• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Talibanët arrestojnë gratë për “hixhab të keq”

18:23 : 04/01/2024
në BOTA

Talibanët kanë arrestuar gra në kryeqytetin afgan për veshje të “hixhabit të keq”, u bë e ditur të enjten nga autoritetet. Ky është konfirmimi i parë zyrtar i goditjes ndaj grave që nuk ndjekin kodin e veshjes të vendosur nga talibanët, që kur ata u kthyen në pushtet në vitin 2021.

Gratë dhe vajzat afgane tashmë po vuanin nga ndalesat në arsim, punësim si dhe qasje në hapësirat publike.

Zëdhënësi Abdul Ghafar Farooq, nuk tha se sa gra janë arrestuar apo çfarë nënkupton hixhab të keq.

Në maj të vitit 2022, talibanët nxorën një dekret që u bën thirrje grave që të shfaqin vetëm sytë e tyre dhe rekomandon që ato të mbajnë burkën nga koka deri te këmbët, ngjashëm me kufizimet gjatë sundimit të mëparshëm të talibanëve midis 1996 dhe 2001.

Farooq tha se gratë u arrestuan tri ditë më parë.

Lexo edhe:

Gjermania nxit riatdhesimet në Siri dhe Afganistan

Një tërmet i fortë shkund Afganistanin

Ministria ka dëgjuar ankesa për mungesën e hixhabit të saktë të grave në kryeqytet dhe provinca për gati dy vjet e gjysmë, tha ai për Associated Press.

Zyrtarët e ministrisë rekomanduan gratë dhe i këshilluan që të ndiqnin kodin e veshjes. Oficerët e policisë femra u dërguan për të arrestuar gratë pasi ato nuk i zbatuan këshillat, shtoi ai.

“Këto janë ato pak gra që përhapin hixhabin e keq në shoqërinë islame”, tha ai.

“Ato shkelën vlerat dhe ritualet islame dhe inkurajuan shoqërinë dhe motrat e tjera të respektuara për hixhab të keq”, shtoi ai.

Policia do t’ia referojë çështjen autoriteteve gjyqësore ose gratë do të lirohen me kusht të rreptë, sipas Farooq.

“Në çdo krahinë, ata që lëvizin pa hixhab do të arrestohen,” paralajmëroi ai.

Arrestimet vijnë më pak se një javë pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së bëri thirrje për një të dërguar special për t’u angazhuar me talibanët, veçanërisht për çështje gjinore dhe të drejtat e njeriut.

Por talibanët e kritikuan idenë, duke thënë se të dërguarit e posaçëm i kanë “ndërlikuar më tej situatat përmes imponimit të zgjidhjeve të jashtme”.

Të mërkurën vonë, ndërsa shprehu mbështetjen për një të dërguar të posaçëm për Afganistanin, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, tha se Amerika mbetet e shqetësuar për “urdhrat represivë të talibanëve kundër grave dhe vajzave dhe mosgatishmërinë për të nxitur qeverisjen gjithëpërfshirëse”.

Vendimet e marra rrezikojnë një dëm të pariparueshëm për shoqërinë afgane dhe i largojnë talibanët nga normalizimi i marrëdhënieve me komunitetin ndërkombëtar, shtoi Miller./REL

Etiketa: afganistangratetaliban

Lajme të lidhura

BOTA

Gjermania nxit riatdhesimet në Siri dhe Afganistan

08:44 : 04/11/2025
BOTA

Një tërmet i fortë shkund Afganistanin

22:35 : 02/11/2025
AKTUALITET

Ligji mbron, por realiteti ndëshkon/ Boshllëqet në mbrojtjen e nënave në punë

12:20 : 01/11/2025
AKTUALITET

Magjia e Zezë përfshin Kryeministrinë dhe Bulevardin

14:39 : 28/10/2025
AKTUALITET

“Paracetamoli lidhet me autizmin”/ Nutricionistja: Studimet e kanë treguar që në vitin 2021

19:43 : 23/09/2025
BOTA

Pse Trump dëshiron ta rimarrë kontrollin e bazës ajrore të Bagramit në Afganistan?

22:32 : 20/09/2025
Para

Berisha nga dritarja: Kjo nuk quhet më “Rruga e Salës”, por “rruga e shpresës“

TË GJITHA

Ndriçimi që mungon, rrugët e Durrësit nën hijen e amortizimit

09:36 : 09/11/2025

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë, voton Albin Kurti

09:19 : 09/11/2025

Probleme në qendrat e votimit në Mat, qytetarëve u zhduket emri nga listat

09:01 : 09/11/2025

Vlorë/ Pajisja në një qendër votimi nuk njeh shenjat e gishtërinjve, komisionet s’gjejnë regjistrat

08:48 : 09/11/2025

Pamjet virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

08:37 : 09/11/2025

“Grupet LGBTQ në Shqipëri targetojnë të miturit dhe i shtyjnë drejt terapisë hormonale pa dijeninë e prindërve”

08:22 : 09/11/2025

Lavrov: Rusia mund të rifillojë provat me armë bërthamore

08:14 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com