Ahmetaj deklaronte: Daniel Shima u kërcënua nga Rama që të mbyllë gojën

Rikujtoni pak pa bërë betimin fluturoi në Kosovë, e pritën si kryeministrin e Shqipërisë në parlament. Hyri si bandit, boshatisi parlamentin sepse fyeu historinë e Kosovës, arkitektin e pavarësisë së saj, të pavdekshmin Ibrahim Rugova. Miqtë e mi! Beteja e tij kundër popullit të Kosovës, është beteja më e egër e zhvilluar ndonjëherë, pas asaj të Aleksandër Vuçiç. Sot ish-udhëheqësit politikë të Kosovës janë në Hagë. Ua them ju, ua them shqiptarëve se hjekësi i tyre është Edi Rama. Edi Rama me Xhorxh Sorosin, nisën projektet për copëtimin, ndarjen e Kosovës për llogari të Vuçiç. Edi Rama pasi dështoi me turp, u bë si argat i Vuçiçit promotori kryesor i Ballkanit të Hapur. Shqiptarë dhe shqiptar, cilido që e ndjen vetën të tillë nuk mund të pranojë Edi Ramën kryeministër. Mos harroni se për shkak të Vuçiçit dhe Sergei Lavrov, Edi Rama e shndërroi Tiranën në megafonin e Beogradit kundër Kosovë. Shndërroi Tiranën në megafonin e Kremlinit kundër Kosovë. Pasi dështoi dhe me Ballkanin e Hapur, u vërsul si i tërbuar, vendosi sanksione në emër të Beogradit, i pari kundër Kosovës. Loboi si armik i egër i saj, kundër lirisë së lëvizjes së qytetarëve të Kosovës. Komplotoi për Banjskën dhe akte të tjera. Çdo shqiptar të pyesë veten sonte, çfarë lidhje ka ky me qenie tonë, ç’lidhje ka ky me identitetin tonë si shqiptar, me interesin tonë kombëtar. Është koha për të dëgjuar këta burra e gra të cilët mblidhen çdo natë për një apel, kushtrim për secilin shqiptar kudo që ndodhet. Nëse ndaj Kosovës Edi Rama u dëshmua një Enver i dytë që e shiti atë, një Pashiç në Tiranë, si u dëshmua ai ndaj shqiptarëve në Shqipëri. Çubrilloviçi nga varri do ta kishte lakmi veprën e zezë të tij ndaj shqiptarëve në Shqipëri. Unë nuk di ndonjë rast, ndonjë luftë, ndonjë tragjedi natyrore që të ketë larguar nga vendi në 8 vite mbi 33% të një populli të një vendi. Lufta e Dytë botërore më shkatërrimtare se në çdo vend tjetër ishte në Poloni. Polonia humbi 20% të popullit shqiptar. Shqipëria në 8 vitet e Edi Ramës humbën 33% dhe mban sekret prej kaq muajsh rezultatin e regjistrimit të popullatës. Nuk e nxjerr se ajo është akuza më e rëndë e gjenocidit që kjo mostër kreu ndaj kombit të tij. Ndaj dhe kjo tribunë, ky parlament i guximit njerëzor, i dinjitetit njerëzor, atdhetarisë dhe interesit kombëtar fton çdo shqiptar të bashkohet në këtë betejë.” – u shpreh Berisha.

Etiketa: BerishaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria e gjyqësorit bën një vesh shurdh ndaj sulmeve të Ramës

18:27 : 23/08/2025
AKTUALITET

U raportua si i zhdukur, kur Ahmetaj deklaronte: Daniel Shima u kërcënua nga Rama që të mbyllë gojën

19:27 : 20/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama dhe INSTAT po i shndërrojnë importet e Kosovës në eksporte të Shqipërisë

13:08 : 19/08/2025
AKTUALITET

Rama i jep monopolin e mjeteve të ushtrisë mikut të tij izraelit, Ron Yeffet. Ja çfarë thoshte Ahmetaj

15:15 : 18/08/2025
AKTUALITET

“Zjarret janë krim shtetëror”/ Berisha: Shqipëria u gjet tërësisht e çarmatosur

13:20 : 18/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama sulmoi hapur prokuroren dhe gjykatësin, KLGJ dhe KLP nuk reaguan

11:38 : 18/08/2025
Para

Shtëpia e Bardhë: Sekretari Austin ka nevojë për kujdes të mëtejshëm mjekësor

TË GJITHA

Horoskopi, 24 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 23/08/2025

6 ushqimet që ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të kokës

22:47 : 23/08/2025

Përmbyset varka me emigrantë, mbyten 12 persona pranë brigjeve të Spanjës

22:36 : 23/08/2025

Zëvendëskancelari gjerman kërkon të rishikohet mundësia e ndalimit të AfD-së

22:31 : 23/08/2025

VIDEO/ Autogoli qesharak i vlonjatëve i jep fitoren Elbasanit ndaj Flamurtarit

22:22 : 23/08/2025

Reshjet e shiut dhe ulja e temperaturave përmirësojnë situatën e zjarreve, vetëm një vatër aktive

22:02 : 23/08/2025

Podradec/ I riu me monopatinë aksidentohet nga një makinë, përfundon në spital

21:48 : 23/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com