• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Lufta mes Palestinës dhe Izraelit rriti çmimin e naftës

08:40 : 07/01/2024
në BOTA

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit, e cila po vazhdon prej tre muajsh dhe fatkeqësisht vazhdon të përshkallëzohet shkaktoi “frenimin” e rënies së çmimit të naftës.

Çmimi i Brent është rreth 78 dollarë për fuçi, ndërsa para Krishtlindjeve kishte rënë në 70 dollarë.

Sipas vlerësimeve të analistëve, rritja e madhe e prodhimit të naftës bruto, kryesisht nga SHBA, por edhe nga vende të tjera, e kombinuar me ngadalësimin e rritjes së kërkesës, krijon kushtet për një suficit në tregun botëror të naftës dhe për uljen e çmimeve.

Paaftësia e OPEC dhe aleatëve të tij (OPEC+) për të ruajtur një çmim kufi ishte e dukshme pas përpjekjes së fundit në fund të nëntorit për një ulje të furnizimit prej 900,000 fuçi në ditë nga 1 janari 2024.

Vendimi erdhi pas mosmarrëveshjeve, të cilat çuan në tërheqjen e Angolës nga OPEC, pa bindur tregun se mund të shmangë perspektivën e një suficiti. Shumë analistë besojnë se kuotat e reduktuara të shpallura rishtazi ka gjasa të mos përmbushen dhe në një rast të tillë mund të ketë rënie të çmimeve.

Lexo edhe:

Vodhën 100 litra naftë dhe disa pajisje në një banesë, kamerat ‘tradhtojnë’ 2 hajdutët, arrestohen

Lukoil pranon ofertën për shitjen e aseteve jashtë Rusisë

Çmimet e naftës ranë 10% në vitin 2023, duke rënë për herë të parë që nga viti 2020 dhe pasi arritën nivelet më të larta rekord pas pushtimit rus të Ukrainës.

Bastet e investitorëve për rritjen e çmimeve në vitin 2023 ishin më të ulëtat që nga viti 2011, ndërsa një tregues tjetër që konfirmon rënien e tregut është se çmimet janë më të ulëta për kontratat me datë të shkurtër sesa për ato me datë më të gjatë.

Të gjitha këto parashikime, megjithatë, janë të kushtëzuara që trazirat në Lindjen e Mesme të mos çojnë në një konflikt të përgjithshëm që do të godiste në mënyrë drastike furnizimin nga vendet kryesore prodhuese të naftës në rajon.

Për disa analistë, mundësia e një eventualiteti të tillë mbetet e vogël, por është e qartë se përshkallëzimi i tensioneve në ditët e fundit është shumë i madh dhe për këtë arsye shqetësues.

Sulmet e vazhdueshme nga Houthi, të mbështetur nga Irani, kundër anijeve tregtare që kalojnë tranzit në Detin e Kuq për në Europë, janë një burim i veçantë shqetësimi.

Kjo për shkak se ka detyruar shumë kompani të mëdha të transportit detar të marrin një tjetër drejtim shumë më të gjatë dhe më të shtrenjtë përmes Afrikës së Jugut, duke rezultuar në rritje të mëdha në tarifat e mallrave dhe vonesa në dërgimin e ngarkesave të naftës dhe mallrave të tjera.

Forca detare ndërkombëtare e ngritur me iniciativën e SHBA-së për të patrulluar rajonin e Detit të Kuq dhe për të mbrojtur anijet që kalojnë nuk i ka ndalur deri më tani sulmet Houthi, pavarësisht faktit se ka rrëzuar një numër të madh të dronëve dhe raketave të tyre.

Ky fakt ka intensifikuar presionin e Perëndimit kundër Houthi me një deklaratë të përbashkët të 12 vendeve duke i paralajmëruar ata nëse vazhdojnë sulmet. Në të njëjtën kohë, SHBA-të kanë diskutuar për mundësinë e sulmit ndaj bazave Houthi në Jemen, sipas deklaratave të një zyrtari britanik.

Sulmet Houthi janë pjesë e një krize më të gjerë, me pjesëmarrjen në luftën Izrael-Hamas dhe organizata të tjera ushtarake të mbështetura nga Irani, si Hezbollahu në Liban.

Dy shpërthimet e mëdha në Iran, me dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur, ditët e fundit, si dhe vrasja e nënkryetarit të Hamasit në shtëpinë e tij në Bejrut nga një sulm izraelit, dhe shpërthimet në një bazë iraniane në Irak kanë spërshkallëzuar situatën në rajon.

Etiketa: izraelnaftepalestine

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vodhën 100 litra naftë dhe disa pajisje në një banesë, kamerat ‘tradhtojnë’ 2 hajdutët, arrestohen

15:39 : 05/11/2025
BOTA

Lukoil pranon ofertën për shitjen e aseteve jashtë Rusisë

16:43 : 30/10/2025
BOTA

Sanksionet e SHBA, kompania e naftës “Lukoil” detyrohet të shesë asetet jashtë Rusisë!

13:37 : 28/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ Vodhi 200 mijë litra naftë nga një anije në Durrës, ekstradohet 31-vjeçari nga Spanja

11:19 : 24/10/2025
BOTA

Franca dhe Spanja kundër ndalimit të makinave me naftë e benzinë

17:38 : 23/10/2025
BOTA

Reuters: Kina pezullon blerjen e naftës ruse pas sanksioneve amerikane

16:43 : 23/10/2025
Para

Shkak mungesa e fuqisë punëtore, rriten deri në 30% pagat në Greqia

TË GJITHA

Horokopi për ditën e hënë, 10 nëntor 2025

23:00 : 09/11/2025

Numërohet 1 nga 57 kuti në Cërrik, rezultati paraprak

22:50 : 09/11/2025

Përfundon balotazhi i zgjedhjeve në Kosovë, cila parti do të udhëheqë në cilën komunë (Harta)

22:38 : 09/11/2025

Hapen kutitë edhe në Bashkinë e Matit

22:26 : 09/11/2025

Përfundon numërimi i kutisë së parë në Vlorë, rezultati paraprak

22:23 : 09/11/2025

Nis numërimi i votave edhe në Cërrik, në garë 3 kandidatë

22:11 : 09/11/2025

Numërohen kutitë e para në Tepelenë e Berat, ja kush kryeson

22:05 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com