• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

GJKKO dënon me 3 vite burg ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla

10:12 : 28/12/2023
në AKTUALITET, POLITIKE, VIDEO

GJKKO ka dënuar me 3 vite burg ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Lefter Alla do të kryejë vetëm 2 vite burg.

Lefter Alla dhe 8 persona të tjerë u gjetën fajtorë për shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikimit. Gjykata gjeti fajtorë edhe të akuzuarit e tjerë, përfshi ish-nënkryetaren e bashkisë Enkeleda Lleshi dhe biznesmenët Aqif Konesha dhe Dali Gazidedja.

Gjatë gjykimit Alla dhe të akuzuarit e tjerë pretenduan pafajësi. Ndërkohë prokuroria kërkoi dënime në total prej 17.6 vitesh burg dhe dënime alternative.

Procedura e prokurimit për të cilën u dënuan zyrtarët e Bashkisë së Bulqizës është inicuar dhe zhvilluar në kundërshtim me ligjin “Për prokurimin publik” dhe aktet nënligjore.

Lexo edhe:

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

Ilir Meta ankimon masën e sigurisë në Apelin e GJKKO-së

Hetimet

Prokuroria bënte me dije në mars të këtij viti se nga hetimi, ka rezultuar se për shtetasin Lefter Alla me detyrë Kryetar Bashkie me funksionin e tij si i zgjedhur vendor për të administruar konform ligjit Njësinë vendore Bashkinë Bulqizë, evidentohet qartësisht sjellja e tij duke dokumentuar disa fakte penale si shkeljet gjatë procedurës së prokurimin publik me procedurë të hapur në datë 30.04.2021, operatorëve ekonomikë “Egland Sh.p.k” dhe “BE-IS” Sh.p.k, me objekt “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ, Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë të tenderit në shumën 322.439.000 lekë të reja, me afat kohor 10 mujor.

Alla në bashkëpunim me nënkryetaren e Bashkisë, dhe punonjësit e tjerë, si specialiste e prokurorimeve, anëtarët e KVO, kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte me dokumentacion “BOE Egland shpk” dhe “BE-IS shpk”, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit, shton SPAK në një njoftim zyrtar. Nga hetimi ka dyshime të arsyeshme të bazuara, se punimet janë kryer nga “OE 2AF Albania shpk”, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë.

“Kjo procedure prokurimi dyshohet që është inicuar dhe zhvilluar në kundërshtim me LPP dhe aktet nënligjore dhe nga AK Bashkia Bulqizë, konkretisht nga të hetuarit me veprime aktive që konsistojnë në ngritjen e një mekanizmi të posaçëm, për nxjerrjen fituese të një firme në lidhje me proceduren e prokurimit të zhvilluar nga Bashkia Bulqizë.  Aktet deri në këtë fazë të hetimit njoftojnë se të hetuarit miratuan kritere për të favorizur një firmë pjesëmarrës në tender, firma pjesëmarrëse në prokurim paraqiste vetëm dokumetacionin, ndërkohë punimet realizoheshin nga i hetuari Aqif Konesha, i cili rezultoi lidhje e afërt e Kryetar i Bashkisë”, thuhet më tej në njoftim.

4 kompani të skualifikuara

“Boldnews.al” ka siguruar dokumentat e tenderit, që tregojnë se nga pesë kompanitë pjesëmarrëse u s’kualifikuan 4 prej tyre. Në fund, fitues u shpall bashkimi i operatorëve ekonomikë “EGLAND & BE-IS”.

Kompanitë e skualifikuara janë “GJOKA KONSTRUKSION”, “KUPA” dhe “2AF ALBANIA GROUP”, “LIQENI VII” dhe “SENKA”.

1
2
3
Etiketa: BurgGJKKOLefter Alla

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

19:11 : 08/10/2025
AKTUALITET

Ilir Meta ankimon masën e sigurisë në Apelin e GJKKO-së

11:18 : 06/10/2025
AKTUALITET

Konflikti mes adoleshentëve në Kamëz, Gjykata lë në burg të miturit

10:46 : 05/10/2025
AKTUALITET

Pas dështimit në burgun e Peqinit, Arlinda Pogaj e OBP i jep ‘Albascan’ tenderin 2 mln € për sistemin antidron

20:00 : 04/10/2025
AKTUALITET

Tjetërsim pronash dhe vrasje, burg për Avdylajn, vëllanë e deputetit të PS dhe atë të “Rrumit”

12:32 : 04/10/2025
AKTUALITET

U akuzua për shpifje, GJKKO pushon çështjen ndaj Flamur Nokës

16:13 : 03/10/2025
Para

Izolimi me polic te dera/ Avokatët e Berishës kërkojnë të shtyjnë sërish vendimin, kërkesa të reja në GJKKO

TË GJITHA

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

19:11 : 08/10/2025

Rama shkarkon nga detyra prefektin e Vlorës dhe të Fierit, ja kush i zëvendëson

18:55 : 08/10/2025

Trump kërkon arrestimin e dy kryebashkiakëve

18:44 : 08/10/2025

“Kam 15 vite që sorrollatem për pronat”, Orinda Huta: Kam marrë kërcënime nga të ashtuquajturit ‘dajat’

18:41 : 08/10/2025

Ndryshime në Polici/ Altin Qato largohet nga drejtimi i “Rrugores”, ja kush e zëvendëson (EMRI)

18:33 : 08/10/2025

Pse nuk po çlirohet Rama nga makthi McGonigal

18:18 : 08/10/2025

Ekspertët e fluturimeve zbulojnë pse nuk duhet të uleni kurrë në fund të një avioni

18:10 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com