• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Arrest shtëpie” për Berishën, zbardhet vendimi i plotë i GJKKO-së

17:29 : 10/01/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Gjyqtarja Irena Gjoka ka zbardhur vendimin e GJKKO-së për masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Sali Berisha referuar hetimeve për dosjen e ish-kompleks “Partizanit”.

Sipas dokumentit të publikuar Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dy prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai janë shprehur se nga hetimet e deritanishme Sali Berisha, rezulton se ka konsumuar veprën penale të “korrupsionit pasiv të funksionareve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë” në bashkëpunim, vepër që dënohet nga Kodi Penal me 12 vite burg.

Prokurorët argumentojnë se ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen apo vërtetësinë e provave, duke pasur parasysh ndikimin që mund të ketë Sali Berisha qoftë në institucionet shtetërore, përsa kohë që dosja është ende në fazën hetimore dhe ende nuk janë administruar të gjitha provat shkresore.

“Duke pasur parasysh dënimin që përcakton legjislacioni për veprën penale të korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë që shkon deri në 12 vite burg, funksionin e tij si ish kryeministër në kohën e ndodhjes së ngjarjes, si një nga njerëzit më të pushtetshëm, ndikimin në strukturat shteterore që kanë patur rolin në ndodhjen e ngjarjeve, por edhe angazhimi i drejtpërdrejtë në ndryshimin e desdinacionit apo në propozime apo miratime aktesh ligjore, dhënia e urdhërave për ushtron kontrolli me qëllim berjen të mundur të konkludimit të procedurës së privatizimit të kompleksit “Partizani””- thuhet në dosjen e SPAK.

DOKUMENTI I PLOTË:

Lexo edhe:

U arrestua për blerje votash, GJKKO lë në “arrest shtëpie” babanë e kandidates së PSD

Abuzimi me tenderat/ Kreu i ARRSH pranon se është marrë i pandehur nga SPAK (VIDEO)

  • Avokatët e Berishës ankimojnë në Apel masën e arrestit

Avokatët e Sali Berishës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë ankimuar në Gjykatë e Apelit të Posaçëm, masën e sigurisë të vendosur nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj kreut të Partisë Demokratike.

GJKKO vendosi zëvendësimin e masës së sigurisë nga “detyrim parqitje” në “arrest në shtëpi” me mbikqyrje policore, ku i ndaloi dhe kontaktet me personat e tjerë, përveç se me familjarët që qëndrojnë në të njëjtën banesë. Sipas vendimit, Berisha është i detyruar të qëndrojë në adresën e shtëpisë së tij në rrugën “Mustafa Matohiti”.

Vendimi u mor nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila pranoi kërkesën e dy prokurorëve të SPAK, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai. Mësohet se vendimi i arsyetuar i GJKKO-së ende nuk është zbardhur.

Avokatët e Berishës e konsideruan si një vendim të pavlefshëm, pasi sipas tyre, nuk ka asnjë dispozitë në kodin penal material ose procedural të Republikës së Shqipërisë, që përcakton se liria e komunikimit të një personi mund të kufizohet në kushtet e arrestit të shtëpisë.

Si ish-kryeministri Sali Berisha, po ashtu edhe avokatët e tij dhe Partia Demokratike e kanë konsideruar vendimin e GJKKO-së, si të diktuar nga kryeministri Edi Rama për të goditur opozitën dhe për t’i mbyllur gojën kreut të saj.

Më herët GJKKO i kishte caktuar Sali Berishës masën e sigurisë “detyrim paraqitje” si dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit”. Megjithatë, Sali Berisha refuzoi që të paraqitej në gjykatë të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji duke argumentuar se vendimi ishte antikushtetues, pasi nuk ishte marrë më parë autorizim për heqjen e imuniteti ndaj tij. Por SPAK i qëndroi mendimit se masa e sigurisë “detyrim paraqitje” si dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit” ishin të një karakteri që konsiderohen kufizime dhe jo heqje lirie. Për këtë shkak SPAK kërkoi shtrëngimin e masës së sigurisë në “arrest shtëpi”.

Berisha akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shteterore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim. Ish-kryeministri i ka konsideruar akuzat ndaj tij dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, si sulm politik, pasi sipas tij, nuk ka asnjë fakt dhe dokument që të ngrihen dyshimet mbi akuzat.

Sipas SPAK-ut, Berisha në kohën kur ka qenë kryeministër ka vendosur në funksion të interesave të dhëndrit të tij bazën ligjore, si edhe ka ushtruar presion mbi vartësit për të nxitur plotësimin sa më të shpejtë të procedurave të kthimit të pronës dhe privatizimit të godinave të degraduara të ish-klubit sportiv “Partizani”. Ndërsa, për Jamarbër Malltezin dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi, SPAK-u deklaron se ata kanë përfituar shuma të mëdha financiare nga tjetërsimi i truallit në ndërtime të larta.

Kujtojmë se Kuvendi më 21 Dhjetor miratoi kërkesën e SPAK me 75 vota pro të mazhorancës për heqjen e imuniteti të liderit demokrat. Vlen të theksohet fakti se edhe grupimi i Lulzim Bashës është pro arrestimit të Berishës, të cilët dorëzuan një raport në Kuvend, ku në disa pjesë ishte edhe më i ashpër me qëndrimet e mazhorancë, edhe pse ata munguan në seancën plenare të 21 dhjetorit.

Etiketa: 12 vite burgGJKKOIrena GjokaSali Berishavendimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U arrestua për blerje votash, GJKKO lë në “arrest shtëpie” babanë e kandidates së PSD

10:45 : 14/05/2025
AKTUALITET

Abuzimi me tenderat/ Kreu i ARRSH pranon se është marrë i pandehur nga SPAK (VIDEO)

15:21 : 13/05/2025
AKTUALITET

Berisha nuk njeh zgjedhjet, lajmëron protestë në të njëjtën kohë me Samitin e BE

14:01 : 13/05/2025
AKTUALITET

A do e njohë rezultatin? Berisha: Vetëm Zoti mund të na ndalojë pa bërë gjithçka për të mbrujtur votën

14:18 : 12/05/2025
AKTUALITET

Pse u rrit Rama?

13:14 : 12/05/2025
AKTUALITET

Të vërtetat që duhen lexuar në kutitë e votimit

12:02 : 12/05/2025
Para

Kupa e Italisë/ Derbi Lacio-Roma, publikohen formacionet zyrtare

TË GJITHA

Kosovari i akuzuar për krime kibernetike ekstradohet në SHBA

11:09 : 14/05/2025

EMRAT/ Sherri me leva dhe të shtënat me armë në Tiranë, Policia shpall në kërkim dy persona

11:08 : 14/05/2025

Zyrat e aplikimit për dokumente biometrike në Tiranë, Vorë, Kamzë dhe Krujë të mbyllura më 15-16 maj

11:04 : 14/05/2025

U arrestua për blerje votash, GJKKO lë në “arrest shtëpie” babanë e kandidates së PSD

10:45 : 14/05/2025

Përjetësisht në qeli/ Vrasësi serial i grave Dan Hutra dënohet me 3 burgime të përjetshme

10:45 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Tiranë/ Vdesin dy të rinj, njëri 23 dhe tjetrit 18 vjeç

10:40 : 14/05/2025

Mbi 10 mijë të diplomuar më pak tek “Socialet”/ Po zhduket brezi i mësuesve dhe gazetarëve

10:28 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com