• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rritet taksa e ndikimit në infrastrukturë në Vlorë, paralajmërohet shtrenjtimi i apartamenteve

08:11 : 11/01/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

Nga 1 janari 2024 nisi zbatimin rritja e taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja nga 4% në 6% për disa zona të qytetit të Vlorës.

Maksimumi i shkallës tatimore prej 8% (sa niveli i Tiranës) sakaq do të aplikohet në më shumë zona. Vendimi për ndryshimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë është miratuar nga Këshilli Bashkiak në mbledhjen e muajit dhjetor 2023.

Sipas vendimit të miratuar norma e taksës 6% të ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja do të aplikohet për objektet që ndodhen në vijën e parë në zonat, si: nga rruga “Pelivan Leskaj” deri në njësinë administrative Orikum, përgjatë rrugëve “Sazani” dhe “Gjergj Kastrioti” (në Transballkanike), bulevardit “Ismail Qemali” dhe rrugës “Pelivan Leskaj”.

Ndërsa aplikimi i maksimumit të shkallës tatimore 8% do të përfshijë edhe ndërtimet e reja nga zona e Skelës deri në zonën e Tunelit. Në vendimin e mëparshëm në vijën e parë të ndërtimit me normën tatimore 8% përfshiheshin ndërtimet nga zona e Skelës deri te Rrapi.

Vitet e fundit Vlora është krhyer në një destinacion të rëndësishëm turistik, çka ka nxitur interesin për blerjen e pasurive të paluajtshme në qytet, që kanë arritur deri në 2800 euro/m2 ne zonën e Lungomare dhe mbi 3000 euro/m2 në resorte.

Lexo edhe:

Zjarr në lagjen “15 Tetori” në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat e zonës

“Nuk ka reagentë”/ 36 mijë banorët e Vorës nuk bëjnë dot analizat e gjakut në Qendrën Shëndetësore

Shoqata e Ndërtuesve paralajmëron se rritja e taksës së ndikimit në infrastrukturë në qytetin e Vlorës pritet të sjellë shtrenjtim të çmimeve të apartamenteve.

Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë Erjon Harizi më herët pohoi për Monitor se në tërësi në sektorin e ndërtimit përgjatë 2024 pritet që kostot direkte të shtrenjtohen nga rritja e taksave.

“Në ndërtim kostot direkte nuk do të jenë më të larta, ndërsa ndikimi i taksave nga qeveria pritet të jetë në rritje. Nëse në Tiranë sot aplikohet maksimumi i taksës së ndikimit në infrastrukturë (8%), disa qytete, si p.sh Vlora hodhën diskutimin për rritjen e kësaj takse nga 4% që e ka aktualisht në 6%. Ndërsa ndryshimet e çmimeve të referencës do japin efekt në qytetin e Tiranës dhe pritet të rrisin mesatarisht 40% kostot e ndërtimit. Sigurisht që ky shtim kostosh do të shoqërohet me rritje të çmimeve”, pohon ai.

Taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja i nënshtrohen të gjitha subjektet që kërkojnë të pajisen me leje zhvillimore dhe leje ndërtimi për objekte banimi, administrative, prodhimi, shërbimi e tjera.

Për kryeqytetin taksa e ndikimit në infrastrukturë është në nivelin 8%. Në 5 vite, përkatësisht periudha 2018-2022, sipas të dhënave të projektbuxhetit të vitit 2024, Bashkia Tiranë ka mbledhur nga taksa e infrastrukturës për ndërtime të reja 32,9 miliardë lekë. Arkëtimet nga kjo taksë kanë shënuar rritje pas vitit 2018. Në 2022 nga kjo Taksë Bashkia më e madhe në vend arkëtoi 7,4 miliard lekë. arkëtimet e pritshme nga kjo taksë për vitin 2023 parashikon 7 miliardë lekë. parashikimet e arkëtimeve për këtë taksë referuar të dhënave të projektbuxhetit pritet të jenë për 2024 në vlerën e 6,3 miliardë lekëve. Në 2025-2026 arkëtimet do të jenë nga 6,5 miliardë lekë.

Me vendimin e muajit korrik 2023 qeveria ndryshoi çmimet e referencës për shitblerjen e apartamenteve vetëm për 32 zonat kadastrale të Tiranës dhe 5 komuna, si Farkë, Dajt, Petrelë, Kashar dhe Prezë. Rritja mesatare e çmimeve të referencës për 32 zonat kadastrale të kryeqytetit llogaritet rreth 29,600 lekë për metër katror. Shoqata e Ndërtuesve ngriti shqetësimin se rritja e çmimeve të referencës do të rrisë detyrimin e tyre për taksën e ndikimit në infrastrukturë që llogaritet mbi çmimet e referencës. Nga ndryshimi i çmimeve të referencës pritet të ketë shtim të detyrimit për familjarët dhe bizneset edhe për taksën e përkohshme të infrastrukturës arsimore, pasi vlera e saj është në masën 35% të detyrimit të taksës së ndërtesës për të njëjtin subjekt si familje apo subjekt tregtar. Në rrethe referencat mbetën të pandryshuara. Sakaq Ministri i Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete pohoi më herët se këtë vit do të ketë rishikim të çmimeve të referencës edhe në zonat bregdetare me qëllim përafrimin e tyre me vlerat e tregut. /Monitor

Etiketa: apartamenteveCmimindertimishtrenjtimitaksavlore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarr në lagjen “15 Tetori” në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat e zonës

09:46 : 14/07/2026
AKTUALITET

“Nuk ka reagentë”/ 36 mijë banorët e Vorës nuk bëjnë dot analizat e gjakut në Qendrën Shëndetësore

20:54 : 13/07/2026
AKTUALITET

Aksident në zonën e Pyllit të Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza

14:37 : 13/07/2026
AKTUALITET

Ketaminë, kokainë dhe ekstazi/ Shisnin drogëra të forta, arrestohen 5 persona në Vlorë

11:25 : 12/07/2026
AKTUALITET

Ndryshimet e taksës shtojnë barrën mbi familjet; Çmimi i pronave, i deformuar nga pastrimi i parave

08:35 : 12/07/2026
AKTUALITET

Shkrumbohet nga zjarri makina në Vlorë, dyshimet

19:09 : 10/07/2026
Para

Temperatura -3°C me ngrica në zonat malore, parashikimi i motit për sot

TË GJITHA

Zjarr në Novoselë, rrezikohen disa banesa /VIDEO

15:42 : 14/07/2026

Zjarri ‘përpin’ kodrën me ullinj në Dimal, dyshohet i qëllimshëm

15:35 : 14/07/2026

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

15:30 : 14/07/2026

Vëllai i kryeministrit spanjoll përjashtohet nga detyra publike për 9 vjet

15:19 : 14/07/2026

Yamal mesazh Francës: Për ditëlindje do t’i bëj vetes dhuratë një udhëtim në New York

15:13 : 14/07/2026

Demenca i kushton Evropës qindra miliarda në vit

15:11 : 14/07/2026

Dhuna në Zvërnec/ Apeli liron nga qelia një prej rojeve privatë, lë në burg Artur Granin

15:02 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş