• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rritja e çmimeve të konsumit, PD thirrje Ramës dhe Financave për paketa ndihme

15:55 : 13/01/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Këshilltari për çështjet ekonomike në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti, ka sjellë edhe njëherë në vëmendje rritjen e çmimeve të konsumit dhe ndikimin e drejtpërdrejtë që ka te qytetarët, e sidomos në familjet me të ardhura nën mesataren.

Në një deklaratë për mediat, në emër të PD-së ai i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama dhe Ministrisë së Financave që të caktojë 200 mln euro paketë ndihme financiare për familjet dhe bizneset prodhuese.

Ndër të tjera ai tha se është e papranueshme që pas 11 vitesh qeverisje nga Edi Rama të përballemi me të njëjtin fenomen, atë të rritjes së çmimeve.

Deklarata e plotë:

Pas dështimeve dhe abuzimeve të njëpasnjëshme në menaxhimin e ekonomisë dhe pronës publike gjatë vitit të kaluar, pas falimentimit të dhjetëra bizneseve fason duke nxjerrë pa punë mijëra gra kryefamiljare si pasojë e zhvlerësimit të pashpjegueshëm të euros përveçse nga burime joligjore, ashtu siç konstatoi dje edhe vetë FMN, pas shpërdorimit të parave të shqiptarëve me tendera pa garë e pagesa për inceneratorë inekzistentë, pas dhënies nga buxheti i shtetit në muajin dhjetor të 30 milionë euro AlbControllit për të përballuar shpenzimet e veta pasi paratë e saj i merr Beçhetti në zbatim të vendimit të Gjykatave Ndërkombëtare, pasi futën profesionistët e lirë në skemën e tatimit mbi të ardhurat nga 15 në 23%, një lajm tjetër i hidhur vjen nga Instat-i qeveritar.

Lexo edhe:

PD: Rama po hakmarret ndaj policëve që hetuan “trenin bullgar” në Peqin

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

Në muajin dhjetor, në muajin kur oligarkët dhe qeveritarët ulen kokë më kokë duke pirë shishe verërash të shtrenjta për të diskutuar dhe rakorduar llogaritë mbi fitimet e tyre korruptive prej qindra milionë eurosh, qytetarët e thjeshtë të këtij vendi, ata që rropaten nga mëngjesi e deri në mbrëmje për të ushqyer fëmijët e tyre, u përballën me një shtrenjtim të mëtejshëm të cmimeve të shportës bazë të konsumit.

Konkretisht vetëm në muajin dhjetor u rriten cmimet e shportës së ushqimeve me 6.7%,
cmimet e perimeve me +20.8%, cmimet e frutave me +10.9%, cmimet e qumështit, dhjathit dhe vezëve me +6.7hhy%, cmimi i mishit me +5.5%, etj.

Zemërimi për shtrenjtimin e cmimeve shihet kudo, në cdo fytyrë prindi të thjeshtë, në cdo cep të Shqipërisë, si në qytetet ashtu edhe në fshatrat tona, të cilët në shumicë nuk patën mundësinë as të shtronin dot një tryezë të denjë për darkën e vitit të ri.

Si mund të presim që njerëzit të jetojnë në mënyrë dinjitoze, të shëndetshme dhe të ushqehen si duhet kur ushqimet bëhen gjithnjë e më të shtrenjta?

Është e papranueshme që pas 11 vitesh qeverisje çdo vit të përballemi me të njëjtin fenomen, atë të rritjes dyshifrore të ushqimeve bazë, por akoma edhe më e patolerueshme është braktisja që vazhdon ti bëhet familjes së thjeshtë shqiptare.

Ndaj, ndonëse nuk kemi ndonjë shpresë që të ndodhë, Partia Demokratike e gjykon mëse të domosdoshme dhe i bën thirrje Kryeministrit dhe Ministrisë së Financave të ndërmarrin menjëherë, pa humbur asnjë ditë më shumë, një paketë ndihme financiare mbështetëse për familjet me të ardhura të ulta dhe për bizneset prodhuese shqiptare.
Alokimi i një pakete financiare prej të paktën 200 milionë eurosh, të ndara në 150 milionë euro mbështetje financiare ndaj familjeve me të ardhura të ulta dhe 50 milionë euro në mbështetje të sipërmarrjes prodhuese për të kompensuar disi humbjet e tyre nga luhatjet e kursit të këmbimit dhe përshtatjen e tyre ndaj zhvillimeve sektoriale, është përgjigja më e mirë dhe e shpejtë për ti ardhur në ndihmë ekonomisë familjare dhe sipërmarrjes prodhuese vendase, me qëllimin e vetëm ruajtjen e vendeve të punës dhe mbajtjen në këmbë gjatë muajve të parë të vitit 2024 të konsumit të dërrmuar familjar.

Etiketa: cmime konsumidorjan telitipaketa ndihmePDqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD: Rama po hakmarret ndaj policëve që hetuan “trenin bullgar” në Peqin

11:45 : 28/06/2025
AKTUALITET

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025
AKTUALITET

Alizoti: Ja kur do të nisë analiza e brendshme në PD

15:30 : 27/06/2025
AKTUALITET

Me hile drejt Europës/ Si po ndryshohet pa zhurmё ligji për investimet e huaja në Shqipёri

15:03 : 27/06/2025
AKTUALITET

Rinumërimi/ Mandati i Xhaçkës vendoset nga 70 vota diferencë, Dogjani kalon Murrizin tek PD-ja

14:52 : 27/06/2025
AKTUALITET

Përfundon rinumërimi për Tiranën/ Braho: S’ka më akuza për trafikim votash

12:47 : 27/06/2025
Para

Rrëshqitje dheu në Kolumbi, 18 të vdekur dhe 30 të plagosur

TË GJITHA

Gaza/ 66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja

16:28 : 28/06/2025

Kurti takon krerët e partive politike, në kërkim të konsensusit për konstituim të Kuvendit

16:23 : 28/06/2025

Pajisja e brakiterapisë jashtë standardi! Gazetari: Ja si Orges Spahiu mbulon skandalet e Onkologjikut

16:12 : 28/06/2025

Rrëzohet një palmë në Durrës, bllokohet qarkullimi

16:00 : 28/06/2025

Gjendet e pajetë në qese TikTok-erja 19-vjeçare në Peru

15:49 : 28/06/2025

OBSH publikon raportin përfundimtar të Covid-19: Nuk ia gjejmë dot origjinën

15:36 : 28/06/2025

Përplasja me armë me të riun/ Policia e Lezhës: Nuk iu bind urdhrave, e qëlluam në gomë

15:22 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com