• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Bashkia Tiranë ka dështuar qëllimisht koncensionin e inceneratorit, e pranon dhe vetë qeveria”

12:15 : 10/01/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

“Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, është pronari real i Inceneratorit të Tiranës, i cili me urdhërat e tij ka bllokuar qëllimisht punën e strukturave monitoruese, në mënyrë që paratë të zhduken pa lënë asnjë gjurmë.”

Kështu është shprehur anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, në një deklaratë nga selia blu, teksa sipas tij, këtë fakt e pranon dhe Qeveria, duke iu referuar deklaratës së zv.kryeministres Belinda Balluku, pak ditë më parë.

Këlliçi publikoi dhe shkresën e datës 10 korrik 2023, kur Belinda Balluku i drejtohej Erion Veliajt ku i thotë shprehimisht se dy anëtarët e Bashkisë Tiranë në Njësinë e Zbatimit të Projektit (NJZP), kanë bllokuar prej më shumë se dy vitesh punën e kësaj strukture.

Këlliçi u shpreh se kjo është struktura që duhet të monitoronte jo vetëm ndërtimin e inceneratorit që nuk ekziston, por dhe hallin e madh që kanë prokurorët e dosjes se ku kanë shkuar 120 milionë eurot. Ish-deputeti demokrat shtoi më tej se Balluku në shkresën e saj ka thënë dhe se kryebashkiaku Erion Veliaj ka cënuar palën shtet.

DEKLARATA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, BELIND KËLLIÇI

Të nderuar qytetarë, Jemi sot sërish para jush për tu rikthyer në vëmendje ato prova çka Prokurori i cili po heton çështjen e Inceneratorit të Tiranës, refuzon t’i shohë kur bëhet fjalë për Erion Veliajn.

Lexo edhe:

Arbër Veliaj, njeriu i “punëve të pista” të Erionit, që çuditërisht u fal nga SPAK

“Akt korrupsioni i pastër”/ PD: Balluku i dha tenderin 1.1 mln euro familjarëve të Blendian Dalipajt

Në çdo dalje publike kemi bërë prezent jo fjalët tona, as interpretime politike, por shkresa zyrtare mes institucioneve kryesore që duhet të monitorojnë konçensionin korruptiv të Inceneratorit fantazmë të Tiranës.

Ju ftoj të ndjekim këtë prononcim të shkurtër të zj. Belinda Balluku.

 

“Inceneratori i Tiranës është një dosje nën hetim. Unë preferoj të mos shprehem për çështje të cilat kanë marrë një rrugë që është jashtë administrimit tonë. Duhet thënë që punonjësit e Ministrisë së Infrastrukturë dhe Energjitikës kanë qenë gjithmonë në në NJZP-në, pra gjatë gjithë kohës në konformitet të plotë me ligjin. Gjithçka, mund të vërtetohet përmes shkresave zyrtare” – thotë Balluku.

Pra zv. Kryeministrja e vendit fakton me këtë deklaratë publike ato çka ne kemi publikuar zyrtarisht dy muaj më parë. Dhe më konkretisht:

Më datë 10 korrik 2023, Belinda Balluku i drejtohet me shkresë Erion Veliajt ku i thotë shprehimisht se dy anëtarët e Bashkisë Tiranë në NJZP, kanë bllokuar prej më shumë se dy vitesh punën e kësaj strukture. Dhe që ta kuptoni më qartë rëndësinë e kësaj strukture, po u lexoj një pjesë të shkresës:

“Kontrata Konçensionare “Për Ndërtim Lendfilli, Inceneratorit dhe Rehabilitimit të Vend depozitimeve Ekzistuese Tiranë dhe Prodhimi të Energjisë Elektrike”, monitorohet nga Njësia e Zbatimit të Projektit, e cila është struktura administrative e ngarkuar për ndjekjen, zbatimin e kushteve dhe përgjegjësive kontraktuale, ushtrimin e mbikëqyrjes së vazhdueshme.”

Pra të nderuar qytetarë,

Kjo është struktura që duhet të monitoronte jo vetëm ndërtimin e inceneratorit që nuk ekziston, por dhe hallin e madh që kanë prokurorët e dosjes se ku kanë shkuar 120 milionë eurot, para të cilat sipas vetë prokurorëve të SPAK zbardhur në vendimin e gjykatës, kanë dalë me çanta cash nga territori i Shqipërisë.

Në fund të këtij dokumenti, Belinda Balluku nënvizon se: “Mos ushtrimi i detyrave të NJZP, mungesa e pjesmarrjes në takimet periodike dhe mos raportimi pranë Autoritetit Kontraktor, shkakton vonesa dhe problematika në realizimin e projektit, me rrezik cënimit e interesave të palës shtet.”

Pra, zv Kryeministrja Belinda Balluku, në cilësinë e Autoritetit Kontrator, e shkruan e zezë mbi të bardhë se Erion Veliaj ka cënuar palën shtet. Do mjaftonte vetëm kjo fjali, që sot Erion Veliaj të ishte personi kryesor i hetuar për këtë mega aferë korruptive.

Kryetari i Bashkisë Veliaj, është pronari real i Inceneratorit të Tiranës, i cili me urdhërat e tij ka bllokuar qëllimisht punën e strukturave monitoruese, në mënyrë që paratë të zhduken pa lënë asnjë gjurmë.

Garantojmë qytetarët shqiptarë se ne nga kjo çështje nuk bëjmë asnjë milimetër pas. Ky regjim, sado të dhurojë apartamente apo të japë rroga e tendera për ata që baltosin përditë denoncuesit e kësaj afere, sado të izolojë Kryetarin e Opozitës, Dr. Sali Berishën, me një proces të montuar politik, ta harrojë se do t’ia dalë ti mbyllë gojën opozitës.

Koha e opozitës së blerë ka marrë FUND.

Faleminderit.

Etiketa: Belind Këlliçibelinda ballukudehstimiErion Veliajinceneratorikoncesionitiranës

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arbër Veliaj, njeriu i “punëve të pista” të Erionit, që çuditërisht u fal nga SPAK

12:24 : 15/08/2025
AKTUALITET

“Akt korrupsioni i pastër”/ PD: Balluku i dha tenderin 1.1 mln euro familjarëve të Blendian Dalipajt

13:47 : 14/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria në flakë, qeveria pushon/ Situatë dramatike në Gramsh, 1 viktimë dhe disa persona të djegur

14:35 : 12/08/2025
AKTUALITET

Belinda do ta mbyllë patjetër deri në tetor “pazarin” 365 milionë euro të koncesionit Milot-Balldre

10:22 : 12/08/2025
AKTUALITET

Kasaforta plot euro/ Gent Sula i “Intersig” gënjeu dy herë për Ajolën, SPAK e “mirëkuptoi”

11:31 : 11/08/2025
AKTUALITET

Bardhi: Ja pse qëndron Balluku pas sulmit ndaj News24 dhe roli i Ermal Nasufit

15:41 : 10/08/2025
Para

Grabitje dhe thyerje e arresit shtëpiak, arrestohen tre të rinj në Durrës

TË GJITHA

Skandal/ Qumështi “Erzeni” transportohet në kamionçina të hapura, në diell përvëlues! AKU hesht

17:30 : 16/08/2025

U dhunua nga dy të rinj në Korçë, Saleh Nasr kërkon largimin nga Skënderbeu

17:26 : 16/08/2025

Nuk preferohen nga të rinjtë, mbyllen masivisht klubet e natës në SHBA dhe Europë

17:14 : 16/08/2025

Arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Itali, dhunonte gruan prej vitesh

17:08 : 16/08/2025

Egnatia humbet një nga lojtarët kryesorë, sulmuesi drejt transferimit në Ukrainë

17:00 : 16/08/2025

Zelensky: Na duhet paqe e vërtetë, jo një tjetër pauzë mes pushtimeve ruse

16:48 : 16/08/2025

Broja nuk është as në stol ndaj Tottenham, zbulohet arsyeja e mungesës së tij

16:38 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com