• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Katet pa leje/ Prokuroria e Tiranës çon në gjyq Malokun. Gati edhe dosja e Salillarit

19:47 : 12/01/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Nga Boldnews.al

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka marrë të pandehur pronarin e shoqërisë “Arb Trans 2010”, Shyqyri Maloku, si edhe pesë inxhinjerë të kompanisë, të akuzuar se kanë ndërtuar rreth 3800 metra katrorë pa leje në një godinë 13-katëshe në rrugën “Myslym Shyri”, në Tiranë.

Ndërkohë, prokurorët kanë përfunduar hetimet dhe po kryejnë veprimet administrative finale për dërgimin në gjyq, për administratorin e shoqërisë “Salillari”, Lulzim Salillari, si edhe disa inxhinjerë, për disa kate shtesë në një godinë në zonën e Liqenit të Thatë, në kryeqytet.

Së bashku me individët, Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur edhe personat juridikë, “Arb Trans 2010” shpk dhe “Salillari” shpk. Bazuar në legjislacionin shqiptar, kjo pozitë proceduriale e dy kompanive, pra “të pandehur”, i përjashton ato automatikisht nga pjesëmarrja në tendera publikë.

“Salillari” në pronësi të Pëllumb Salillarit dhe “Arb Trans 2010” e krijuar nga zyrtari bashkiak i Tiranës Arben Maloku dhe tashmë nën administrimin e babait të tij, Shyqyri Maloku, renditen ndër shoqëritë që kanë përfituar miliarda lekë në tendera publikë nga institucionet e “Rilindjes” së kryeministrit Edi Rama.

Lexo edhe:

Dalin EMRAT, kush janë dy burrat që përdhunoin 38-vjeçaren dhe e shfrytëzonin për prostitucion

Rinumërimi/ Mandati i Xhaçkës vendoset nga 70 vota diferencë, Dogjani kalon Murrizin tek PD-ja

“Boldnews.al” ka siguruar të dhëna nga dosja hetimore për katet pa leje të ngritura nga “Arb Trans” e familjes Maloku, në zonën e “Myslym Shyrit”, ku zbulohet edhe skema abuzive e kompanisë së ndërtimit.

Në foto: Godina me kate pa leje, ndërtuar nga “Arb Trans 2010”, në rr. “Myslym Shyri”, Tiranë

Hetimi penal dëshmon gjithashtu edhe pasivitetin e Inspektoratit Ndërtimor të Tiranës, i drejtuar për shumë kohë nga Mariglen Qato.

Megjithëse rezultojnë se Qato ka nxjerrë urdhëra gjobe dhe pezullimi punimesh për kompaninë “Arb Trans” të krijuar nga Arben Malokut, masat duket se kanë qenë thjesht “formalitet”, pasi punimet jo vetëm kanë vijuar pa ndërprerje, por godina është përfunduar dhe e shitur e gjitha.

Për këtë pjesë, prokurori i çështjes, Arens Çela, shprehet në dosjen hetimore se “…është veçuar procedimi penal, me qëllim kryerjen e hetimeve më të thelluara për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” për këta zyrtarë publikë..”.

“Skema”, si u shtuan 3800 m2 pa leje

Prokuroria e Tiranës ka nisur kryesisht hetimet për “Shpërdorim detyre” dhe “Ndërtim të paligjshëm”, pasi në kronikat mediatike të datës 1 Tetor 2022 u raportua fakti që ish-ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, në një inspektim personal, kishte konstatuar kate pa leje në godinën e ndërtuar nga “Arb Trans 2010”, në rrugën “Myslym Shyri”.

Tre ditë më vonë, edhe Drejtoria e Policisë së Tiranës referoi materialet në prokurori për kompaninë e themeluar nga ish-administrator i Njësisë Administrative Zall Herr, Arben Maloku dhe tashmë nën administrimin e të atit të tij, Shyqyri Maloku.

Në foto: Themeluesi i “Arb Trans 2010”, Arben Maloku dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj

Nga të dhënat hetimore rezultoi se shoqëria private ka ndërtuar thuajse 3800 metra katrorë pa leje. Referuar zonës së godinës, vlera e kësaj “shtese” arrin në shumën e miliona euro në shitje.

Nga hetimet dhe pyetja e personave përgjegjës është zbuluar edhe mekanizmi se si pronari i kompanisë, Shyqyri Maloku, si edhe inxhinjerët Hysni Gjoci, Dritan Gjoni, Edmond Ndoj dhe Orgeta Bardho, kanë shtuar sipërfaqen e konsiderueshme pa leje.

Projekti i pallatit parashikonte që pjesa e dyqaneve, në kuotën zero, do të kishte kolona të dala dhe në thellësi të saj ishin dyqanet me fasadë xhami.

Ndërsa në realitet, kompania e ndërtimit ka nxjerrë fasadën e xhamit të dyqaneve deri tek kollonat, duke shtuar pa leje në këtë mënyrë sipërfaqe të konsiderueshme të njësive tregtare, të cilat, sipas rregullave të tregut, kushtojnë shumë më tepër se sa vlera e apartamenteve.

Po ashtu, projekti i miratuar nga Bashkia e Tiranës, parashikonte që godina në pjesën e lartë të saj të kishte mure dhe kolona të pjerrëta.

Gjatë zbatimit, pronari dhe inxhinjerët e kanë ndryshuar, duke i drejtuar kolonat e muret, dhe rrjedhimisht duke përfituar sipërfaqe të konsiderueshme ndërtimore pa leje.

Kjo ishte pjesa e “fshehtë” e punimeve pa leje. Por, ajo që ishte më e dukshmja, ishin katet pa leje, në shkelje flagrante të projektit.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në datë 15 janar 2021, ka miratuar lejen e ndërtimit për objektin “Godinë banimi dhe shërbimi 4 dhe 5-9 kate, me 2 kate parkim dhe shërbim nëntokë”,  në favor të “Arb Trans 2010”.

Në foto: Shoqëria “Arb Trans” mori leje për godinë 9 kate

Ndërkohë, nga verifikimet paraprake në terren nga Inspektorati Ndërtimor i Tiranës, por edhe gjatë fazës së hetimit penal, rezultoi se godina kishte arritur në katin e 13-të, pra plot 4 kate pa leje.

Arben Maloku ia lë “fajin” babait

Gjatë hetimeve, prokurori Çela ka pyetur ndër të tjerë edhe Arben Malokun, themeluesin e kompanisë “Arb Trans 2010”. Ai ka deklaruar se është larguar 5 vjet më parë nga drejtimi i kompanisë, kur mori emërimin nga Erion Veliaj si administrator i njësisë Zall Herr.

Fillimisht, shoqëria kaloi në pronësi të vjehrrit të tij dhe më tej nga babai i tij, Shyqyri Maloku. Pikërisht, në kohën e menaxhimit nga Shyqyriu, është ndërtuar godina me kate pa leje.

Arben Maloku ka pranuar para prokurorit se “në dijeninë time janë 4 kate pa leje, të cilat janë të gjitha të shitura”.

Po ashtu, Arben Maloku ka sqaruar se, në dijeninë e tij, nuk rezulton të jetë kryer asnjë kontroll nga institucionet gjatë ndërtimit të godinës.

Të njëjtin deklarim kanë dhënë edhe disa prej inxhinjerëve të shoqërisë, të marrë të pandehur.

Topografi Edmond Ndoj dhe inxhinjeri i punimeve, Dritan Gjoni, kanë deklaruar në prokurori se nuk mbajnë mend që të jetë kryer ndonjë kontroll nga Bashkia e Tiranës.

Por, ndërkohë që inxhinjerët mohojnë kontrollet, në arkivat e Bashkisë së Tiranës gjenden disa akte të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik mbi këtë godinë.

Veprimet “formale” të Qatos

Sipas akteve që ka dorëzuar Bashkia e Veliajt në Prokurori, rezulton se Inspektorati Ndërtimor në datë 12.01.2022 ka konstatuar ndryshime nga projekti i miratuar, duke shtuar rreth 2170 m2 sipërfaqe konstruksioni beton arme (kollona+soleta) volum i pa përfunduar dhe për këtë është nxjerrë urdhër i pezullimit të punimeve.

Pak ditë më vonë, e konkretisht në 20 janar 2022, sipas letrave të Bashkisë, kryeinspektori Mariglen Qato, ka nxjerrë urdhërin e prishjes së objektit të kundërligjshëm.

Pra, hetimi ka zbuluar më së paku dy kundërthënie-nga njëra anë drejtuesit dhe punonjësit e kompanisë, të cilët deklarojnë se nuk kanë pasur asnjë kontroll nga Bashkia dhe nga ana tjetër, dokumenta të kryeinspektorit ndërtimor, Mariglen Qato, në të cilat thuhet se është penalizuar kompania për shkelje të lejes së ndërtimit dhe urdhëruar pezullimi i punimeve.

Në foto: Ish-kryeinspektori ndërtimor i Bashkisë Tiranë, Mariglen Qato

Mes këtyre dy kundërthënieve, qëndron një e vërtetë konkrete-godina me kate pa leje, jo vetëm që ka vijuar punimet rregullisht, por edhe katet shtesë janë shitur të gjitha, siç pranon vetë Arben Maloku përballë grupit hetimor.

Kjo situatë krijon dyshimet se veprimet e kryeinspektorit ndërtimor, Mariglen Qato, si edhe vartësve të tij, mund të jetë thjesht “formale”, pa asnjë ndikim, ose në rastin më të keq, janë hartuar në një kohë të mëvonshme.

Megjithatë, këto dyshime mund të sqarohen në vijimet e mëtejshme të prokurorisë së Tiranës.

Për momentin, prokuroria ka mbyllur hetimet për 5 pjesëtarët e kompanisë, të cilët akuzohen për veprën penale të “Ndërtimit të paligjshëm”, i kryer në bashkëpunim.

 

Etiketa: 13-katëshe4 kate pa lejeARB & TRANS-2010Dritan GjoniEdmond NdojHysni GjociLulzim SalillariMariglen QatoMyslym ShyriOrgeta BardhopallatiProkuroria e TiranësSalillariShyqyri MalokuTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dalin EMRAT, kush janë dy burrat që përdhunoin 38-vjeçaren dhe e shfrytëzonin për prostitucion

15:10 : 27/06/2025
AKTUALITET

Rinumërimi/ Mandati i Xhaçkës vendoset nga 70 vota diferencë, Dogjani kalon Murrizin tek PD-ja

14:52 : 27/06/2025
AKTUALITET

Përfundon rinumërimi për Tiranën/ Braho: S’ka më akuza për trafikim votash

12:47 : 27/06/2025
AKTUALITET

Plagosje me thikë në Tiranë – VIDEO

10:50 : 27/06/2025
AKTUALITET

Qytetari denoncon abuzimin: Dy gjoba në të njëjtën ditë dhe orë për të njëjtin parkim

16:52 : 26/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Do merreshin në pyetje 15 dëshmimtarë, shtyhet seanca për drejtorët e dosjes “5D”

12:02 : 26/06/2025
Para

150 grabitje në Spanjë, çmontohet banda, kapen dy liderat shqiptarë

TË GJITHA

Aksidenti tragjik në Pejë, momenti kur makina përplas për vdekje Zana Gjevukaj/ VIDEO

20:15 : 27/06/2025

Një kandil gjigant del në një plazh amerikan, autoritetet paralajmërojnë: Mos e prekni!

20:05 : 27/06/2025

Vlora turistike me djegie mbetjesh

20:00 : 27/06/2025

Tragjedi në futbollin spanjoll, vdes mbrojtësi 23-vjeçar pas një aksidenti me makinë

19:53 : 27/06/2025

Tragjedi në Francë, tre të vdekur pas rrëzimit të një avioni të vogël

19:44 : 27/06/2025

Trump: Nëse Serbia sulmon Kosovën, nuk bën tregti me SHBA

19:39 : 27/06/2025

Paradoks në Francë, Lyoni bie në Ligue 2, por do të luajë në Europa League

19:34 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com