• Kontakt
Friday, August 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bie frikshëm numri i lindjeve, bashkitë e vogla rrezikojnë të mbesin vetëm toponime

08:02 : 29/12/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

Vitin e kaluar, numri i lindjeve në vend shënoi rënien vjetore më të madhe që nga viti 2015 me vetëm 24,688 bebe të lindura, por në disa bashki tkurrja ka qenë dramatike, duke sinjalizuar se në një të ardhme jo të largët, do të mbeten vetëm si toponime.

Të dhëna të detajuara të INSTAT që u publikuan së fundmi mbi lindjet sipas bashkive tregojnë se, gjatë vitit 2022 në Bashkinë e Pukës lindjet pësuan rënien vjetore më të madhe në rang vendi me 40%. Vitin e kaluar në këtë bashki lindën vetëm 55 fëmijë, teksa një vit më parë më 2021 kishin lindur 91 bebe.

Në renditje për rënien e madhe të lindjeve ishin bashkitë e Këlcyrës me 38.6%, Rrogozhinës me 36.3%, Konispolit me 32.7%, Memaliajt me 28.%, Mirditës me 27.7%.

Nga 61 bashki që janë të gjithë vendin në 54 prej tyre lindjet ishin në rënien në krahasim me vitin 2021, dhe në vetëm 7 prej bashki u evidentua rritje.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se, lindshmëria pësoi rritjen më të madhe në bashkinë e Delvinës me 21%, me tej në Bashkinë e Libohovës me 19 %, në bashkinë e Sarandës me 14.8%, Himarë me 14%, Përmet me 12%, Tepelenë me 5.5%, Patos me 3.9, Vorë me 3.7%, Tropojë2.6% dhe Peqin me 1.2%.

Lexo edhe:

Rënie e fortë e nxënësve në arsimin 9-vjeçar, 3% më pak se vitin e kaluar

Aksident i frikshëm/ Makina përplaset me trafikndarësen në autostradën Durrës-Tiranë

Në disa bashki l rënia e lindjeve po ndikohet nga emigracioni dhe kushtet e brendshme territoriale.

Zhvendosja e institucioneve publike nga bashkitë në Rajone dhe anashkalimi prej infrastrukturës po ndryshon shpejt strukturën e popullsisë në disa bashki të vogla. Psh shumica e shërbimeve publike në bashkinë e Pukës janë transferuar në Shkodër teksa qyteti mbetet i izoluar në një zonë malore me një distancë të gjatë rrugore nga ofruesit e shërbimeve.

A. Asllani banor i qytetit të Pukës me tre fëmijë në moshë shkollë tha se po mendon të zhvendoset për faktin se prej kohësh në qytet nuk ka dentist. “Për një dhimbje dhëmballe duhet me ik në Shkodër,” tha qytetari.

Siç shihet nga grafiku i mposhtëm rënia më e madhe e lindjeve në përqindje është në bashkitë e vogla, pasi popullsia ka rënë me ritme më të shpejta se mesatarja e përgjithshme e vendit. Duke pasur më pak mundësi punësimi dhe mundësi për rritjen e fëmijëve, banorët e bashkive të vogla janë zhvendosur drejt rajoneve të mëdha.

Psh në Bashkinë Dropull kanë lindur vetëm 3 fëmijë në vitin 2022 dhe në disa bashki të tjera të vogla kryesisht në Jug lindjet numërohen me gishta.

Rajonet e vendit vuajnë prej dekadash mungesën e politikave të zhvillimit dhe për rrjedhojë ikja e popullsisë prej tyre vijon të jetë një plagë që vetëm thellohet.

Një politikë e qeverisë për nxitjen e lindjeve nëpërmjet një bonusit që kalon mbi 30 milionë euro në vit nuk rezultoi e suksesshme, teksa gati gjysma e saj ka shkuar për fëmijët e lindur jashtë vendit nga prindër shqiptare./Monitor

Etiketa: bashkite e voglabiefrikshemlindjetnumritoponime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rënie e fortë e nxënësve në arsimin 9-vjeçar, 3% më pak se vitin e kaluar

08:16 : 09/08/2025
AKTUALITET

Aksident i frikshëm/ Makina përplaset me trafikndarësen në autostradën Durrës-Tiranë

09:44 : 30/07/2025
AKTUALITET

Turizmi në ‘pikiatë’/ Shoqatat: Numri i pushuesve në bregdet ka rënë ndjeshëm

21:59 : 29/07/2025
AKTUALITET

Korçë/ Punëtori bie nga skela gjatë punës në një banese

12:10 : 25/07/2025
AKTUALITET

Bie sistemi online i QKB-së në e-Albania, bizneset ankohen se nuk po dorëzojnë dot bilancet

09:18 : 25/07/2025
AKTUALITET

Ishte me pushime/ 23-vjeçari bie nga ballkoni i hotelit në Shëngjin, dërgohet me urgjencë te Trauma

18:51 : 20/07/2025
Para

Këmbimi valutor 29 Dhjetor, me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

TË GJITHA

“OSBE ngriti ‘këmbanën e alarmit’ për lirinë e medias”/ Bardhi: Rama ka ‘varrosur’ demokracinë

16:48 : 15/08/2025

Ekonomia e Kinës humbet vrullin ndërsa presionet tregtare rëndojnë

16:46 : 15/08/2025

Gjesti heq dorë nga muzika përkohësisht: Jam viktimë e padrejtësive nga distributori i mëparshëm

16:43 : 15/08/2025

Zjarret gjunjëzojnë Spanjën, 7 persona humbin jetën

16:31 : 15/08/2025

Ndryshime në stafin e Vllaznisë, largohet ndihmësi i trajnerit Martini

16:27 : 15/08/2025

Samiti i Alaskës/ Lavrov: Qëndrimi ynë është i qartë, do ta shpjegojmë gjatë takimit

16:22 : 15/08/2025

Drejtësia, fitoi Fronti i Lindjes, financoi Fronti i Perëndimit

16:18 : 15/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com