• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK kontrolle te “Ditë Natë” e “Delta Farma”, dyshime se janë të lidhura me Beqajn

17:04 : 28/12/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Hetimet ndaj Ilir Beqaj janë intensifikuar, teksa me urdhër të SPAK janë zhvilluar kontrolle në disa biznese për të cilat Prokuroria e Posaçme ka dyshime se kanë lidhje klienteliste me ish-ministrin e Shëndetësisë.

Burime pranë SPAK thanë se në kuadër të një hetimi të ri ndaj ish-ministrit janë zhvilluar kontrolle në disa kompani farmaceutike, mes tyre “Ditë Natë” dhe “Delta Farma”, ndërsa janë sekuestruar dokumente që mund t’i shërbejnë hetimit, si edhe materiale kompjuterike. Lidhur me këtë çështje të re penale, po hetohet roli i ish-ministrit Ilir Beqaj, për të parë lidhjet që mund të ketë me pronarët e këtyre farmacive dhe sesi janë lidhur kontratat. Pra, nëse janë lidhur me procedurë sipas ligjit, apo në mënyrë klienteliste, ndërsa ende nuk dihet se për cilat kontrata bëhet fjalë konkretisht.

Më herët gjatë ditës, u raportua se janë ushtruar kontrolle në banesën e ish-ministrit në Tiranë nga Policia dhe BKH-ja.

Ilir Beqaj po hetohet nën masën e sigurisë detyrim paraqitje edhe në procedimin penal për koncesionin e sterilizimit. Ai akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre, ndërkohë në vendimin për masën e sigurisë ndaj ministrit, GJKKO ka shprehur bindjen se Beqaj duhet të vihet nën akuzë edhe për veprën penale të falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve. Sipas gjykatës, Beqaj është personi kyç në kryerjen e procedurave në koncesionin e sterilizimit të seteve kirurgjikale, vlera e të cilit është fryrë artificialisht me mbi 60 milion euro – para që ende nuk janë përcaktuar nga hetimet se ku kanë shkuar.

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kërkoi ndërprerjen e koncesionit të sterilizimit para afatit, për shkak të problematikave dhe shkeljeve të evidentuara, megjithatë koncesioni është mbrojtur nga kryeministri Edi Rama dhe ministri Beqaj, i cili pretendon pafajësi.

Lexo edhe:

Ilir Beqaj letër nga qelia: Kuvendi ka dështuar dy vite rresht me institucionet e drejtësisë

Vjedhja e fondeve të SASPAK/ Beqaj: SPAK më bëri funksionar të lartë për statistika

Lidhur me çështjen, janë arrestuar biznesmeni Ilir Rrapaj – aksioneri kryesor në “SaniService”, kompania që ka lidhur kontratën koncesionare me MSH dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj. Masa më të buta janë dhënë për gjashtë anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit.

Rasti “Beqaj” përmendet shpesh nga opozita, që denoncon se deri më tani, SPAK po aplikon një formë amnistie ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë.

Etiketa: ilir beqajsterilizimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ilir Beqaj letër nga qelia: Kuvendi ka dështuar dy vite rresht me institucionet e drejtësisë

10:14 : 19/10/2025
AKTUALITET

Vjedhja e fondeve të SASPAK/ Beqaj: SPAK më bëri funksionar të lartë për statistika

15:04 : 15/10/2025
AKTUALITET

“Sterilizimi”/ Shtyhet sërish seanca për Beqajn, ish-ministri: Nuk di si do të mbrohem

14:43 : 14/10/2025
AKTUALITET

Nis gjyqi në GJKKO për Ilir Beqajn, ish-ministri: Nuk jam njoftuar për akuzën e re

11:56 : 18/09/2025
AKTUALITET

Shtyhet seanca për dosjen “Sterilizimi” në GJKKO

15:09 : 17/09/2025
AKTUALITET

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Ilir Beqajt, kthehet në paraburgim

10:34 : 20/08/2025
Para

Festat e fundvitit, shtrenjtohet çmimi i mishit, tregtarët: S'kemi blerës

TË GJITHA

Lezhë/ Kreu marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, dënohet me 12 vite burg Simon Gjoka

11:43 : 20/10/2025

Luftëanija më e avancuar në botë mbërrin në Mesdhe, SHBA: Të gatshëm të mbrojmë aleatët

11:36 : 20/10/2025

“Bashkëpunëtor me bandën e Elbasanit”, Berisha nga SPAK: Dosjes i janë hequr fashikujt ku flitet për Taulant Ballën

11:27 : 20/10/2025

I shpallur në kërkim nga autoritetet norvegjeze, arrestohet në Morinë 35-vjeçari nga Kosova

11:26 : 20/10/2025

Zelensky i gatshëm të takohet me Trumpin dhe Putinin në Budapest

11:23 : 20/10/2025

Shkoi si turist, 18-vjeçari shqiptar kapet duke trafikuar kokainë në Itali

11:19 : 20/10/2025

Spiegel: Gjermania planifikon të porosisë 15 avionë të tjerë F-35 nga SHBA

11:09 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com