• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Afera e re e Beqajt/ Si zhvateshin paratë me projektet e BE dhe si fshihej pasuria

17:38 : 29/12/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Hesapet e Ilir Beqjes me drejtësinë nuk kanë të mbaruar. Përveç aferës me koncensionin e sterilizimit, për të cilën ai është nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, një tjetër aferë po hetohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Lapsi.al mëson se Gjykata e Posaçme ka miratuar vendimin për lejimin e kontrollit personal dhe të vendeve për disa zyrtarë të Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), institucion i cili drejtohej nga Ilir Beqaj deri në fund të nëntorit. Po kështu kontrolle janë kryer edhe në ambientet dhe selitë e disa kompanive të tjera, që dyshohen si të lidhura me ish-ministrin e Shëndetësisë.

Kontrollet e BKH për Ilir Beqajn dhe njerëzit e tij

Konkretisht është miratuar kontroll banese me vendim gjykate për shtetasit Ilir Beqaj, Ermal Kurtulaj, Sabian Kurtulaj, Gazmend Prenga dhe Arben Dani. Po për këta shtetas është miratuar edhe kontrolli i automjeteve të tyre. Siç mëson Lapsi.al , personi kyç që dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv dhe aktiv për llogari të Ilir Beqajt, është shtetasi Ermal Kurtulaj, me detyrë Koordinator i projektit EUSAIR që menaxhohej nga Agjencia ku ish-ministri ishte drejtor. Kurtulaj rezulton një njohje e hershme e Ilir Beqajt dhe bashkëpunëtor i afërt i tij. Madje edhe automjeti personal që përdor Ilir Beqaj , rezulton në emër të Ermal Kurtulaj si një pasuri e dyshuar e fshehur e ish-ministrit të Shëndetësisë.

Akuzat për të cilat dyshohen

Lexo edhe:

Plane për vrasje, dhe lidhje me zyrtarë në Durrës, zbardhen përgjimet e “Rrumit të Shijakut” në SkyECC

Vëllai i deputetit të PS në SKY Ecc: Po u hap ENCRO jemi për mal, s’ka zgjidhje tjetër

Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike; Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike; Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim janë akuzat që dyshohet se kanë konsumuar të pandehurit.

Skema e përfitimit

SPAK thotë se shtetasi Ermal Kurtulaj ka kryer veprimtari të paligjshme nëpërmjet kërkimit dhe pranimit të lëshimit të faturave fiktive nga subjekte të ndryshme tregtare duke paguar shërbime që nuk kryhen prej tyre, duke vendosur vlera fiktive në faturime për qëllime të përfitimit material, si dhe është përfshirë në veprime korruptive për qëllime të përfitimit.

Sipas hetimeve paraprake të SPAK, dyshohet se kjo skemë është përdorur në të paktën 7 raste nga shtetasi Ermal Kurtulaj. Vlerat e këtyre faturave përllogaritet në qindra mijëra euro. Për dokumentimin e kësaj veprimtarie, SPAK ka kryer përgjime telefonike dhe ambientale të njerëzve të afërt të Beqajt. Në bisedat e përgjuara njerëzit e Beqes herë komunikonin me kode dhe disa herë krejt të shpenguar.

Beqaj çonte para në ish-restorantin e tij, të cilin e kontrollonte me vartësin Ermal Kurtulaj

Në skemën korruptive figuron e përfshirë edhe kompania “Albanian Food and Hospitality Lab”, emri tregtar i së cilës është restorant “Gzona” në Kalanë e Tiranës. Në këtë biznes ka qenë me herët aksioner Ilir Beqaj dhe bashkëshortja e tij Adriana Beqaj.

Edhe pas largimit të tyre nga ky biznes de jure, SPAK ka provuar se çifti i bashkëshortëve vijonte të kishte kontrollin përmes personave të tjerë si Ermal Kurtulaj dhe Gazmend Prenga. Madje, për shumë dreka e darka me delegacione të huaj, agjencia që drejtonte Ilir Beqaj ka kryer disa pagesa në këtë restorant.

Nga përgjimet e SPAK rezulton se administratori de fakto i restorant “Gzona” ishte pikërsisht Ermal Kurtulaj, vartësi i Ilir Beqajt në SASPAC. Mësohet se SPAK ka kapur Ilir Beqajn duke komunikuar me sekserin e tij Ermal Kurtulaj përmes telefonit të shtetasit, Arben Dani, i cili është shoferi i ish-ministrit.

BKH mësyn në SASPAC

Mëngjesi i kësaj të enjte ishte i pazakontë për punonjësit e SASPAC. Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Oficerë të Policisë Gjyqësore për rreth 12 orë kanë kontrolluar zyrat dhe kanë marrë qindra dokumente për procedura të ndryshme të SASPAC, kanë marrë në pyetje disa punonjës, si dhe kanë sekuestruar celularë e kompjutera të ndryshëm.

BKH mësyn në disa kompani

Sic është raportuar më herët gjatë ditës, por edhe sipas vendimit që disponon Lapsi.al gjykata ka lejuar kontrollet e zyrave dhe selive të kompanive: “Curri Group”, “Delta Holding”, “Farmed Antibiotics”, “Delta Pharma”, “Delta Med”, “Gzona Restorant” dhe Shoqata Good Health. Përmes këtij rrjeti kompanish dhe personave që përmenden në këtë dosje, dyshohet se ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka fshehur pasuri të tij dhe ka bërë korrupsion duke shpërdoruar detyrën. Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohen hetimet më tej për këtë dosje dhe nëse do të ketë të arrestuar apo jo.

/LAPSI.al/

Etiketa: ilir beqajkorrupsionSASPACspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Plane për vrasje, dhe lidhje me zyrtarë në Durrës, zbardhen përgjimet e “Rrumit të Shijakut” në SkyECC

16:45 : 05/10/2025
AKTUALITET

Vëllai i deputetit të PS në SKY Ecc: Po u hap ENCRO jemi për mal, s’ka zgjidhje tjetër

15:22 : 05/10/2025
AKTUALITET

SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj grupit të strukturuar kriminal të Laert Haxhiut/ AKUZAT

18:31 : 04/10/2025
AKTUALITET

Kush janë kryetarët e bashkive që paguan Bujar Shegën e “Viola Green” edhe pas arrestimit nga SPAK

15:43 : 04/10/2025
AKTUALITET

Shpallet në kërkim shoferi i ‘Rrumit të Shijakut’

14:05 : 04/10/2025
AKTUALITET

Skandali “Bankers”/ Hetimet përfundojnë në SPAK, ka zyrtarë të lartë të përfshirë në aferë

12:23 : 04/10/2025
Para

Era e fortë godet teleferikët, turistët përjetojnë momente tmerri - VIDEO

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 6 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 05/10/2025

Stuhia e dëborës bllokon mbi një mijë alpinistë në Everest

22:47 : 05/10/2025

Flet shqiptarja e vetme në flotiljen drejt Gazës: Jemi 100 mjekë dhe gazetarë

22:37 : 05/10/2025

Hamasi dhe përçarjet mes udhëheqësve/ Pse militantët e rinj refuzojnë paqen?

22:25 : 05/10/2025

Krime nga të miturit/ Shifra shqetësuese për vitin 2025, droga dhe plagosjet veprat më të shpeshta

22:13 : 05/10/2025

Rusia ndihmë Kinës në përgatitjet për pushtimin e Tajvanit

22:02 : 05/10/2025

Ekzekutohen armë zjarri dy persona jashtë një lokali në Greqi, njëri prej tyre është shqiptar

21:48 : 05/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com