• Kontakt
Thursday, June 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pas vrasjes së Saimir Jakut, autori çau me breshëri kallashi postobllokun e Policisë

14:10 : 11/01/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Fakte të reja kanë dalë nga dosja hetimore që lidhet me vrasjen e ish-drejtorit të OST në Rrëshen, Saimir Jaku, ngjarje kjo e ndodhur në 9 shtator të vitit 2016.

Tre autorët pjesëmarrës në këtë krim të rëndë, pasi kanë ekzekutuar Jakun me 14 plumba automatiku dhe plagosën mikun e tij, Gjergj Prenga, në ikje e sipër kanë çarë dhe një postobllok të Policisë Rrugore, duke qëlluar me breshëri automatiku në ajër.

Makina e autorëve një Benz katërfenerësh me xhama të zinj, është pikasur nga një polic në qytet, duke i dhënë targën e mjetit AA149DK të gjitha patrullave të policisë. Ky mjet është vjedhur në Kamëz.

Sipas dosjes së siguruar nga “Ora News” makina e autorëve është identifikuar pak minuta pas kryerjes së krimit, nga një patrulla e policisë rrugore e vendosur në postobllok në Rubik, pranë karburant “Start”.

Por teksa kanë parë punonjësit e policisë që kishin zënë rrugën, një nga autorët ka hapur derën e mjetit dhe ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Lexo edhe:

Sarandë/ 21-vjeçari i plagosur në gjendje të dehur, autori në kërkim (EMRAT)

Kërkoi “arrest shtëpie” për autorin, dy të afërme të viktimës kërcënojnë prokuroren në Sarandë

Më pas policët janë larguar dhe automjeti ka vijuar rrugën në drejtim të Milotit dhe në fshatin Skuraj, ka lënë rrugën kryesore dhe është larguar për në drejtim të fshatit Vinjoll të rrethit Kurbin.

Autorët pasi kanë ndaluar automjetin në vendin e quajtur Vinjoll, e kanë djegur atë dhe më pas janë larguar, me mjete të tjera.

Për këtë krim të rëndë policia dhe prokuroria e Lezhës, kanë identifikuar vetëm një nga tre autorët, i cili rezulton të jetë Dorjan Keqi, një i ri nga fshati Vinjoll i Kurbinit, që pretendon se punon si murator.

Identifikimi i tij është bërë në datën 27 korrik 2022, pasi u arrestua krejt rastësisht teksa udhëtonte me makinë së bashku me nipin e Durim Bamit.

“…në sistemin AFIS, ka rezultuar se është identifikuar gjurma papilare e fiksuar në vendin e ngjarjes, vrasje me armë zjarri të Saimir Jakut, të fiksuara në bidonin plastik me lëndë djegëse benzinë, gjetur pranë automjetit të djegur nga autorët e krimit në vendin e quajtur Vinjoll-Kurbin, i përkasin shtetasit Dorjan Ismail Keqi…”-thuhet në dosjen hetimore.

Për momentin Dorjan Keqi është marrë i pandehur dhe dërguar në gjykatë duke u akuzuar për veprën penale të “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në dosjen hetimore thuhet se krimi i rëndë është regjistruar në 9 shtator 2016,pasi Sajmir Jaku ka dalë nga shtëpia në mëngjes dhe rreth orës 09:10 dhe ka shkuar tel lokal “Filopati”, së bashku me kushëririn e tij, Jurgen Jaku.

Pasi janë ulur në një prej tavolinave të verandës së këtij lokali, i ndjeri Saimir Jaku ka ftuar për të pirë kafe edhe shtetasin Ardian Tusha dhe pak më vonë me ta është bashkuar edhe Gjergj Prenga.

Pasi ka qëndruar pak minuta, Ardian Tusha ka dalë nga lokali për të shkuar tek puna e tij pranë Muzeut të qytetit Rrëshen.

Gjatë kësaj kohe në qytetin e Rrëshenit është konstatuar në lëvizje një automjet Mercedez-Benz, 4 fenerësh, me ngjyrë të zezë, me targa AA149DK dhe me xhama te zi.

Ky automjet është ndaluar përpara lokal “Filopati” në rrugën kryesore dhe nga kjo makinë kanë zbritur 2 persona, të armatosur me armë zjarri të llojit automatik, të veshur me rroba të zeza dhe të maskuar, të cilët pasi janë ngjitur në verandën e lokalit, kanë qëlluar në drejtim të Saimir Jakut, të cilin e kanë lënë të vdekur në vend dhe nga të shtënat është plagosur Gjergj Prenga, i cili ka qenë në tavolinë me të ndjerin Saimir Jaku.

Pas kryerjes së krimit autorët kanë dalë jashtë nga lokali dhe kanë hipur në automjetin me targa AA149DK, duke u larguar në drejtim të qytetit të Rubikut.

Nga këqyrja automjetit të lartpërmendur, është konstatuar se ishte i djegur plotësisht. Pranë automjetit është gjetur dhe sekuestruar një bidon plastik 3 litërsh, i boshatisur,  në të cilin ndihej era e benzinës.

Pikërisht në këtë bidon është siguruar një gjurmë gishti, ku pas krahasimeve të kryera, ka rezultuar se i përket të arrestuarit Dorian Keqi.

/Ora News

Etiketa: autoribreshëri kallashiçauDorian KeqiGjergj Prengapostobllokun e PolicisëSaimir Jaku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sarandë/ 21-vjeçari i plagosur në gjendje të dehur, autori në kërkim (EMRAT)

12:16 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kërkoi “arrest shtëpie” për autorin, dy të afërme të viktimës kërcënojnë prokuroren në Sarandë

19:33 : 02/06/2025
AKTUALITET

Hetimet për vrasjen e Bujar Nasufit/ Doreza gjysmë e djegur e autorit, prova në duart e hetuesve

12:54 : 03/05/2025
AKTUALITET

24-vjeçarja u vra nga bashkëshorti në Itali, flet babai i autorit: Lulzimi vuante nga depresioni

14:18 : 07/04/2025
AKTUALITET

Vrau me thikë partneren shqiptare, lihet në burg autori! I riu filipinas: U bëra xheloz

15:24 : 06/04/2025
AKTUALITET

Vrasja e Stiven Toshkëzit, dënohet me 18 vite burg autori

21:39 : 30/03/2025
Para

E vetmja nga opozita, Tabaku tregon pse mori pjesë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve

TË GJITHA

Horoskopi, 12 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:00 : 11/06/2025

Momenti i sherrit të Martin Canit, gazetari tregon arsyen se përse e publikoi videon

22:59 : 11/06/2025

Videoja e Martin Canit/ Reagon për herë të parë nëna e 14-vjeçarit: U trondita jashtë mase…

22:57 : 11/06/2025

Publikimi i videos së Martinit, Grida Duma: Media, valvulë sigurie që kjo ngjarje të mos harrohej

22:51 : 11/06/2025

Tani e thotë dhe FIFA, Shqipëria e Sylvinhos kthehet në nivelin e asaj të Edi Rejas

22:49 : 11/06/2025

Vuçiç në samitin në Ukrainë refuzon të nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus

22:47 : 11/06/2025

SPAK: Një ministër i qeverisë Rama është zyrtarisht nën hetim/ FOTO

22:46 : 11/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com