• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Një ish-komuniste kundër trendit djathtist në Gjermani

12:45 : 07/01/2024
në BOTA
Sahra Wagenknecht

Sahra Wagenknecht

Sahra Wagenknecht, dikur figura kryesore e partisë E Majta kërkon t’i dalë ballë rritjes së ultra të djathtëve në Gjermani, pikërisht me temën e të djathtës, migracionin. Cila është gjendja e së Majtës gjermane sot?

Sahra Wagenknecht në rininë e saj ishte komuniste, një botëkuptim që zgjati, edhe më vonë kur diktatura e RDGJ-së në Gjermaninë e ndarë i përkiste historisë. Më vonë politikanja me origjinë nga Jena, Tyringji u bë figura kryesore e partisë E Majta, shpesh në grindje me partinë e saj për kursin e duhur. Në tetor 2023 ajo vendosi largimin nga partia dhe krijimin e një partie të re. Ky vendim është simbol i krizës së të gjithë spektrit politik të majtë në Gjermani që gjendet në pikiatë politike. Në këtë trend rënieje nuk ndodhet vetëm partia në opozitë E Majta, por edhe Partia Socialdemokrate, SPD dhe Të Gjelbrit. Të dyja partitë e shohin veten të orientuar majtas, dhe kanë krijuar një koalicion që nga viti 2021 bashkë me partinë e orientuar nga tregu i lirë, Demokratët e LirëFDP (Partia liberale gjermane), FDP.

CDU/CSU e fortë sa E Majta, SPD dhe Të Gjelbrit bashkë

Në sondazhin e parë të publikuar këtë vit, trendin e Gjermanisë nga ARD, partitë E Majta, SPD dhe Të Gjelbrit së bashku arrijnë 31%. Kaq arrin vetëm Unioni Kristiandemokrat e Kristiansocial. E më pas vjen partia, AfD që sipas vlerësimit të Mbrojtjes Kushtetuese është pjesërisht ekstremiste e djathtë, kjo parti arrin 22% të vlerave në sondazhe. Rënia e partive të majta, sipas politologut, Werner Patzelt ka një shkak vendimtar: ato kujdesen shumë pak për të ashquajturit njerëzit e thjeshtë, që ndjehen të kërcënuar nga mungesa e hapësirës së banimit dhe nuk kanë lidhje me idetë “woke” të majta, thekson Patzelt për DW.

Pse “njerëzit e thjeshtë” votojnë AfD

Lexo edhe:

Bundestagu zgjat praninë e pjesëtarëve të KFOR-it gjerman në Kosovë

Gjermani/ Të rinjtë nuk e pëlqejnë shërbimin ushtarak

Nocioni “woke” vjen nga anglishtja dhe do të thotë të kesh një vetëdije vigjilente për drejtësinë sociale dhe racizmin. Tema këto, që sipas njohësit të partive, Werner Patzelt merren më shumë të majtët akademikë dhe të kulturuar. E për sa kohë këtu nuk ndryshon gjë, e majta nuk ka pse të habitet “që njerëzit e thjeshtë i zbrazin shpresat e tyre tek të djathtët”.

AfD arrin vlera të larta popullariteti sidomos me tonet armiqësore kundër migracionit. Gjuha skeptike dhe paralajmëruese në lidhje me migracionin, por jo refuzimi i hapur gjendet edhe në manifestin themelues të partisë së re të Sahra Wagenknecht. “Çmimin për konkurrencën e ashpërsuar mbi hapësirën e pagueshme të banimit, për punë me rroga të ulta dhe një integrim të dështuar nuk e paguajnë në radhë të parë ata që ndodhen në anën me diell të jetës.” Ekspertin Patzelt fjali të tilla i kujtojnë lidhjen mes ekstremit të majtë dhe të djathtë, në një front lateral të përbashkët.

Migracioni si temë kontroverse dhe kthesa politike

“Në politikën sociale synohet politika e njohur e majtë për njerëzit e thjeshtë dhe në politikën e migracionit kërkohet një politikë, të cilën e pret nga ultra të djathttë”, analizon politologu spektrin politik, në të cilin do të lëvizë partia e re e Wagenknecht. “Alenca Sahra Wagenknecht për Arsye dhe Drejtësi” sjell një impuls të ri, por nëse do të rezistojë gjatë kjo nuk dihet. Wagenknecht e ka kritikuar si “shumë problematike” politikën e hapur të mirëseardhjes të refugjatëve në vitin 2015 nga kancelarja Merkel. Jo sepse, nuk duam që ata të kenë një jetë më të mirë, por “sepse vendi ynë është thjesht i mbingarkuar”.

Edhe SPD e Të Gjelbrit e kanë marrë ndërkohë kthesën në lidhje me politikën e migracionit dhe duan të kufizojnë migracionin e parregullt në Gjermani. Në të njëjtën kohë ka shkurtime në politikën ekonomike dhe sociale. “Realiteti po i detyron këto parti”, thotë politologu Werner Patzelt. Kursimet nuk janë “temë zemre” për partitë e majta.

Hija e globalizimit

Gjendja politike para zgjedhjeve për Parlamentin Europian 2024 dhe zgjedhjeve në tre lande federale në shtator mbetet e vështirë për të treja partitë pak a shumë të majta. Partia E Majta kërkon pa kompromis një politikë të kufijve të hapur. Për këtë politikë do të dalë kandidatja kryesore e së majtës për zgjedhjet europiane, Carola Rackete, aktiviste e klimës, e njohur si shpëtuesja në det të hapur të refugjatëve. Por në sondazhe emërimi i saj nuk sjell shumë pikë, në nivel federal E Majta vazhdon të qëndrojë nën 5%. Edhe SPD-së të dobësuar dhe Të Gjelbërve, Patzelt i rekomandon të hedhin sytë nga vendet skandinave, ku socialdemokratët ka kohë që ndjekin një politikë kufizuese migracioni.

Nga perspektiva e Patzelt partia e re e përfaqëson mirë përmbajtjen thelbësore të politikës së majtë. “Pra të jenë aty për njerëzit e thjeshtë që ndër të tjera rrezikohen nga globalizimi dhe migracionin që shkon paralelisht me globalizimin e rrezikon botën e tyre.” Tek partia e re Sahra Wagenknecht ky qëndrim është formuluar kështu. “Imigrimi dhe bashkëjetesa e kulturave të ndryshme mund të jenë pasuruese. Por kjo vlen për sa kohë që fluksi mbetet i kufizuar në masë të caktuar, dhe nuk e mbingarkon vendin dhe infrastrukturën tonë e për sa kohë integrimi mbështetet në mënyrë aktive dhe ka sukses.”/DW

Etiketa: djathtistGjermaniish-komunistekundër trenditSahra Wagenknecht

Lajme të lidhura

BOTA

Bundestagu zgjat praninë e pjesëtarëve të KFOR-it gjerman në Kosovë

20:43 : 26/06/2025
BOTA

Gjermani/ Të rinjtë nuk e pëlqejnë shërbimin ushtarak

18:48 : 26/06/2025
BOTA

Gjermania në borxhe rekorde

08:15 : 26/06/2025
BOTA

Gjermania: Një në katër emigrantë do të largohet

08:25 : 18/06/2025
BOTA

E rëndë në Gjermani, nëna fut në lavatriçe foshnjën e porsalindur

10:43 : 17/06/2025
AKTUALITET

Vrau bashkatdhetarin, Europol në kërkim të 34-vjeçarit shqiptar/ EMRI

12:54 : 16/06/2025
Para

30 gola me Granadën, Uzuni rekordmen në Spanjë

TË GJITHA

Dashuri me shikim të parë dhe ndarje, korriku i paparashikueshëm për shenjat!

14:06 : 27/06/2025

Shpërthen bombola e gazit në banesë në Shëngjin! Plagoset një grua

13:57 : 27/06/2025

36 mijë euro fluturimi/ Berisha: Do kërkojmë prap Komision Hetimor për udhëtimet me çarter të Ramës

13:55 : 27/06/2025

Humb jetën nga mbidoza e heroinës 33-vjeçari në Elbasan

13:44 : 27/06/2025

Turisti italian humb jetën në plazhin e Zvërnecit, dyshimet

13:40 : 27/06/2025

Lulëzojnë bizneset e parasë elektronike, 270 mijë shqiptarë me portofol elektronik

13:40 : 27/06/2025

Berisha nxjerr të dhënat: Kutitë e votimit u mbushën jashtë dhe u zëvendësuan në qendrat zgjedhore

13:21 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com