• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kuvendi njofton KQZ për përfundimin para afatit të mandatit të Arben Ahmetajt

11:47 : 10/01/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kuvendi i ka dërguar një shkresë ditën e sotme Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ku i bën me dije përfundimin e mandatit të ish-zëvëndëskryeministrit Arben Ahmetaj, për shkak se ka 6 muaj që nuk paraqitet në seancat plenare.

Kuvendi thotë se Arben Ahmetaj ka munguar pa arsye që prej 6 Korrikut dhe se e ka detyrim ta njoftojë KQZ-në për këtë vakancë.

“Kuvendi i Shqipërisë, në bazë të shkronjës “d” të gikës 2 të nenit 71 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe Rregullores së Kuvendit, Ju njofton mbarimin përpara afatit kushtetues të mandatit të deputetit të PS-së Arben Ahmetaj, për shkak të mungesës së tij pa arsye për mbi 6 muaj rresht në Kuvend. Kjo për arsye se seanca e fundit plenare ku deputeti Arben Ahmetaj ka martë pjesë është data 6 korrik 2023. Sa më sipër, në mbështetje të nenit 164, pika 1, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”. Kuvendi i Shqipërisë ka detyrimin ligjor për të njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për krijimin e vakancës”, thuhet në shkresën e Kuvendit depozituar në KQZ.

Kujtojmë se seanca plenare e 6 Korrikut ka qenë hera e fundit kur ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj është paraqitur në Kuvend, pasi katër ditë më vonë u shpall në kërkim nga Prokuroria e Posaçme.

Lexo edhe:

Dëshmitari tregon se Ahmetaj ishte në dijeni për ankandin e Buka Sh.a

Shtyhet seanca paraprake ndaj Arben Ahmetajt, caktohet data e re e gjyqit

SPAK i ka dërguar shkresë Interpol Tiranës për kërkimin e tij jashtë Shqipërisë, teksa akuzohet për përfitime të paligjshme nga dy biznesmenët e Inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Ndaj tij rëndojnë akuzat për refuzim për deklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, korrupsionit pasiv dhe aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Më vonë, ai u mor i pandehur edhe në lidhje me privatizimin e ish-furrës së bukës, në zonën e “Medresesë”, në Tiranë, ku tashmë ndodhet kompleksi “Emerald”. Një procedurë që sipas prokurorisë është kryer në mënyrë jo ligjore dhe vlerësohet se i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 7 mld lekë të vjetra. Lidhur me çështjen vijon hetimi dhe për 7 persona të tjerë, përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe ndaj biznesmenit Lirim Fezollari.

Arben Ahmetaj ka reaguar nga arratia përmes postimeve në rrjetet sociale për të dyja çështjet, ku ka mohuar akuzën e ngritur ndaj tij. Por, edhe pse mbi të rëndojnë akuza korrupsioni, Partia Socialiste nuk ka ndërmarrë akte për ta përjashtuar atë nga grupi parlamentar, duke e lënë që ta përfundonte vetë.

Pak kohë më parë, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Blendi Çuçi, u ndje në siklet kur u pyet nga gazetarët se çfarë do të bënte PS-ja me mandatin e Arben Ahmetajt sa kohë ajo po tregohej e zellshme për t’i hequr imunitetin një tjetër deputeti, kësaj here nga opozita.

“Nuk e kemi përjashtuar Arben Ahmetaj. Nuk kemi marrë vendim, nuk ka arsye. Çfarë arsye ka ai, ka punë me drejtësinë. Problem është që nuk është prezent. Saimir Tahiri ka qenë prezent”- tha Çuçi në atë kohë.

Referuar afateve kushtetuese, me çeljen e sesionit të ri parlamentar në javën e tretë të muajit Janar 2024, Arben Ahmetajt i ndërpritet mandati i deputetit. Fillimi i sesionit të ri parlamentar shpallet përmes një seancë plenare thirrur nga kryeparlamentarja, Lindita Nikolla. Krahas seancës bëhet edhe verifikimi i mandateve, referuar nenit 71 të Kushtetutës. Ky nen sanksionon në pikën 2 të tij se mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend.

Kështu, kryeministri Edi Rama largon në heshtje nga Kuvendi një bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë të akuzuar nga  drejtësia për korrupsion, ku sipas kreut të qeverisë, kanë ngrënë dardha pas shpinës së tij.

Në bazë të ligjit, zëvendësimi i Arben Ahmetajt në Kuvend bëhet me një tjetër deputet, bazuar në listën fituese të kandidatëve të PS në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Sipas votave preferenciale të kandidatëve në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, mandati i Arben Ahmetajt i kalon Dallëndyshe Bicit, drejtoreshës aktuale të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, e cila arriti të merrte 4977 persona.

Nëse kjo e fundit, nuk e pranon mandatin e deputetit, atëherë i kalon Plarent Ndrecës, i cili në vitin 2021 arriti të merrte 4008 persona. Pas tyre, në listë renditen Eljo Hysko dhe Ervin Bushati.

Etiketa: arben ahmetajmandati

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dëshmitari tregon se Ahmetaj ishte në dijeni për ankandin e Buka Sh.a

21:19 : 26/05/2026
AKTUALITET

Shtyhet seanca paraprake ndaj Arben Ahmetajt, caktohet data e re e gjyqit

13:04 : 18/05/2026
AKTUALITET

“Buka”/ Lirim Fejzollari dëshmon në GJKKO: Jam takuar me Ahmetajn kur ishte ministër, kishim probleme me…

15:53 : 27/04/2026
AKTUALITET

Pas Veliajt dhe Metës, edhe Arben Ahmetaj kërkon transmetimin “live” të procesit gjyqësor ndaj tij

14:18 : 27/04/2026
AKTUALITET

Shtyhet seanca në GJKKO për Arben Ahmetajn

14:32 : 10/04/2026
AKTUALITET

Dosja e Arben Ahmetaj/ Shtyhet seanca paraprake, Erion Çela ia kalon çështjen gjyqtares Rudina Palloj

13:25 : 09/04/2026
Para

Përndiqte 26-vjeçaren, arrestohet i riu në Librazhd

TË GJITHA

“Na keni ça k***”/ Noizy – protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë, mbylleni gojën

17:40 : 04/06/2026

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

17:19 : 04/06/2026

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

16:57 : 04/06/2026

Vrasja e policit/ Hita: S’kisha dijeni për aksionin! Po analizohet pse s’u kërkua RENEA

16:46 : 04/06/2026

Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

16:37 : 04/06/2026

Protesta masive në Tiranë tërheq vëmendjen ndërkombëtare, lajmi më i lexuar në “The Guardian”

16:27 : 04/06/2026

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

16:26 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetbetofficeholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom