• Kontakt
Thursday, July 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Udhëtoi me kriminelë? SPAK duhet të na bindë për pastërtinë e prokurorit Klodian Braho

10:38 : 29/12/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Klodian Braho është një prej 17 prokurorëve që po ushtrojnë detyrën në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), njësia e specializuar që ndjek hetimet për grupet kriminale dhe korrupsionin në nivelin e lartë.

Së fundmi, ndaj tij ekzistojnë dyshime publike se Braho ka udhëtuar jashtë Shqipërisë me një eksponent të rëndësishëm të botës së krimit Ervis (Bledar) Gavelli dhe këtë fakt nuk e ka bërë të ditur për strukturat që kanë kryer verifikimin e pastërtisë së figurës së tij.

Këto dyshime publike janë shndërruar në një kallëzim drejtuar SPAK-ut për të hetuar prokurorin e tij për falsifikim dokumentash por, pse jo, edhe për bashkëpunim me elementë kriminalë.

Kallëzimi është dorëzuar nga Mirel Mërtiri i inceneratorëve. Natyrisht, Mërtiri nuk është një personazh qelibar dhe kallëzimi që ai ka bërë ndaj prokurorit Braho lidhet pikërisht me hetimet për aferën skandaloze të landfillëve dhe djegësve të mbeturinave.

Lexo edhe:

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

SPAK regjistroi procedim penal/ Qeveria hap pikën e kalimit kufitar në Aeroportin e Vlorës

Megjithatë, SPAK-u ka mundësi që të “mbulojë” emrin e kallëzuesit dhe të shoh e të shqyrtoj faktet e përcjella në kallëzim.

A ka udhëtuar vërtetë Klodian Braho me personazhin e kronikës së zezë, Ervis (Bledar) Gavelli? A e ka deklaruar ai këtë fakt në dokumentat që ka dorëzuar për procesin e rivlerësimit kalimtar dhe në aplikimin për prokuror në SPAK?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve nuk janë vetëm përgjigje mbi kallëzimin, por shumë më tepër-janë një detyrim për opinionin publik, për të mësuar saktësisht nëse një prokuror special, nga ata “heronjtë e fëmijëve” është përlyer apo jo me personazhe të botës së krimit.

Në foto: Prokurori Klodian Braho gjatë intervistës para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kur kandidoi për në SPAK

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, në një takim informal me gazetarë të zhvilluar në mes të kësaj jave, pranoi se po shqyrtohet kallëzimi ndaj prokurorit Braho.

“E kemi marrë kallëzimin me postë. Çështja po trajtohet njëlloj si çdo çështje tjetër me seriozitet të plotë. Askush nuk është imun as në radhët tona përfshirë edhe unë”, u shpreh Dumani.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse SPAK do e trajtojë seriozisht kallëzimin dhe nëse do të japë përgjigjet e plota e të sakta mbi dyshimet për udhëtim të prokurorit Braho nën shoqërinë e një personazhi të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine.

“Udhëtimi” Braho-Gavelli

Bazuar në të dhënat që qarkullojnë ditët e fundit në media dhe që besohet se janë pjesë e kallëzimit të Mirel Mërtirit ndaj Klodian Brahos, rezultojnë disa të dhëna interesante.

Në 24 Shkurt 2012, Klodian Braho, në atë kohë drejtues i Prokurorisë së Beratit, ka kryer një udhëtim me makinë jashtë Shqipërisë në shoqërinë e tre personave të tjerë.

Në foto: Dokumenti i sistemit TIMS, sipas të cilit thuhet se prokurori Braho ka udhëtuar me Ervis (Bledar) Gavelli

Njëri prej këtyre personazheve është Ervis Bardhyl Gavelli, lindur dhe banues në Berat. Ky personazh rezulton i arrestuar për krime në fushën e narkotikëve në Itali, në vitin 2004, pra disa vite para “udhëtimit” me Klodian Brahon.

Po ashtu, në vitin 2020, Operacioni “Forca e Ligjit” e përfshiu Bledar Gavellin (tashmë me emrin e ndryshuar Ervis) në listën e personave për të cilët do të kryhej hetimi pasuror.

Sipas njoftimit të Operacionit “Forca e Ligjit”, në prill 2020, thuhej se: “….Në kuadër të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve: Ervis Gavelli, banues në Berat, dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”. Leonart Gavelli, banues në Berat, dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Në foto: Bledar (Ervis) Gavelli rezulton i arrestuar në Itali, në vitin 2004

Pra, është e konfirmuar zyrtarisht se Bledar (Ervis) Gavelli, bashkëudhëtuesi i prokurorit Klodian Braho, është një personazh i skeduar dhe i dënuar për trafik narkotikësh.

Referuar të dhënave të bëra publike, Bledar (Ervis) Gavelli ka drejtuar një grup që trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Hollandës dhe Italisë.

Megjithatë, prokurori Klodian Braho nuk e ka deklaruar këtë udhëtim dhe instucionet verifikuese nuk e kanë zbuluar ose e kanë anashkaluar një fakt të tillë.

Vetingu me pikëpytje

Prokurori Klodian Braho u konfirmua në detyrë nga procesi i Vetingut në korrik të vitit 2019, pas një procesi të dyshimtë dhe vetëm me shumicë votash të trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Organet e Vetingut mbyllën sytë dhe nuk e konsideruan penalizues për prokurorin, faktin që ai kishte një të afërm (kunat) të përfshirë në trafik narkotikësh.

Në foto: Dokumenti i autoriteteve italiane për arrestimin e Ergus Veraj

KPK konfirmoi në detyrë subjektin Braho me votat e anëtarëve Valbona Sanxhakari dhe Roland Ilia. Ndërkohë që kryesuesja e trupës gjykuese të Vetingut, Xhensila Pine, ka qenë kundër për shkak të problemeve me kriterin e figurës.

Komisionerja Pine ka shpjeguar me detaje se përse ajo është kundër konfirmimit të prokurorit Klodian Braho.

Komisionerja Xhensila Pine është ndalur gjatë në rastin e arrestimit dhe dënimit të kunatit të Klodian Brahos, për të cilin prokurori ka deklaruar në formularët e integritetit se nuk ka pasur dijeni.

Sipas komisioneres, subjekti i rivlerësimit, z. Klodian Braho, përpara se të plotësonte deklaratën për kontrollin e figurës duhet të bënte të gjitha verifikimet e nevojshme me qëllim plotësimin me vërtetësi dhe saktësi sipas detyrimit kushtetues, të deklaratës për kontrollin e figurës.

Etiketa: Bledar GavelliErvis (Bledar) GavelliErvis Bardhyl GavelliKlodian Brahokpkme kriminelëmirel mertiriOFLpastërtinëspakudhetimUdhëtoiXhensila Pine

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

22:28 : 16/07/2025
AKTUALITET

SPAK regjistroi procedim penal/ Qeveria hap pikën e kalimit kufitar në Aeroportin e Vlorës

19:39 : 16/07/2025
AKTUALITET

Sot u zbulua nga përgjimet e SPAK/ Kur Berisha denonconte mega-vjedhjen në Librazhd: Miqtë e Ballës…

16:46 : 16/07/2025
AKTUALITET

SPAK nis hetim për disa tendera të Kujdesit Shëndetësor, në “skaner” ish-drejtori Lorenc Hashorva

15:48 : 16/07/2025
AKTUALITET

SPAK dërgon për gjykim Jurgis Çyrbjan dhe Altin Hajrin, 5 akuza ndaj ish-deputetit të PS

15:58 : 15/07/2025
AKTUALITET

Skandal në Kadastër/ Martin Kala fshin transkriptin kundrejt pagesës, kalon kontratën pa afat te firma tjetër

15:24 : 15/07/2025
Para

Mbërriti sot në Shqipëri trupi i Ilda Gjonit, Inisi mes lotësh: U ktheve pa frymë, por...

TË GJITHA

Siguria në burgje, Artan Hoxha: Vajzat punësohen si psikologe për të bërë eskortën

14:08 : 17/07/2025

U la në burg, Meta: Drejtësi me regji, nuk i rrezikoj unë provat por ata që i fshehin

13:58 : 17/07/2025

Rama “shpërblen” ndërtuesin Alban Bitraj, pas konfiskimit të 9 katëshit i jep leje për 30 katësh te Astiri!

13:55 : 17/07/2025

Krim pasioni! Zbardhet vrasja e profesorit polak në Greqi, të përfshirë dhe 2 shqiptarë

13:49 : 17/07/2025

U mbyll Qafë-Bota për kamionët e bërë “gol” të Gent Gazhelit! Kontrabanda e pakufijshme e drejtorit

13:37 : 17/07/2025

Grabitën një tabakino, arrestohen 2 persona në Tiranë/ EMRAT

13:34 : 17/07/2025

Berisha: Paketa e Maleve e Ramës është një përpjekje për të nxitur gjakderdhje

13:16 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com