• Kontakt
Thursday, September 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Vendimi i pavlefshëm”/ Avokatët e Berishës: Nuk ka asnjë dispozitë që pengon komunikimin

15:54 : 30/12/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Avokatët e Sali Berishës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë dalë me një deklaratë zyrtare në lidhje me vendimin e GJKKO-së, e cila i caktoi masën “arrest shtëpie” me mbikqyrje policore, kryedemokratit në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Ata e konsiderojnë si një vendim në kundërshtm me ligjin të urdhëruar nga kryeministri Edi Rama, teksa shtojnë më tej se edhe heqja e imunitet në Kuvend për Berishën u bë në shkelje të procedurës së përcaktuar në Rregulloren Parlamentare.

Avokatët deklarojnë më tej se nuk ka asnjë dispozitë në kodin penal material ose procedural të Republikës së Shqipërisë, që përcakton se liria e komunikimit të një personi mund të kufizohet në kushtet e arrestit të shtëpisë.

“Për më tepër, liria e shprehjes dhe e organizimit politik janë liri themelore kushtetuese dhe si të tilla për zbatimin e tyre në rastin e deputetëve të kuvendit duhet të kërkohet autorizim i posacëm nga Kuvendi i Shqipërisë. Çdo vendim i marrë në kundërshtim me këtë procedure është i paligjshëm dhe si i tillë, i pavlefshëm.” – shtojnë më tej ata.

Deklaratë e avokatëve të Sali Berisha

Lexo edhe:

“Ka përgjime!”, Berisha: Rama mund të ketë qenë në takimin e Arubas me narkotrafikantët

Berisha/ Lubi Ballukun e pret fundi i Erion Veliajt

Gjykata izolon Sali Berishën me urdhër politik në kundërshtm me ligjin

Arben Kraja, ish-oficeri i policisë sekrete i regjimit komunist, i konvertuar në Prokuror Special Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe prokurorja Enkeleda Millonai, e përfolur për lidhjet e saj me rrjetin kriminal të PS, kërkuan për kryetarin e PD-së Sali Berisha arrest shtëpie, me mbikëqyrje policore dhe ndalim të plotë komunikimi.

Gjykata Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) më datë 20.10.2023, pas urdhrave publikë politikë të Edi Ramës, mori vendim për caktimin e dy masave të kufizimit të lirisë ndaj Sali Berishës, ish-president dhe ish-kryeministër i Shqipërisë dhe kreut aktual të Partisë Demokratike të Shqipërisë, përkatësisht ndalim dalje nga vendi dhe detyrim paraqitje dy herë në muaj para prokurorisë.

Këto masa ishin në kundërshtim flagrant me garancitë kushtetuese, të cilat ofrojnë imunitet për deputetët. Masa të tilla si kufizimi i lirive të deputetëve, pengimi i lëvizjes së tyre jashtë shtetit, kontrolli i banesës, si dhe liri të tjera kushtetuese, si ajo e shprehjes, e ushtrimit të funksioneve politike, kërkojnë që autorizimi parlamentar të jepet ex-ante nga Kuvendi i Shqipërisë (neni 73 i Kushtetutës së Shqipërisë).

Zoti Berisha i denoncoi këto masa si antikushtetuese dhe refuzoi t’u bindej, pasi të veprosh ndryshe do të nënkuptonte dhënien e lejes për çdo gjyqtar apo prokuror për të shkruar një kushtetutë sipas urdhrave të qeverisë.

Për shkak të këtij qëndrimi, Prokurori Special i është drejtuar Kuvendit dhe ka kërkuar zëvendësimin e këtyre masave me masat e paraburgimit. Kërkesa nuk u mbështet me asnjë provë, siç parashikohet nga procedura dhe precedentët e përcaktuar, por në vend të kësaj, me vendime gjyqësore antikushtetuese. Duke sqaruar çdo dyshim se kush e drejtonte maskaradën, anëtarët e Partisë Socialiste (PS) të Komisionit Parlamentar të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit nuk hezituan të shfaqnin paragjykimin e tyre publikisht përpara se të merrnin vendimin.

Dhënia e autorizimit të kërkuar nga Kuvendi u bë në shkelje të procedurës së përcaktuar në Rregulloren Parlamentare. Në kundërshtim me Rregulloren dhe procedurën përkatëse që, parashikon që deputetit të prekur i jepet e drejta e fjalës dhe që raporti i Komisionit Parlamentar për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin lexohet në seancë plenare, në mënyrë që deputetët të informohen për vendimin që do të marrin, asnjë nga kushtet për marrjen e një vendimi të vlefshëm nuk u plotësua. Gjatë seancës së Kuvendit, kryetarja e mazhorancës së Partisë Socialiste, futi mbi 50 policë të Gardës në sallën plenare dhe mori vendimin për miratimin e kërkesës së prokurorisë pa lexuar asnjë nga dy raportet e Komisionit të Mandateve dhe pa i dhënë mundësi Berishës të flasë pa praninë e forcave të Gardës në sallën e Kuvendit.

Pas vendimit të mazhorancës parlamentare të PS-së, prokurori i posaçëm, Arben Kraja, një nga oficerët e policisë sekrete të Enver Hoxhës, i shkarkuar nga detyra në vitin 1996 në përputhje me Ligjin e Lustracionit, dhe i cili e mban sërish detyrën në kundërshtim me ligjin e prokurorisë speciale që ndalon ish-oficerët e policisë sekrete të punojnë si prokurorë, si dhe prokurorja Enkeleda Millonai, e përfolur për lidhjet e saj me rrjetin kriminal të PS, i kërkuan gjykatës të vendosë ndaj Berishës masën e arrestit shtëpiak, nën mbikqyrje policie, dhe ndalimin e komunikimit me këdo përveç anëtarëve të familjes së tij të ngushtë.
GJKKO vrapoi të pranonte kërkesat e prokurorëve politikë, në shkelje të Kushtetutës dhe Kodit të Procedurës Penale (KPP).

Mbrojtja e zotit Berisha kërkuan që gjyqtarja e çështjes, Irena Gjoka, të përjashtohej nga çështja për anshmëri dhe shkelje të rëndë të përsëritur të ligjit. KPP-ja përcakton se pas një kërkese të tillë, procedura duhet të shtyhet deri në marrjen e vendimit mbi të. Në kundërshtim me ligjin, gjyqtarja Gjoka vazhdoi procedurën dhe pranoi kërkesën e prokurorëve pa u gjykuar kërkesa për përjashtimin e saj. Kujtojmë që Irena Gjoka ka qenë gjyqtare e shkarkuar në vitin 1996 nga KLD e drejtuar nga Sali Berisha, atehere president, dhe kërkesat e mëparshme të avokatëve për përjashtimin e saj nga çështja janë rrëzuar me komandë.
Këto masa kundër Z. Berisha u caktuan ndërkohë që ai çështë vetëm person nën hetim dhe ndaj tij nuk është ngritur asnjë akuzë pavarësisht hetimeve të vazhdueshme trevjeçare. Asnjë nga kriteret ligjore që kërkohen me ligj për caktimin apo përshkallëzimin e masave të kufizimit të lirisë nuk u plotësua në këtë rast. Nuk ka asnjë dispozitë në kodin penal material ose procedural të Republikës së Shqipërisë, që përcakton se liria e komunikimit të një personi mund të kufizohet në kushtet e arrestit të shtëpisë.

Për më tepër, liria e shprehjes dhe e organizimit politik janë liri themelore kushtetuese dhe si të tilla për zbatimin e tyre në rastin e deputetëve të kuvendit duhet të kërkohet autorizim i posacëm nga Kuvendi i Shqipërisë. Çdo vendim i marrë në kundërshtim me këtë procedure është i paligjshëm dhe si i tillë, i pavlefshëm.

Genc Gjokutaj
Sokol Mëngjesi

Etiketa: arrestimiavokatetBerishai pavlefshëmkomunikimipengimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ka përgjime!”, Berisha: Rama mund të ketë qenë në takimin e Arubas me narkotrafikantët

13:05 : 25/09/2025
AKTUALITET

Berisha/ Lubi Ballukun e pret fundi i Erion Veliajt

12:09 : 24/09/2025
AKTUALITET

“Hidheni në kosh seancën e kaluar”, Berisha: E bëtë vetëm për të maskuar Erion Veliajn!

11:01 : 24/09/2025
AKTUALITET

Berisha: Mocioni për mosbesimin e Peleshit do të dërgohet në Kushtetuese

13:37 : 22/09/2025
AKTUALITET

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025
AKTUALITET

Gjekmarkaj: Berisha duhet të rrijë në krye të PD-së, është një resurs i jashtëzakonshëm

22:17 : 17/09/2025
Para

Ukraina sulmon territorin rus, raportohet për 10 të vrarë

TË GJITHA

“Ka komunikime”/ Zbulohen detaje nga akuzat për Erion Isain: U morën telefonat e vartësve

22:39 : 25/09/2025

“Ka shkelje të rënda në procedurë”/ Avokati Muçi: Këshilli i Ministrave po i vështirëson Veliajt ankimimin

22:24 : 25/09/2025

Takimi Trump-Erdogan, Turqia dhe SHBA firmosin marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:21 : 25/09/2025

Shkullaku: Krimi tani kontrollon shtetin, këtu mund të vritet ndonjë politikan

22:11 : 25/09/2025

“Veliaj ishte model politikani bastard”/ Xama: SPAK duhet të japë përgjigje dhe për aferat e tjera të tij

22:06 : 25/09/2025

Kush do të jetë kreu i ri i SPAK? Gazetari: 8 prokurorë nuk kanë çfarë të humbasin, u mbaron mandati

22:00 : 25/09/2025

Takim i pazakontë, Pete Hegseth thërret gjeneralët amerikanë nga e gjithë bota

21:58 : 25/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com