• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bankat me kapital vendas kanë arritur në pothuajse 35% të tregut

08:11 : 05/01/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

Pesha e bankave me kapital shqiptar në tregun bankar është në rritje të mëtejshme gjatë këtij viti.

Statistikat e Shoqatës Shqiptare të Bankave tregojnë se në fund të 9-mujorit 2023 bankat me kapital vendas zotëronin 34.9% të aktiveve totale të sektorit bankar në vend.

Që nga fillimi i vitit 2023, pesha e bankave vendase në treg u rrit me 1.1 pikë përqindje, ndërsa që prej vitit 2015, kur nisi cikli i shitblerjeve në sektorin bankar, pjesa e tregut e bankave vendase është rritur me më shumë se dy herë.

Aktualisht, sistemi bankar ka pesë banka me kapital mbizotërues shqiptar, Credins Bank, Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank), Tirana Bank, Union Bank dhe Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA).

Credins Bank ngelet banka më e madhe shqiptare, me 15.8% të tregut, me një rënie të lehtë nga niveli prej 15.9% që mbante në fund të vitit 2022.

Lexo edhe:

Në lekë apo në euro, si i ruajnë paratë shqiptarët?

Roza Lati flet për vajza që shesin trupin për para: Prostitucioni është “zanat” i vjetër!

Vijon ABI Bank, që zotëron 6.9% të aktiveve totale, nga 6.2% të që zotëronte në fund të vitit 2022. Tirana Bank ka arritur tashmë në 6.6% të tregut, nga 6.1% që mbante në fund të vitit 2022, ndërsa pjesa e tregut e Union Bank është në nivelin 4.9%, në nivele të përafërta me fundin e vitit 2022. Edhe banka më e re me kapital shqiptar, Banka e Bashkuar e Shqipërisë, ka ruajtur një pjesë tregu të pandryshuar, me 0.7 % të totalit të aktiveve.

Rritja e peshës së bankave me kapital vendas në tregun bankar është njëkohësisht rezultat i procesit të shitblerjeve, por edhe i rritjes organike të përmasave të aktivitet.

Pasi sektori bankar filloi të ndiente efektet e krizës që nisi në vitin 2008, shumica e bankave që iu takonin grupeve bankare të Eurozonës u detyruan të frenonin rritjen, për shkak të përkeqësimit të cilësisë së portofolit të kredisë dhe kërkesave në rritje rregullative nga autoritetet europiane të mbikëqyrjes bankare.

Kjo krijoi më shumë hapësira në treg për ato banka me aksionerë jashtë Eurozonës, që nuk kishin kufizime të këtij lloji. Mes tyre, bankat lokale ishin ndër subjektet më aktive, duke e zgjeruar pjesën e tyre të tregut, sidomos nëpërmjet huadhënies. Një shtysë të mëtejshme prania e kapitalit vendas e mori nga procesi i shitblerjeve brenda sistemit.

ABI Bank hyri në treg duke blerë fillimisht filialin e Credit Agricole dhe më pas edhe bankën NBG Albania. Në vitin 2019, edhe Tirana Bank u bë një bankë me kapital shqiptar, pasi Grupi Bankar i Pireut e shiti tek grupi Balfin. Një tjetër bankë shqiptare që gërshetoi rritjen organike me zgjerimin përmes blerjeve ishte Union Bank, që në të njëjtin vit bleu Bankën Ndërkombëtare Tregtare.

Mbështetur në të dhënat paraprake të Shoqatës së Bankave, gjatë 9 mujorit 2023 është shënuar një rënie e pjesës së tregut për shumicën e bankave me kapital të huaj.

Banka më e madhe në vend, Banka Kombëtare Tregtare (BKT) në fund të tremujorit të tretë mbante 24.9% të tregut, nga 26.2% që zotëronte në fillim të vitit. Edhe Intesa Sanpaolo ka zbritur në 10.4% të aktiveve të tregut, nga 10.6% që mbante në fund të vitit 2022.

OTP Albania ka rënë në 9.3% të aktiveve, nga 9.5% që zotëronte në fund të vitit 2022.

Të vetmet banka me kapital të huaj që e kanë rritur pjesën e tregut janë Raiffeisen Bank Albania, në 15.3%, nga 15% që ishte në fund të 2022 dhe ProCredit Bank, që ka arritur në 2.3%, nga 2.2% që mbante në fund të vitit 2022.

Fibank në fund të 9-mujorit ruante një pjesë tregu prej 2.7%, po aq sa në fund të vitit 2022. Megjithëse bankat me kapital të huaj vazhdojnë të jenë dominuese në tregun bankar shqiptar, pjesa e tyre ka rënë në 65%, nga 66.2% që kishte qenë në fund të 2022-t.

Sidoqoftë, kjo rënie e peshës së bankave më të mëdha mund të shpjegohet në një masë të madhe me një efekt më të fortë të kursit të këmbimit, për shkak të volumit më të madh të aktiveve në valutë të huaj./ MONITOR

Etiketa: bankatkapitallekë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Në lekë apo në euro, si i ruajnë paratë shqiptarët?

19:14 : 30/07/2025
SHOW BIZ

Roza Lati flet për vajza që shesin trupin për para: Prostitucioni është “zanat” i vjetër!

16:33 : 24/07/2025
AKTUALITET

Zhvlerësimi i euros thyen rekorde të reja këtë verë, pranë vlerës së 97.5 lekëve

14:55 : 22/07/2025
NDRYSHE

“Gruaja e xhaxhait shkonte me të dashurin tim”/ Skandal familjar? Vjollca nga Devolli trondit me rrëfimin

19:12 : 06/07/2025
BOTA

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash në Detroit, shoferët braktisin makinat dhe mbledhin paratë

20:54 : 28/06/2025
AKTUALITET

48-vjeçari shantazhohet me publikimin e videove intime: Para çdo muaj, ose të shpërndamë videon

21:04 : 26/06/2025
Para

Kirby: Qëndrimi i administratës ndaj rajonit të Ballkanit, nuk ka ndryshuar

TË GJITHA

Dinamo pëson disfatë në Kroaci, Hajduku e përmbys në pjesën e dytë

23:01 : 07/08/2025

Horoskopi, e premte, 8 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/08/2025

Pushtim i plotë i Gazës? Netanyahu: Do ndalojmë operacionin nëse Hamasi pranon kushtet tona

22:52 : 07/08/2025

Europa League/ Drita shpërdoron avantazhin e dy golave, mundet në Rumani

22:45 : 07/08/2025

Pushuesi: Më vodhën 8 mijë € tek vila në Palasë! Kompania e Agron Malajt tha “S’na intereson!”

22:44 : 07/08/2025

Liga e Konferencës/ Ballkani triumfon në sfidën e parë, mposht irlandezët e Shamrock Rovers

22:31 : 07/08/2025

FI Bank “rropi” turistin holandez! Tërhoqi 500€ i mbajti 94€!

22:29 : 07/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com