• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Mali i Zi në ngërçin politik mes forcave pro-evropiane dhe atyre të botës serbe

19:24 : 23/12/2023
në BOTA, RAJONI

Mali i Zi vazhdon të jetë në një ngërç politik mes forcave politike që mbështesin proceset euroatlantike dhe të atyre proserbe dhe pro-ruse që janë kundër integrimit të Malit të Zi në Bashkimin Europian.

Fitorja e Partisë Progresive Serbe të Aleksandar Vuçiç në zgjedhjet parlamentare në Serbi, sipas analistëve politikë, i nxitë edhe më shumë ithtarët e botës serbe që me çdo mjet të luftojnë kundër interesit shtetëror të Malit të Zi dhe në favor të interesave serbe.

Analisti i njohur malazez, Andrej Nikolaidis vë në dukje se “Vuçiç me disa zyrtarë serbë në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Malin e Zi, të cilët morën pjesë në shtabin zgjedhor të tij, paraqet botën serbe që ka për qëllim zgjerimin e Serbisë në rajon”.

Opozita malazeze në seancën e fundit të parlamentit kritikoj ashpër paraqitjen e kryetarit të parlamentit të Malit të Zi, Andrija Mandiç, i në shtabin zgjedhor të Vuçiqit në Beograd duke festuar fitoren e Partisë Progresive Serbe. Me këtë veprim Mandiç haptazi tregoj pretendimet hegjemoniste në rajon”, tha opozita.

Mandiq është udhëheqës i Demokracisë së Re Serbe – anëtare e Frontit Demokratik pro-serb dhe pro-rus, i cili së fundi është riemëruar si koalicioni “Për të Ardhmen e Malit të Zi.”

Lexo edhe:

Vuçiç përballë krizës më të madhe: Arrestime në radhët e partisë, protesta dhe përçarje në pushtet

Ura mbi Bunë që do lidhte Velipojën me Ulqinin hiqet nga lista e projekteve me rëndësi kombëtare

Mandiq çdo herë ka përsëritur që prioritete të politikës së jashtme të partisë së tij janë heqja e sanksioneve kundër Rusisë dhe tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Partia e tij po ashtu është kundërshtare e anëtarësisë së Malit të Zi në NATO.

Uashingtoni dhe Bashkimi Europian janë shprehur shumë të shqetësuar për përfshirjen e partive dhe liderëve qe kundërshtojnë vlerat euroatlantike.”

Edhe regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi, i cili është duke u mbajtur në Malin e Zi, sipas analistëve, është shndërruar në një çështje politike mes grupimeve më të mëdha politike pro-malazeze dhe pro-serbe. Analistët theksojnë se regjistrimi i popullsisë mund të ndryshojë strukturën kombëtare të popullsisë në Malin e Zi.

Ky dyshim u shtua edhe më shumë pasi prokuroria malazeze njoftoi se ka nisur një hetim pasi Autoriteti i Statistikave të Malit të Zi, konfirmoi se 16 nga regjistruesit e tij dhe një instruktor u përjashtuan nga fushata e regjistrimit të popullsisë.

Zyrtarët thanë se individët në fjalë dyshohet se kishin përdorur në terren stilolapsa, boja e të cilëve mund të fshihej dhe disa u zbuluan se kishin kopje të ndryshme nga ato origjinale. Përfaqësuesit e partive politike opozitare në Malin e Zi kërkuan zhvillimin e hetimeve për të gjetur nëse shkeljet ishin të organizuara.

Ata kanë kërkuar një kontroll të të dhënave të mbledhura nga regjistruesit e përjashtuar, përpara se ato të futen në regjistrin përfundimtar. Edhe në raportin e Komisionit Evropian u paralajmërua se regjistrimi i popullsisë dhe banesave kërkon menaxhim të kujdesshëm nga autoritetet, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje të ndjeshme që lidhen me etninë, fenë dhe gjuhën.

Të enjten kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç qëndroi në Bruksel ku prezantoi planin e punës së qeverisë për vitin e ardhshëm dhe theksoi se është i bindur se Mali i Zi do të ketë sukses në arritjen e rezultateve nga agjenda evropiane.

“Mali i Zi dëshiron të jetë një anëtar i dëshirueshëm i Bashkimit Evropian, duke kontribuar në të gjitha nivelet. Jemi të sigurt se i kemi të gjitha parakushtet që kjo të ndodhë”, tha kryeministri Spajiq.

Mirëpo në raportin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në Bruksel me 12 dhjetor u theksua nevoja e konsensusit politik në përmbushjen e detyrimeve reformuese.

“Mali i Zi duhet të ripërqendrojë pa vonesë përpjekjet e tij në përmbushjen e standardeve të përkohshme të kapitujve 23 dhe 24 mbi sundimin e ligjit. Asnjë kapitull tjetër nuk do të mbyllet përkohësisht përpara se të arrihet ky moment historik”, u tha me këtë rast në Bashkimin Evropian./VOA

Etiketa: forcave pro-evropianemali i zingërçin politikserbeVucic

Lajme të lidhura

RAJONI

Vuçiç përballë krizës më të madhe: Arrestime në radhët e partisë, protesta dhe përçarje në pushtet

10:08 : 07/08/2025
AKTUALITET

Ura mbi Bunë që do lidhte Velipojën me Ulqinin hiqet nga lista e projekteve me rëndësi kombëtare

22:50 : 06/08/2025
BOTA

VIDEO/ Ministri serb pëson goditje në tru gjatë transmetimit “live”, është në gjendje të rëndë

16:33 : 05/08/2025
RAJONI

Macron dhe Vuçiç diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi dhe situatën në Bosnje-Hercegovinë

09:42 : 04/08/2025
RAJONI

Analiza e REL: Islanda, Mali i Zi apo Shqipëria, cili shtet anëtarësohet i pari në BE?

19:50 : 02/08/2025
RAJONI

Dënimi i Dodik, Vuçiç: Serbia s’ka qenë në situatë kaq të vështirë që nga viti 2008

19:50 : 01/08/2025
Para

VIDEO/ Gol spektakolar i Arbnor Mujës, sulmuesi kuqezi kalon në avantazh Antwerp-in

TË GJITHA

SPAK operacion antidrogë në disa qytete, lëshohen 11 masa sigurie

12:39 : 08/08/2025

Kishte mbjellë drogë në oborr, arrestohet një person në Lazarat

12:34 : 08/08/2025

Bardhi publikon sërish video nga zgjedhjet: Ja si një patronazhiste e PS prish sistemin e videomonitorimit

12:26 : 08/08/2025

E rëndë në Korçë! 30-vjeçarja denoncon në polici vjehrrin e saj për përdhunim

12:25 : 08/08/2025

Shqiptarët të zhytur në varfëri! Çmimet e larta të ushqimeve përshpejtojnë inflacionin

12:24 : 08/08/2025

Aksident i shumëfishtë në Lushnjë-Fier, radhë kilometrike tek ‘Pushimi i shoferit’

12:10 : 08/08/2025

Shqipëria me çmimet më të larta në Europë për pajisjet shtëpiake, 45% mbi mesataren e BE-së

11:55 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com