• Kontakt
Friday, September 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pa audio dhe opozitën/ Si i mbylli PS dyert e komisioneve parlamentare

Konferenca e Kryetarëve miratoi një vendim të debatueshëm për t’i kaluar online mbledhjet e komisioneve parlamentare, i cili nuk reflektohet në procesverbalin e mbledhjes së 1 nëntorit, por vetëm në një aneks të veçantë.

19:38 : 26/12/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Konferenca e Kryetarëve e 1 nëntorit nuk pati debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës, edhe për faktin se përveç deputetit Dashamir Shehi, pesë përfaqësuesit e tjerë të PD-së munguan ose u larguan nga mbledhja.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura, sipas zbardhjes së diskutimeve në procesverbal, të pranishmit diskutuan edhe për sjelljen e opozitës, e cila sapo kishte nisur protestën për bllokimin e punës së komisioneve si reagim ndaj rrëzimit të kërkesave për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare.

Megjithatë, sipas administratës së Kuvendit, zbardhja në letër nuk përfshin një moment të vetëm gjatë mbledhjes disa orëshe kur sistemi audio ‘nuk ka funksionuar’, gjatë së cilit mazhoranca miratoi vendimin e debatueshëm për kalimin e mbledhjeve të komisioneve parlamentare online.

Çuditërisht, vendimi për kalimin e komisioneve parlamentare online – i cili reflektohet në një aneks të veçantë të procesverbalit të mbledhjes, nuk kujtohet nga deputeti i vetëm i opozitës në sallë, Dashamir Shehi.

“Nuk u diskutua fare,” tha Shehi në një bisedë telefonike,- “sepse po të ishte diskutuar do ta kundërshtoja si abuzim me të drejtën parlamentare”.

Lexo edhe:

“Menaxhim katastrofë i zjarreve”, Salianji: Rama flet me përçmim për shqiptarët e Kosovës e Maqedonisë

Kolegji Zgjedhor rrëzon PD, njeh zgjedhjet parlamentare të 11 majit

Sipas rendit të ditës, mbledhja e Konferencës së Kryetarëve përfshinte prezantimit e projektligjit të buxhetit 2024 nga ministri i Financave, Ervin Mete dhe të kalendarit për miratimin e tij, si dhe miratimin e draft-kalendarit të punimeve të Kuvendit për tre javët në vazhdim.

Kalimi i mbledhjeve në internet i dha mundësi mazhorancës që t’i bënte bisht përpjekjes së opozitës për bllokimin e komisioneve parlamentare, duke kaluar një seri aktesh të debatueshme, përfshirë një marrëveshje me Italinë për ngritjen e qendrës së refugjatëve në Lezhë – e pezulluar nga Gjykata Kushtetuese, ndryshimin e Rregullores së Kuvendit dhe ndryshimin e ligjit për Komisionet Hetimore.

Rregullorja e Kuvendit parashikon që praktika online përdoret në rastet e “gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme apo fatkeqësisë natyrore”. Kalimi i punimeve online u kundërshtua nga opozita si anti-ligjor dhe tentativë për shuar zërin opozitar.

Mbledhjet e komisioneve parlamentare nëpërmjet aplikacionit  Zoom u përdoren për herë të parë në vitin 2020 pasi qeveria shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore për shkak të pandemisë së COVID-19. Socialistët tentuan ta vijonin praktikën edhe në sesionin parlamentar në vitin 2021, por pas kundërshtimit të opozitës u tërhoqën.

Sipas procesverbalit të zbardhur të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve më 1 nëntor, të siguruar nga BIRN nëpërmjet një kërkese për të drejtë informimi, në këtë mbledhje nuk rezulton që të jetë propozuar, diskutuar apo miratuar një vendim që do të ndryshonte katërcipërisht mënyrën e funksionimit të Kuvendit në 2 muajt e ardhshëm.

Në zbardhjen fjalë për fjalë të diskutimeve në procesverbalin e mbledhjes së 1 nëntorit, kuptohet që përfaqësuesit e mazhorancës ishin të shqetësuar për situatën ku komisionet nuk po arrinin dot të bënin mbledhje normale. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e quajti situatën “një kurth”.

“Të shpëtojnë sa më shpejt nga ky kurth, dhe neve do të na kenë këtu, si në Konferencën e Kryetarëve, ashtu edhe si shumicë, të gatshëm për t’u përgjigjur në lidhje me të gjitha detyrat dhe kërkesat e tyre kushtetuese,” citohet Spiropali në transkriptin e mbledhjes.

Nga procesverbali kuptohet që në fund të mbledhjes është miratuar draft-kalendari i punimeve të Kuvendit për periudhën 6-24 nëntor 2023 dhe draft-kalendari i diskutimit për buxhetin e ri, por asnjë dokument për zhvillimin e mbledhjeve online.

I vetmi deputet i opozitës në mbledhje, Dashamir Shehi, kërkoi nga mazhoranca që të reflektojë dhe t’i japë hapësirë opozitës në jetën parlamentare referuar kërkesave për hetimin parlamentar.

“Në qoftë se ju shumicën që keni sot do ta përdorni si çomangë për të goditur çdo gjë që sipas ideve tuaja ju duket e gabuar, unë them se keni zgjedhur rrugën e keqe brenda fushës së parlamentarizmit,” citohet t’u drejtohet ai kolegëve socialistë.

Të martën, drejtoresha juridike e Kuvendit, Merita Qato i dërgoi BIRN me foto në aplikacionin Whatsapp një dokument me titullin “aneks-procesverbali”, një gjë e pazakontë për dokumentet të tilla, ku thuhej se propozimi dhe miratimi i vendimit për të kaluar mbledhjet online u bë në mungesë të regjistrimit audio – video.

Sipas këtij dokumenti, propozimi ishte bërë nga deputetët Arben Pëllumbi dhe Eduard Shalsi dhe kishte gjetur mbështetjen e gjithë anëtarëve të pranishëm në mbledhje.

“Ky aneks procesverbal mbahet për arsye se propozimi, diskutimi dhe miratimi I kërkesës së deputetëve u zhvillua në mungesë të regjistrimit audi – video”- shkruhet në fund të tij dhe firmosur nga Lindita Nikolla, Ermonela Felaj,  Elisa Spiropali, Bledi Çuçi,  Klotilda Bushka, Mimi Kodheli, Eduard Shalsi, Arben Pëllumbi dhe Nasip Naço.

Dokumenti duket i shkruar me nxitim, me gabime ortografike dhe pjesërisht me ‘e’ në vend të ‘ë’ dhe emrat e deputetëve me shkurtime, ndryshe nga procesverbali i plotë që koordinatori për informim vuri në dispozicion të premten.

Qato nuk qe në gjendje të japë përgjigje se pse ky dokument nuk ishte bashkëngjitur procesverbalit të plotë të mbledhjes të nisur po nga Kuvendi dhe se pse në procesverbal nuk reflektohej ekzistenca e një aneksi. Ndërkohë ajo pretendoi se deputeti Dashamir Shehi nuk e ka emrin në aneks sepse u largua nga mbledhja dhe nuk ishte në momentin që u mor vendimi për mbledhjet online.

Shehi tha se iku nga mbledhja pasi u miratua kalendari 3-javor i punimeve, moment që përkon dhe me mbylljen e mbledhjes në transkriptin e procesverbalit.

“Por mund ta kenë bërë më vonë, një vendim formal, mund ta bëjnë në çdo kohë,” sugjeroi ai, duke shtuar se, -“po i bëjnë formalisht në sallë të seancave plenare, jo më aty që janë 7 veta”.

/Reporter.al/

Etiketa: komisionet hetimorePD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Menaxhim katastrofë i zjarreve”, Salianji: Rama flet me përçmim për shqiptarët e Kosovës e Maqedonisë

21:57 : 04/09/2025
AKTUALITET

Kolegji Zgjedhor rrëzon PD, njeh zgjedhjet parlamentare të 11 majit

18:20 : 04/09/2025
AKTUALITET

Koka përplaset me Dash Sulën: Thoni se PD është e poshtër kur s’bëheni deputetë!

22:27 : 03/09/2025
AKTUALITET

PD kundërshton certifikimin e rezultatit të 11 majit, Kolegji Zgjedhor cakton relatoren

11:54 : 02/09/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Alimehmeti: U krijuan pakënaqësi nga primaret në PD dhe përfaqësimet që u dhamë aleatëve

09:45 : 02/09/2025
AKTUALITET

Andi Mustafaj heq dorë nga drejtimi i Departamentit “Brain Gain” në PD

22:35 : 01/09/2025
Para

Manchester City mund të transferojë yllin e Bayernit

TË GJITHA

Ilaçet, dieta dhe IA: Gjetjet e reja, ‘ndryshuese të lojës’ në trajtimin e sëmundjeve të zemrës

22:16 : 05/09/2025

Persona me dosje kriminale në mbrojtje të zyrave të partisë së Vuçiçit

22:04 : 05/09/2025

BE ndëshkoi Google me gjobë, Trump: Sulmet ndaj kompanive amerikane nuk i toleroj

22:03 : 05/09/2025

Zelensky zhvillon takim me kryeministrin sllovak, në fokus çështjet e luftës dhe energjisë

21:57 : 05/09/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Zvicra i shënon katër gola Kosovës në pjesën e parë

21:42 : 05/09/2025

Meloni në telashe për emigrantët, gjyqtarët miratojnë masa të rrepta ndaj kampeve në Shqipëri

21:36 : 05/09/2025

Të shtëna me ar*ë zjarri në Kukës, sherri nisi për një vend parkimi

21:21 : 05/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com