• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Marrëveshja Rama-Meloni/ PD kërkesë Kushtetueses: Merr një opinion këshillimor nga GJEDNJ

20:27 : 14/01/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Grupi Parlamentar i PD i është drejtuar ditën e sotme Gjykatës Kushtetuese me një tjetër kërkesë, një ditë pasi kjo e fundit rrëzoi kërkesën për të zhvilluar një seancë të hapur për mediat dhe publikun për marrëveshjen Rama-Meloni për strehimin në vendin tonë të refugjatëve afrikanë që kapen në brigjet italiane.

PD i kërkon Kushtetuese që të marrë një opinion këshillimor nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut për zbatimin e të drejtave dhe lirive të parashikuara nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Protokollin ndërmjet Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, “Për Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Migracionit”.

Sipas Grupit të PD-së, Shqipëria, si shtet anëtar i Këshillit të Europës dhe ratifikues i Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ka detyrimin të sigurojë çdokujt brenda territorit të saj të drejtat dhe liritë e përcaktuara nga Konventa.

“Në këtë kuptim, është shumë e rëndësishme që gjatë shqyrtimit të kushtetutshmërisë së Protokollit, Gjykata të analizojë dhe konkludojë mbi shkeljet e pretenduara të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, të cilat njëkohësisht përbëjnë edhe shkelje të Kushtetutës.”- thuhet në shkresën e firmosur nga Kryetari i Grupit të PD Gazment Bardhi.

Në argumentimin e kërkesës Grupi Parlamentar i PD evidenton se duke pasur parasysh pretendimet e kërkuesve lidhur me shkeljen e lirive dhe të drejtave të garantuara nga Konventa, reagimet e organizatave vendase dhe ndërkombëtare, veçanërisht qëndrimin e Komisioneres së Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, natyrën shumë specifike të kësaj marrëveshjeje, impaktin e saj të gjërë kombëtar dhe ndërkombëtar, mungesën e precedentëve të mëparshëm nga Gjykata Kushtetuese, jurisprudencën e kufizuar të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në këtë drejtim, si dhe juridiksionin eskluziv të kësaj të fundit për të bërë interpretimin e Konventës dhe Protokolleve të saj, si dhe interesin e shtetit shqiptar, i cili, në eventualitetin e ratifikimit, mund të përballet me ankime në GJEDNJ për shkelje të Konventës, në mbështetje të nenit 1, të Protokollit nr. 16, të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, nenit 44/b, të Ligjit nr. 8577/2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, dhe nenit 35, të Rregullores për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, kërkojmë marrjen e një opinion këshillimor nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut për zbatimin e të drejtave dhe lirive të parashikuara nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Protokollin ndërmjet Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, “Për Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Migracionit”.

Lexo edhe:

Pas 7 orësh përfundon seanca në Gjykatën Kushtetuese, Veliaj me pranga kthehet në qeli

“Standard i dyfishtë”/ Veliaj: Në Rrogozhinë kryetari i dënuar qëndron në detyrë, unë u shkarkova

Etiketa: Gjykata Evropiane e Te drejtave te njeriutGjykata Kushtetuesegrupi i pdkeshillimormarrebshjarefujgatete

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas 7 orësh përfundon seanca në Gjykatën Kushtetuese, Veliaj me pranga kthehet në qeli

17:08 : 31/10/2025
AKTUALITET

“Standard i dyfishtë”/ Veliaj: Në Rrogozhinë kryetari i dënuar qëndron në detyrë, unë u shkarkova

16:38 : 31/10/2025
AKTUALITET

“U rrëmbeva si kryebashkiaku i Medellin”, Veliaj në Kushtetuese: Vendimi nga Këshilli te Presidenti për 8 orë

12:07 : 31/10/2025
AKTUALITET

“U godita nga të mitë”, Veliaj në Kushtetuese: Qeveria Rama më shkeli të drejtat! Begaj mori atributet e gjykatës

11:52 : 31/10/2025
AKTUALITET

Veliaj në Kushtetuese: Më donin me pranga në duar! Izolimi im ishte i imponuar nga shteti (LIVE)

11:44 : 31/10/2025
AKTUALITET

“Qeveria më shkeli të drejtat”, Veliaj në Kushtetuese: Goditja më erdhi nga të mitë (LIVE)

11:34 : 31/10/2025
Para

E konfirmon Ahmataj, Tirana përforcohet në sulm

TË GJITHA

Drejtori teknik i ARRSH-së, Nikollaq Mihali paraqitet në SPAK

15:11 : 01/11/2025

Nga maskat te besëtytnitë, teologu zbulon rrënjët fetare të Halloween-it

14:56 : 01/11/2025

Lëvizje e mistershme e Musk në SpaceX, a planifikon një shitje masive të Bitcoin?

14:46 : 01/11/2025

SHBA mund të sulmojë bazat ushtarake të Maduros

14:33 : 01/11/2025

Prapësi me punët e Zotit!!!

14:21 : 01/11/2025

Çfarë duhet të dini për balotazhin në zgjedhjet lokale në Maqedoni

14:09 : 01/11/2025

Ende pa marrë mbështetjen financiare, fermerët: Kaluan 5 muaj, nisim mbjelljen e grurit

13:57 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com